Big Brother Albania:Erjola e ‘Big Brother’: Prindërit nuk më flasin më me gojë
March 2, 2009 · Print This Article
Është e para që doli nga shtëpia e Big Brother-it dhe për këtë është e mërzitur. Pas shkëputjes katërmujore nga bashkëshorti, befasoi prindërit duke e takuar atë publikisht në televizion. Erjola Jolldashi, 25-vjeçarja nga Elbasani, pas daljes nga BB-ja, u ka bërë si dhuratë prindërve të saj, “zhgënjimin”. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata kanë qenë kundra lidhjes së vajzës së tyre me burrin e saj, edhe pse ajo kishte një vajzë me të. Ata kanë pritur që ajo të deklaronte divorcin, po jo, ndodhi e kundërta! Ajo pohoi së nuk do të ndahej më asnjëherë me të. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ajo ka rrëfyer gjithçka; njohjen e partnerin, lidhjen e tyre kundra të gjithëve dhe futjen në BB, me shpresën për t’u hapur mundësitë për punë. Po prindërit… “nuk e prisja këtë prej teje”, kjo është fjala që i ati i ka thënë Erjolës, pas daljes nga shtëpia dhe, që nga ajo mbrëmje, ata nuk kanë folur më bashkë. Erjola pohon së ka zgjedhur atë çfarë i thoshte zemra, për të tjerat… shpreson që gjërat të rregullohen, duke u lënë kohë prindërve që ta kuptojnë veprimin e saj
Erjola, për dy javë qëndrove e mbyllur në një shtëpi me 13 banorë të tjerë. Si ndihesh tani që je jashtë?
Ndihem shumë mirë. Të gjithë më njohin, më përshëndesin dhe jam e lumtur që kam lënë përshtypje pozitive nga qëndrimin im në shtëpi, edhe pse jam shumë e mërzitur që kam dalë. Nuk doja të dilja dhe nuk e prisja. Kisha gjëra të tjera për të shfaqur nga vetja ime, por kaq ishte.
Pse vendose të marrësh pjesë në Big Brother?
Faktikisht, kisha dëshirë të merrja pjesë që Big Brother-in e vjetshëm, por ishin rrethanat të atilla që duhet të jetoja në Kuçovë, kisha një punë që, normalisht, nuk e vazhdojë më. Këtë vit, duke menduar që do të jetoj në Tiranë, duke menduar që Tirana është e vështirë, një nga shkaqet ishte mundësia që të jep BB-ja, për të m’u hapur dyert nga ana profesionale. Pastaj mendova edhe faktin tjetër, që kam një vajzë. Figura e nënës lidhet ngushtë me fëmijën dhe është e pandarë, ishte edhe një sakrificë për të. Nuk kisha baza fikse dhe të sigurta për të ardhmen, por duke u hyrë në këtë reality show dhe duke zgjatur sa më shumë pjesëmarrja ime në të, do të kisha mundësinë që me hapjen e dyerve, t’i siguroja edhe një të ardhme vajzës sime. Plus që ishte edhe një ëndërr, që do të doja të bëhej realitet, fakti që do të bëhesha edhe unë protagoniste, të ndihesha për pak momente e famshme. Megjithëse, kjo është një famë që, në qoftë se je i aftë, e mban, në të kundërt, mund ta lësh në hije, është në dorën time për gjithçka. Dëshira ime më madhe ishte të hyj, të marrë pjesë, për të ndryshuar të ardhmen time.
Nuk është se ishin shumë dakord. Kur i thashë babit, e zbukurova ca, i thashë që shkova në Top Channel, për një intervistë për në Big Brother dhe babi që më tha: “Urdhëro”! Nuk është për ne. I thashë që do e provoj. Mund të duket absurde, por të shtunën fillonte spektakli, unë ditën e enjte kam marrë konfirmimin. Pastaj, kur morra konfirmimin, ka qenë goxha gëzim i madh.
Futja juaj në shtëpinë e Big Brother-it, u shoqërua me një histori tuajën jetësore. U tha se ju ishit ndarë nga bashkëshorti juaj?
Ishte një keqinterpretim i fjalës divorc. Në ato momente, ne ishim në një periudhë pauze me njëri-tjetrin. Unë nuk kam qenë asnjëherë e divorcuar nga partneri im. Ne ishim larguar me vetëdashje nga njëri-tjetri, për të parë nëse do të rezistonim dhe të kthjellonim mendjen. Unë asnjëherë nuk jam divorcuar zyrtarisht dhe pastaj ricelebruar zyrtarisht. Ndërkohë, ne komunikonim bashkë, sepse vajza ishte me mua. Sado që kemi qenë në periudhë reflektimi, njëri -tjetrit i flisnim për çfarë na ndodhnin. Pra, ishte një largim dhe jo mosbashkëbisedim. Kur i kam thënë Gentit për këtë iniciativë që unë po merrja, me tha: “Dëgjo, nuk është për ne, nuk është për ty, e di që do të mbetesh shumë keq’. I thashë dua të më jepen mundësitë për në Tiranë. Sigurisht që e pranoi mendimin tim, por më tha, mos u dëshpëro, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç mendon ti. Ne kemi pasur një gjë të mirë; çfarëdo lloj problemi apo dëshirë që kishim, e thoshim hapur me njëri-tjetrin.
