Ermal Fejzullahu: Baba
Familjes Fejzullahu i është shtuar edhe një anëtar tjetër pak ditë më parë. Në këtë familje solli gëzim të madh
djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortes së tij Arianës, të cilët u martuan në fund të muajit tetor. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga një i afërm i bashkëshortes së Ermalit, ndërsa mësohet se djali është pagëzuar me emrin Art, emër te cilin e mori nga gjyshi i tij. I pyetur nga “Panorama” Sabriu, thotë se është shumë i lumtur që Zoti i solli dhuratën më të mirë në jetë. Ariana është kuruar në spitalin privat “Lindja” ku ka pasur trajtim të veçantë. Bebja ka ardhur në jetë në orët e vona të mesnatës me lindje normale dhe peshë 2,5 kg.
Ermali ka pasur lejën e mjekëve për t’i qëndruar pranë bashkëshortes gjatë lindjes. Si duket ka qenë pikërisht shtatzania e Arianës ajo që ka bërë të përshpejtohet martesa. Martesa e tyre u pat cilësuar si njëra ndër martesat më të mëdha të fund vitit 2008. Ceremonia u mundua të mbetet pak sekrete dhe jashtë vëmendjes së mediave, por duke marrë parasysh që kishte të bënte me martesën e njërit prej këngëtarëve më të pëlqyer të momentit, asesi nuk mund të ishte jashtë vëmendjes. Kështu një pjesë e mediave me anë të gazetarëve të tyre edhe miq të familjes Fejzullahu, arritën të jenë prezent. Sipas disa burimeve anonime mësohet se fëmijën do ta pagëzojë gjyshi i tij, përkatësisht këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu. Ermali menjëherë pas martesës pat filluar një punë intensive, me koncerte nëpër Kosovë e në diasporë. Ai ka paralajmëruar se në vitit 2009 do të jetë shumë më aktiv në skenë. Ermali është 20 vjeç dhe të gjithë fansat e tij u çuditën kur ai mori vendimin që të martohej që 19 vjeç. Tani që ai është bërë baba padyshim që çudia është edhe më e madhe. Gjithsesi ne i urojmë Ermalit dhe Arianës jetë të gjatë anëtarit më të ri të familjes së tyre.
uirme ermal me gjith qejf jet te gjat e te lumtur
hert bre baba mu boo po neise …:p:d
o qikjo mesida u hi me shit man po sja hajim na ato pershesha me kos.bjordi edhe adelajda me te miret
urime ermal