Bleona Qerreti - Një herë karriera, pastaj amësia
February 5, 2009 · Print This Article
Këngëtarja Bleona Qerreti edhe pse tanimë është e martuar, nuk mendon që së shpejti të bëhet nënë. Arsyeja përse nuk e dëshiron që tani për tani të sjellë në jetë një bebe, është për shkak të angazhimeve të mëdha që i ka në karrierë. “Ta them të drejtën, amësia është një plan pak i largët, pasi në trurin tim ka hyrë keq emri Holliwood. Tani për tani, nuk mund të planifikoj të bëhem nënë”, shprehet ajo për “Kosova Sot”. Pjesën dërmuese të kohës ajo thotë se e kalon në studio në Amerikë, kështu që edhe me bashkëshortin Ganiun qëndron shumë pak kohë.
“Ganiu më bën më shumë lëshime dhe e kupton që unë nuk shpenzoj shumë kohë me të në shtëpi për shkak të karrierës sime.
Por, edhe pse nuk mund të qëndrojmë shumë kohë bashkë, dashuria jonë vazhdon të jetë e fortë, si gjithnjë. Zakonisht, largësia që kemi na e bën lidhjen më të freskët, se gjithmonë që shihemi kemi mall për njëri - tjetrin”, thotë ajo. Martesa nuk ka ndryshuar shumë te Bleona, ndonëse thotë se e ka bërë më të përgjegjshme për jetën dhe çdo minutë që e ka të lirë mundohet ta kalojë me Ganiun. Blona ka shumë përkrahje nga bashkëshorti, i cili nuk e pengon për asgjë, dhe për këtë ajo ndjehet shumë e lumtur. “Nga Ganiu kam shumë përkrahje. Ndihmesa më e madhe është që nuk është xheloz dhe që më kupton që unë më duhet të kaloj gjysmën e jetës nëpër avionë. Kjo është ndihmesa më e madhe, sepse nuk më pengon për asgjë”, thekson ajo. Bleona shpreson që këtë harmoni në jetën bashkëshortore ta ketë gjithnjë dhe të korrë edhe më shumë suksese në karrierën e saj muzikore.




Comments
Got something to say?