Ju jeni martuar me një person, që familja juaj nuk e ka dashur asnjëherë, apo jo?
Po, familja ime nuk ka qenë asnjëherë dakord, por nuk ma ka imponuar. Më kanë thënë që, ne nuk e duam atë, por ti bëj çfarë të duash. Familja ime mbeti keq atë natë dhe sidomos babi. Unë e deklaroj dhe e them që unë ende nuk flas me prindërit, se nuk duan ata që të flasim me mua. Është një moment që unë e kam lenë, që edhe ai të qetësohet dhe të arrijë e të bisedojë më të.
Pse, sipas jush, babai juaj mbajti atë qëndrim?
Im atë është person i njohur në Elbasan, dhe fakti që tre muaj unë kisha qëndruar në familjen time tek prindërit e mi, unë isha drejt vendosjes, drejt marrjes së vendimit, që do të bëja divorcin. BB-ja ka patur një rol vendimtar, që unë mos ta marr këtë vendim.
Çfarë e mban të fortë lidhjen tuaj?
Ndjenja që na bashkon ne të dyve është shumë e fortë. Por, mbas shumë-shumë kohëve, mendova se në ato momente, prindërit e mi kishin të drejtë, se nuk po shihja të ardhme për ne të dy. Ajo që unë pretendoja, ishte e ardhmja jonë, familja, larg Kuçovës, larg Elbasanit, që ne të jetonim të lumtur. Por, unë po kërkoja lumturinë dhe nuk e kisha gjetur. Kishim gjithmonë probleme të ndryshme, ekonomike. Unë isha drejt marrjes së këtij vendimi, se edhe familja, në një farë mënyre, po ndikonte, duke më thënë se kjo është më e mira që mund të bësh. Prandaj, dhe im atë pati atë reagim. Ai nuk e priste, im atë priste divorcin atë natë. Ai priste që unë të thosha, jo, dua ndarjen, kjo është e vërteta. Rrëfimi që unë bërë para se të takoj partnerin tim, ishte ajo që tronditi më shumë babin. Normalisht, unë familjes sime ia dija dhe ia di shumë për faleminderit, sepse ata po më mbanin ekonomikisht. Është e vërtetë që unë, dy ditë para se të hyja në shtëpi, jam takuar me Gentin dhe ai më dha shumë kurajë. Kemi vuajtur, kemi hequr shumë peripeci, por e di që do ia dalësh. Kjo ishte diçka që prindërit e mi nuk e prisnin. Në një farë mënyre, unë nuk doja t’ia bëj dhuratë familjes sime atë gjë. Për babin tim, ishte zhgënjim i dyfishtë, dalja ime dhe ajo çka ndodhi mes meje dhe Gentit.
Çfarë të thanë prindërit në momentin që dole?
Në një moment, kur ka qenë pauzë reklamash, i jam afruar dhe im atë që më ka thënë: “Nuk e prisja prej teje, jam shumë i zhgënjyer që dole”. Mamaja që më tha; “Çfarë bëre”!?
Po në qoftë se ti nuk do të dilje, si mendon se do të rridhnin gjërat?
Nëse unë nuk do të dilja, babi im do e kishte më të lehtë. Sepse, ditë pas ditë dhe në rrëfim, do e shprehja dhe do i qartësoja shumë gjëra. Ai do e kuptonte dhe do ndikohej edhe nga njerëzit. Unë këtë kërkoja me gjithë mund. Prandaj, edhe unë doja të rezistoja, dhe këtë për shumë arsye, po njëra nga këto ishte që, vërtetë unë jam larg fëmijës tim, por dihet që është edhe një lidhje që, nëpërmjet hyrjes sime këtu, do të tregohet se sa e fortë do të dalë më pas.
Si jeni njohur ju me bashkëshortin tuaj?
Është një histori paksa e gjatë. Historia jonë ka nisur para 7 vjetësh. Kishim edhe lidhje, sepse xhaxhai im është martuar me hallën e partnerit tim. Dhe nëse ne shkonim në një gëzim familjar, unë shkoja tek xhaxhai, ai vinte tek halla dhe kështu jemi njohur. Normalisht, nuk kishim se si të njiheshim ndryshe, ai është nga Kuçova, unë nga Elbasani, ai ka jetuar në Greqi, unë në Shqipëri.
Përse familja jote nuk ka qenë vazhdimisht dakord me këtë lidhje?
Unë jam pika e dobët e prindërve të mi. Një fëmijë i dedikuar librave, mësimeve, shumë e mirë në shkollë, shumë e mirë në çdo aspekt. Ndërkohë, partneri im nuk e kishte këtë formim. Nga ky disnivel, prindërit e mi thoshin që nuk ke pse vuan dhe sakrifikon, kur ti ke mundësi që, nëpërmjet bagazhit tënd, mund të shkosh shumë më lart dhe nuk mund ta mbyllësh jetën në këtë lloj forme. Ky person mund të pengojë në shumë aspekte. E vërteta është se nuk ka qenë kështu, plus pastaj, dihet se si janë fjalët lart e poshtë në qytetet e vogla.
