Eja mblidhuni këtu, këtu!

January 11, 2009 · Print This Article

PDF Shtypni e-mail

Me të kuqe e me të zezë. Jo se personazhet tona janë mbledhur të gjitha bashkë për të festuar Ditën e Çlirimit. Ama e kanë zgjedhur shumë shpesh në raste mbrëmjesh apo edhe thjesht në një moment pune. E dinë mirë që e kuqja dhe e zeza nuk të lënë të gabosh

Ema zgjedh aksesorët

E veshur me një fustan të hollë të zi, aktorja Ema Andrea ka zgjedhur çantën e kuqe me shkëlqim për të krijuar kontrastin që thyen të zezën dhe kombinimin perfekt me të kuqen.

Biondeve u shkojnë të dyja

Është një rregull i pashkruar mode: për biondet, e zeza është ngjyra ideale. Dhe Rudina Magjistari e zbaton rregullin me përpikëri. Por kur shton dhe një veshje të kuqe, duket akoma dhe më e ëmbël.

Këshilla stili nga Arlinda

Ja si thyhet e zeza! Një zonjë që e di mirë se ç’është klasi, i di mirë edhe rregullat e kombinimit, ndaj Arlinda Dudaj e ka thyer efektin “kokë e këmbë me të zeza” me shall dhe geta të kuqe.

Majlinda kuqezi

E kuqe dhe e zezë: janë vetëm këto dy ngjyra që përbëjnë veshjen e Ministres së Integrimit Majlinda Bregu, por që ajo nuk ka preferuar të bëjë një ndërthurje mes të dyjave. Thjesht e ka ndarë look-un në dy pjesë, lart e kuqe dhe poshtë e zezë.

E kuqja të bën të ëmbël

Nuk mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë se kaq Vikena Kamenica. Një këmishë e kuqe me jakë frudash, që i jep forcë buzëqeshjes dhe e bën të duket më e ëmbël.

Flaka e flaktë

Zakonisht vajzat që këndojnë rok, vishen me të zeza. Shpesh edhe Flaka Krelani kështu vishet. Por preferon edhe veshjet e kuqe ose vishnje. Si në këtë foton këtu, ku ka ndërthurur bukur të kuqen me të zezën.

Ngjyrat që të bëjnë

Janë të dyja ngjyrat ideale për një rast mondan. Premiera e “Sex and the City” në Tiranë ishte pikërisht një rast i tillë, ku Manjola Nallbani kishte zgjedhur një fustan elegant kuqezi.

Gëzuar me kuqezi

Kush më shumë se e kuqja e bën të gëzueshme një festë? Dy spikeret e Top Channel-it kanë zgjedhur pikërisht të kuqen dhe pak të zezë për të festuar e për të pirë një gotë me miqtë. Efekti duket. Efekti i ngjyrave, jo i verës!

Comments

Got something to say?