Soni&Flori kërcejnë bashkë

February 4, 2009 · Print This Article

Eh, sa është folur për ta. Janë miq shumë të mirë dhe kjo marrëdhënie po funksionon për së mbari që pas ndarjes së tyre disa kohë më parë. Në fakt miqësia mes tyre ka nisur që përpara se të lindte ndjenja, mes kolegësh ku kafet nisën të frekuentoheshin më shpesh apo prania e të dyve bashkë të gjendur në aktivitete të ndryshme. Ja tek po sjellim tek ju disa foto ekskluzive të realizuara vetëm pak ditë më parë, në një festë të zhvilluar tek ‘Lollipop’ në Tiranë. Soni Malaj dhe Flori duke kërcyer bashkë, në praninë edhe të miqve të tjerë, kolegë në stafin e NRG. Qeshin shumë bashkë, këmbejne batuta, ngacmojnë njëri-tjetrit në mënyrë dashamirëse. Sikurse e shihni edhe nga këto imazhe, janë vërtetë të lumtur dhe të kënaqur të gjithë bashkë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Pas një jave plot punë dhe stres të përditshëm, vjen edhe fundjava në të cilën rezervojnë herë-herë pak çaste relaksi, edhe këtu duke dëfryer në grup.

Comments

Got something to say?