Veshje alla 4 stinët

December 2, 2008 · Print This Article

Kujdes kur të hiqni nga dollapi rrobat e verës dhe të nxirrni të trashat e vjeshtës. Disa edhe mund t’i lini, që te këmishët transparente e deri tek fustanet prej mëndafshi. Mund të vishen edhe tani. Ja se si…

Këmishë transparente me lule

Në verë: ishte mbulesa e vetme e trupit për të pirë një aperitiv mbi një barkë.

Në vjeshtë: Miss Sixty na kthen në vitet ‘70: këmisha futet tek xhinset me bel të ulët dhe mbulohet deri diku me një triko të punuar rrallë. Një kapelë në kokë e plotëson look-un vjeshtor.

Fustan stil tullumbace me prerje perandorake, pa mëngë

Në verë: ka qenë guri me fat për të nxjerrë në pak dekoltenë dhe shpatullat e bronzta nga plazhi.

Në vjeshtë: Blugirl Blumarine luan me të kundërtat dhe e ngroh fustanin stil dolce vita me një palë doreza leshi, me geta dhe një bluzë të trashë me golf.

Këmishë e lehtë me fantazi lulesh

Në verë: ka bërë figurën e saj të bukur në qytet, me tisin e lehtë dhe të shkujdesur, perfekte edhe për të shkuar në zyrë.

Në vjeshtë: Diane von Furstenberg e lë të dalë nga një xhaketë trekuart super të qëndisur me hapje të madhe dhe një rrip të hollë në bel.

Pantallona të shkurtra me temina të zeza

Në verë: kemi kërcyer me to në diskotekë me një bluzë të hollë ose bust të ngjitur pas turpit.

Në vjeshtë: Enrico Coveri vazhdon të ndezë dëshirën për të kërcyer me një stil punk-fetish, kombinuar me bluzën dhe këmishën shumëngjyrëshe, që bën kontrast me dorezat.

Bluzë mëndafshi gri-perlë

Në verë: ka zgjidhur jo pak probleme edhe në qytet, kombinuar me një fund të hollë ose një palë pantallona me prerje mashkullore.

Në vjeshtë: Emanuel Ungaro e mbulon me një xhaketë rozë të butë që lihet e hapur, për të vënë theksin tek dekolteja, që nxirret në pah nga një palë reçipeta në formë ballkoni.

Fustan-këmishë prej sateni, me fruda mbi dekolte

Në verë: pati momentin e vet të lavdisë alla Amy Winehouse për sexy-party në plazh.

Në vjeshtë: Frankie Morello-n e sheh akoma të veshur edhe në stinën e ftohtë me një peliçe me viza horizontale, me stil paksa retro.

Mini kaftan etnik me mëngë të fryra

Në verë: veshur me xhinse, i dha look-ut një prekje alla vitet ‘70.

Në vjeshtë: Just Cavalli e interpreton me geta të leoparduara dhe një kapelë të gjerë prej shajaku të zi, që do të theksojnë ana tënde chic, duke e braktisur thuajse tërësisht çdo referim folk.

Maksi-këmishë e stampuar

Në verë: ka qenë protagoniste e festave të detit, duke na dhuruar një pamje prej dive.

Në vjeshtë: mund të vishet edhe në pasditen e vonë, me kusht që të çmitizohet, siç bën Laura Biagiotti, me një triko të butë e të bollshme, pa jakë dhe me xhepa.

Comments

Got something to say?