7 Keshilla per tu Dobesuar Lehte

April 5, 2008 · Print This Article

Erdhi pranvera, vera eshte matane gardhit. Ka ndaluar per nje kafe, kot. Aq kohe sa per ato 5 kilet qe ke shtuar ne dimer te marrin dhene.

7 Keshilla per nje Dobesim te thjeshte.

  1. Gje se sa kalori ju duhen ne dite.
    Numero se sa kalori konsumoni rregullisht. Fillo qe neser, nga mengjesi ne darke mbani disa shenime se cfare hani edhe ne darke mblidhni shumen. Perdorni informacionet qe kane ushqimet te bashkangjitura, dhe faqe interneti si psh http://www.nutritiondata.com/ . Mundohuni te hiqni 600 kalori nga kjo shume.
  2. Hani te pakten 5 servime Frutash dhe Perimesh.
    Frutat dhe Perimet jane te mbushura me vitamina qe ju duhen cdo dite, por jane edhe dicka qe ju ndihmojne me peshen. 1 Servim eshte 1 Frut apo nje grusht plot me zarzavate. Provoni ti zjeni pak e ti hani, pa asnje modifikim. Une pelqej me shume lule laker sepse eshte pak e forte dhe ska shije, e ha thjesht per vitamina. E dini vet ju, rrutullohesh nja 2 here ne shtepi edhe merr nje cokollate. Merr nje molle :)
  3. Keni kujdes sasine e ushqimit.
    Eshte normale te hash dicka qe nuk eshte aq e shendetshme, sidomos per Shqipetaret, ku gjalpi eshte esenca e gjelles. Por shikoni se sa hani. Mos e hani te tere pjaten, dhe hani ngadale. 1 Fete buke eshte mese teper. Kur ha ngadal, ngopesh.
  4. Dita ka 6 vakte, jo 3.
    Ne Shqipetaret e kemi te ndare. 1 Mengjes gjigand, 1 Dreke gjigande, dhe 1 darke ne 10 te nates. Menyra me e keqe. Hani 6 here ne dite, por shume me pak ushqim. Mos hani shume cdo here. Aq sa per te thene qe ke ngrene. Mundohuni mos te hani mbas ores 20:00 (8:00pm). Ne fakt duhet mbas ores 6:00pm se bota fle ne oren 9:30pm por kur deri ne 12 je duke pare televizor, te haet dhe dicka tjeter.
  5. Pini Uje, jo sheqer.
    Kur uleni mos pini dicka me sheqer si Koka Kola apo Fanta, cfare do qe te jete. Merr nje gote uje. S’ka cfare te them me teper. Si uji nuk ka. Ne kohe te skenderbeut ska pase te shendoshe se ska pas Fanta :p. Tallem por pini uje, lere Bravo-n.
  6. Mbani Pike Ushqimi.
    Cdo njeri ka disa gjera qe si lem dot. Une pershembull po nuk hengra cik te embel ne mengjes dukem sikur jam ngrit ne oren 2 te nates. Varet cfare ha. Pershembull, zakonisht ha nja 5 fije biskotash, edhe per cdo fije i shtoj vetes 10 pompa, apo cfare. Cdo embelsire shto pike ne stervitje. Ha po deshe :)
  7. BENI STERVITJE. PIKE.
    Pa stervitje dhe nje djete me ato pikat e mesiperme, ske ca ben. Mund te besh ato siper por kur rri ter ditne ne krevat duke pare televizor, se besoj te dobesohesh. Gjithashtu po qe ter diten duke vrapuar duke ngrene akullore, ske per tu dobesuar. Beni stervitje, sado pake ju lejojne kushtet. Nese mundesh vrapo, po smunde be pompa, muskuj barku, hedhje litari, dil xhiro te gjate.

Ndiqni keto edhe shpresojme me rezultate. Erdhi vera, do hiqen rrobat. Po deshe bjer ne peshe po te tjeret do gjykojne :)

Comments

One Response to “7 Keshilla per tu Dobesuar Lehte”

  1. juela on March 12th, 2009 7:27 am

    pershendetje!un kam nje problem ne fakt para 2 viteve kam qene shum e dobet dhe kam pasur gjithmon deshire te shendoshem por tani un jam shendoshur vetem ne bark kurse kembet i kam shum te holla me shkon e gjith pesha ne trung!do te doja nga ju nje keshill per te eleminuar dhjamin ne bark??!!

Got something to say?