Ola dhe Ilda Perjashtohen
April 28, 2008 · Print This Article
Mardiola dhe Ilda janë përjashtuar dje nga shtëpia e madhe e “Big Brother” për thyerje të rregullores. Pas një debati të dhunshëm midis dy vajzave gjatë drekës, “Big Brother” vendosi që të mos toleronte më asnjë sjellje që bie në kundërshtim me rregullat e vendosura prej tij në shtëpi. “BIG BROTHER ka ndjekur me vëmendje situatën e pahijshme të krijuar nga debati i dhunshëm midis Mardiolës dhe Ildës ndaj vendosi: Të largojë nga shtëpia e ‘Big Brother‘ dy banoret Mardiolën dhe Ildën, të cilat kanë thyer rëndë rregulloren. Gjithashtu, në zbatim të rregullores, ju njoftojmë se për këtë javë, anulohet procesi i votimit të të kandiduarve”, thuhet në vendimin që “Big Brother” u komunikoi banorëve.
Dy vajzat ishin banoret më të reja të shtëpisë së “Big Brother”, dhe Mardiola, këtë javë, ishte dhe një prej banoreve të nominuara.
Pas sherrit me Julindën, kur kjo e fundit i përmendi Mardiolës faktin se ajo ishte martuar shumë e vogël dhe nuk i afrohej përvojave të saj, incidenti dje me Ildën ishte i dyti për vajzën nga Vlora.
Romina i shpreh dashurinë Olsit
Natë. Poli me Ildën shtrihen bashkë edhe kanë një diskutim, gjatë së cilit Ilda i thotë Polit se po e ruan të mos e turpërojë ‘në transmetim live‘. Poli bëhet gjithashtu tendencioz dhe ata të dy luajnë me anë të ngacmimeve joshëse. Ata të dy përqafohen dhe rrotullohen në krevat, duke u thumbuar. Ilda i thotë Polit se ai asnjëherë nuk ia thotë gjënë e mirë, por i vë në dukje vetëm defektet, por gjithçka ia thotë me ëmbëlsi. (Nëse kujtohemi, këtë sjellje Poli e kishte edhe me Inën.) E në fakt, edhe Ilda në krevat me Polin mërzitet. Ajo i thotë se nuk është mësuar me tipin ‘frikacak‘ të Polit.
Olsi ndodhet në dhomë me Astritin e Rominën dhe bëhet pak ngatërrestar, duke u ankuar për rrëmujën që shkaktojnë femrat. Mirëpo ç‘ndodh? Romina, në këto momente i thotë se ka diçka serioze për t‘i thënë dhe pasi i tregon se ka folur me Noçen (me sa duket Najada nuk ruan asnjë ndjenjë dashurie për Olsin) Romina ka vendosur t‘i shprehë Olsit dashurinë e saj.
Olsi vazhdon të prekë këmbët e veta, sikur po rregullon aty diçka, ndërsa dëgjon Rominën. Në fund i thotë se ai e respekton mendimin e saj edhe se do të mundohet që t‘ia bëjë sa më të lehtë. Olsi tregohet tepër mosbesues dhe indiferent dhe Romina këmbëngul se meqë ai është në nominim dhe s‘i dihet sesi shkojnë gjërat, ajo po ia thotë që tani. Olsi i thotë se nëse e do ta pyesë nesër nëse ajo e ka seriozisht ose jo.
Olsi shkon në dhomë te Najada dhe Çimi edhe i tregon për sa ndodhi me Rominën. Olsi thotë se tani u bë për cigare, edhe nëse ndonjëri nga ata do ta shoqërojë jashtë. Olsi dyshon te Romina dhe e shpreh, por pa e tepruar në reagim. Të tjerët duken mjaft të çuditur nga kjo histori. Pasi del Olsi, Najada i tregon Çimit dhe Titit, se i ka thënë Rominës, që për të Olsi është vetëm një argëtim. Najada u tregon gjithashtu se dje Romina i kishte thënë se do t‘i shprehte Olsit dashurinë dhe Najada e kishte mbështetur, madje i kishte sugjeruar edhe çfarë t‘i thoshte konkretisht. Najada, Çimit dhe Titit u thotë se Romina seriozisht e do Olsin.
Shkëlqimi thotë se Olsi ka bërë një lojë me Rominën, që i ka përfshirë të gjithë, në sulmet kundra saj. Çimi mendon se Romina ndien seriozisht për Olsin.
