Ngrohtë, ngrohtë, ngrohtë

January 11, 2009 · Print This Article

PDF Shtypni e-mail

Duhet blerë menjëherë sapo hyn vjeshta. Sepse një xhup me pupla është shpëtimi i vetëm i viteve të ftohta. Pastaj është edhe shumë fashion e me të mund të dukesh vajza më trendy

Rregulli 1: Mos prit kurrë që temperaturat të bien për të blerë një xhup me pula kundër të ftohtit. Vështrimi ironik i shitëses, ndërsa ju komunikon e kënaqur se prej kohësh xhupat me pupla janë mbaruar, do të të bindë njëherë e përgjithmonë se nuk duhet ta përsëritësh këtë gabim.

Rregulli 2: Mos e konsidero kurrë më si një veshje sportive që mbahet vetëm me këpucë tenisi. Modelet e fundit janë trendy dhe funksionale në të njëjtën kohë, në mënyrë që të jenë katërfish të përdorshëm: qytet-mal-ditë-natë.

Rregulli 3: Zgjidhe xhupin me pupla në një ngjyrë neutrale në linjë me tonet e gardërobës tënde. Shfrytëzoje në maksimum. Moda e këtij viti: e zezë, gri, argjend, kumbull, panna dhe e kuqe, janë ngjyrat tendencë. Mund të blesh edhe një të dytë gjatë periudhës së uljeve.

Për më tepër, orientohu si më poshtë: prerje që nxjerrin në pah format femërore, shpesh të ngushta në bel. Jaka peliçeje dhe butona të artë për vajzat më energjike. Ngjyra dhe xhepa stil motoçiklisti për ato që preferojnë një look më agresiv. Ose synoni mantelin. Një risi e vërtetë.

Comments

Got something to say?