Je martuar me ceremoni, keni bërë festë?
Jo, unë kam fobi ndaj dasmave, jam dhe shumë supersticioze. Eveniment martesor nuk kam bërë, por kam bërë celebrim. Në ato momente, unë isha shtatzënë, duhet të pajisesha me dokumente. Kjo ka ndodhur para katër vjetësh, pasi unë jam partizane e bashkëjetesës.
E prisje që Genti të vinte atë natë në Big Brother?
Jo, nuk e prisja. Unë e njoh tipin e tij dhe ishte maksimumi që mund të bënte. Nuk mund ta imagjinosh se pjesa më e madhe e shoqërisë së tij, në ato momente, para se ai të vinte në studio, kanë ndikuar që ai të mos vinte të më takonte. “Mos shko, se është një emision që shikohet nga të gjithë, pastaj, pse do të ulësh ti hundën para asaj. Ku është parë që burri të rrijë në shtëpi dhe gruaja në BB”. Përshtypje shumë të madhe i ka bërë fakti që unë i kam puthur duart. Ka qenë një gjest, për të cilin më ka pyetur atë natë. Nga kjo unë kuptova se çfarë ka menduar ai deri tani për mua dhe faktin pse ne kemi pasur gjithë këto probleme si çift. Dhe gjithmonë tek ai ka mbizotëruar ndjenja e inferioritetit. E ka ushqyer ndjenja sikur unë isha superiore, dhe kjo ka shërbyer si një pjesë e shkatërrimit të marrëdhënies sonë në çift. Nga ana tjetër, në fisin e tij, nuk është menduar kurrë që një femër të thotë atë që mendon dhe në një moment të mundohet të bëhet “lider”.
Për banorët…
Si i shikon banorët tani nga jashtë, dhe, sipas jush, kush është më pretendent?
Tani, kur i shoh, më duken shumë të lëkundur dhe kur marrin një pozicion një ditë, ditën tjetër i shikon ndryshe. Unë jam habitur me transformimin e Aidës. Një femër e fortë, që thoshte opinionin e vet, tani e shoh shumë të qetë, ulet, bisedon në mënyrë shumë të qetë me Adelajdën, duke parë se çfarë ka thënë dhe çfarë ka menduar. Nuk mund të flas për më të fortin, por për më favoritin dhe, për mua, i tillë është Bjordi. Sepse, me mënyrën e tij të të bërit të gjërave, e ka bërë simpatik. Naiviteti që ai ka, pëlqehet, njerëzit e vlerësojnë. Bjordi nuk kontribuonte në të gjitha gjerat në shtëpi, flinte shumë gjumë, pasiv, mendohej. Ambienti i tij është, që, nga mëngjesi deri në darkë, të lëvizë nga do. Askush nuk do ta dijë se çfarë mendon tjetri në atë shtëpi.
Me Adelajdën si i keni pasur marrëdhëniet, e njihni historinë e jetës së saj?
Ajo ka një histori që ne nuk e dinim, dhe ditën e 14 shkurtit, kur ka dalë duke qarë nga dhoma e rrëfimit, na ka thënë që më erdhi një surprizë jo e këndshme dhe vetëm kaq. Unë kam marrë vesh fakte shumë tronditëse kur kam dalë dhe më ka ardhur shumë keq. Ajo, me mimikën e saj, na bënte në të tjerëve të nevrikoseshim dhe t’i drejtoheshim asaj. Unë e kam thënë që në fillim se afria ime me zyshën (Aelajdën) është zero dhe njëra-tjetrës ia kemi deklaruar; nuk më duron, nuk të duroj, ti në rrugën tënde, unë në të timen. Çfarëdolloj fakti mund të thotë ajo për jetën e saj personale, unë nuk e besoj. Është femra më e pamëshirshme, egoiste 100 për qind, sepse luan me ndjenjën e njerëzve
Do ketë ndonjë lidhje dashurie në atë shtëpi?
Unë mendoj se aty me tepër luhet me ndjenjat e secilit, se sa të flirtohet dhe të bëhet një lidhje. Nga secili prej atyre që jetojnë me prindër, është marrë këshilla; “Mos bëj si Noçja”. Po për mua, Zhuljeta është femra provokuese dhe që kërkon të fusë sherrin, egoistja, në krahasim me lidhjet. Ato që janë aty, kërkojnë vëmendje, por nuk kërkojnë lidhje. Për shembull, Mimoza me Bjordin. Bjordi edhe mund të ketë filluar ta simpatizojë, por Moza luan dhe është e ndërgjegjshme që luan. Mimoza ka lexuar dhe shumë revista, ku është bindur se imazhi luan rol kryesor dhe është e bindur se me këtë fiton pikë.




Comments
Got something to say?