Olsi del jashtë dhe përsëri takon Rominën. Ajo këmbëngul me historinë që i nisi më përpara, lidhur me faktin që ajo e dashuron. Romina i thotë gjithashtu se arsyeja pse ajo i ka toleruar shakatë e rënda të Olsit ka qenë pikërisht ndjenja e saj. Olsi nuk thotë që i beson, por i argumenton asaj sjelljen e tij gjatë kësaj kohës dhe se çfarë mendimi ka ai për Rominën.
Më vonë, në kopsht dalin edhe Najada me Çimin.
Olsi është duke folur për Lusikën, duke thënë se i vetmi person që do t‘i dedikohej plotësisht është ajo dhe vetëm ajo, që i ka dhënë aq shumë në momentet e errëta. Ai tregon se kur e ka parë brenda shtëpisë së B.B aq të mërzitur është ndier shumë keq.
Olsi ikën për gjumë dhe Najada me Rominën ngelin vetëm. Shpejt e shpejt Romina i tregon se çfarë i tha Olsi lidhur me Lusikën dhe se ‘loja‘ e vogël kundra Olsit, po ecën mbarë për to.
Olsi sheh një ëndërr dhe ia thotë Najadës: Sikur ai ishte nën ujë edhe Najada mendonte se ai ishte mbytur, por në fakt ai po rrinte qëllimisht. Pastaj ai del nga uji edhe e nxjerr ujin nga goja si peshk, për t‘i treguar që ishte vetëm një lojë.
Juli me Titin flasin se Olsi ka shumë rrezik të dalë. Titi mendon kështu dhe ia shpreh Julindës, e cila nga ana tjetër ka hallin e nominimit të saj.
Julinda i thotë Titit se ka shumë mundësi ta ketë nominuar Olsi, se nuk ka kush tjetër. Ajo nuk dyshon të ketë qenë Çimi ose Ilda. Titi i tregon se nominimet e tij kanë qenë për të rejat, sepse janë futur shumë shpejt tek ata, sikur t‘i njihnin. Debatet e fundit, sipas tij, kanë qenë më të ngecur.
Çimi i thotë Polit se çfarë i ka thënë Najada mbrëmë, se nuk e do më Olsin dhe se natën vonë dolën bashkë me Rominën për të pirë cigare me Olsin.
Romina i tregon lojën për Olsin, Mardiolës. Ajo ia tregon fije për pe dhe Mardiola është shumë e interesuar, madje shton komente për gjëra që duhet t‘i thotë Romina. Romi i tregon se Olsi i mori shumë seriozisht gjërat që i tha ajo dhe Mardiola shastiset. Në një moment që hyn Olsi në dhomë, ato nisin e flasin për kremra dhe bëjnë sikur s‘e kanë mendjen tek ai. Pasi ikën ai, Mardiola i kërkon Rominës të vazhdojë thashethemin dhe Romina i tregon disa detaje që krijojnë variantin sikur Olsi i ka besuar verbërisht. Ola i thotë Romit se ajo është aktore për “Oskar”.
Romina i tregon se Shkëlqimi dhe Najada e dinë, por nuk u kanë thënë gjë të tjerëve, pasi merret vesh.
Najada flet me Mardiolën lidhur me Besën dhe Julindën, duke thënë plot histori me epitete jo të këndshme për situata që kanë ndodhur brenda shtëpisë.
Shkëlqimi i tregon Besës se çfarë po ndodh me Rominën dhe Olsin; ai i shpreh pikërisht atë që kërkon loja për të mos dalë zbuluar, sikur Romina seriozisht e do Olsin. Besa i thotë se nuk e kupton sesi mund ta lesh një person të të ofendojë edhe nga ana tjetër ta pëlqesh. Ajo i thotë se mua s‘do më pëlqente kjo gjë.
Ajo thotë se nëse dikush që e do, do të shtirej me të, atëherë ajo do të ndahej. Çimi qesh edhe i thotë se nuk është kaq e thjeshtë, kur do dikë janë një sërë gjërash që të pengojnë të marrësh vendime drastike. Besa i thotë e di këtë dhe se vështirësitë do të jenë gjithmonë, por se për sa ta duash dikë, çfarë ia vlen nëse ai ose ajo të lëndon. Ajo thotë se kur pikërisht një person i afërt, që e di se ku i dhemb më shumë dhe shkon e ngacmon aty, atëherë kjo miqësi nuk është e vërtetë. Shkëlqimi e sheh Besartën, sikur ka zbritur nga qielli.




Comments
Got something to say?