Arbri fiton Big Brother Albania

June 3, 2008 · Print This Article

“Faleminderit që u bëtë pjesë e BBA”. Eshtë kjo fjalia hapëse e Arbanës drejtuar publikut dhe banorëve, pikërisht përpara se t’i thotë Arbrit dhe Olsit se kush është fituesi i kësaj maratone 100 ditore dhe fituesi i cmimit prej 50 mijë eurosh.


I pyet të dy cunat sesi ndihen. Arbri thotë se ishte një sfidë e vërtetë dhe se ndihet i rritur tashmë. Olsi thotë se nuk e kishte menduar se do të ndihej kaq i emocionuar.

Vendimi i publikut është në duart e Arbanës. Para se të shpalli fituesin ajo u thotë se gjithsesi ata janë të dy fitues. Lexon vendimin e publikut: “Publiku nga shtëpia ka vendosur që i vetmi që prek ëndrrën për të qenë fituesi i edicionit të parë BBA dhe cmimit të madh prej 50 mijë euro është… Arbri.”

Ulërimat nga studioja oshëtijnë nëpër linjat e trasmetimit dhe në ekran shfaqet flamuri shqiptar me një fotografi të Arbrit ngjitur në të. Arbri rri i heshtur dhe me kokën e ulur. Ai thotë: Ia dedikoj këtë fitore të ndjerit Z. Dritan Hoxha që e bëri të mundur për mua këtë eksperiencë dhe të gjithë shqiptarëve”.

Olsi del nga shtëpia, ndërsa Arbri qëndron brenda, i vetëm.

Del Olsi

Olsi pritet nga brohoritje dhe ai ndoshta vërtet ndihet një hero në këto momente. Ai përqafohet me njerëzit që kanë ardhur për ta përshëndetur dhe është tepër i emocionuar për të folur me Enon, i cili e kupton dhe e shoqëron menjëherë në makinën që do ta cojë në studiot ku e presin gjithë të tjerët.

Arbri i vetëm

Ndërkohë Arbri është ulur dhe fërkon sytë. Arbana e ndërpret nga ky meditim dhe e pyet sesi ndihet. Ai i thotë se nuk e di ende nëse është e vërtetë… Gjen fjalët për të përshëndetur banorët që tashmë e kanë lënë shtëpinë. Për rivalin e tij më të fortë, Olsin, ai thotë se e dinte që ishte lojtar i fortë, por mendonte se edhe Astriti mund të ishte fituesi i mundshëm.

I vetëm në shtëpi

Me flamurin rreth krahëve dhe një gotë pije në dorë ai ecën duke dëgjuar hapat e tij që oshëtijnë brenda shtëpisë bosh. Arbana e ndërpret, duke i thënë se tashmë ai ka realizuar një ëndërr dhe se mund të dali nga shtëpia pasi njerëzit e presin. Ai ecën shpejt duke përshëndetur edhe një herë dhe del jashtë ku cdo gjë kthehet në një festë. Kaq ishte! Arbri rrëmbejnë fansat e tij dhe pamja e shtëpisë që shndërrin nga fishekzjarret bëhet logoja e atij që Arbrit fitues të edicionit të parë të Big Brother Albania. Edhe pse ky moment duket sikur nuk ka të dytë.

Comments

One Response to “Arbri fiton Big Brother Albania”

  1. greta on October 9th, 2008 6:37 am

    tung shum fort bre veq vzhdoni

Got something to say?