Eliza Dushku Topless in the “The Alphabet Killer”

February 5, 2009

Ne filmin e saj me te fundit “The Alphabet Killer” aktorja shqiptare ne Hollivud, Eliza Dushku, me ne fund vendos te paraqitet ne ekran gjysem e zhveshur. Deri me sot Eliza ka qene skeptike per skenat nudo dhe nuk ka pasur te tilla por ne filmin e fundit ajo ka ndryshuar mendje dhe shfaqet toples ne nje skene te filmit.

Filmi “The Alphabet Killer” bazohet ne nje ngjarje te vertete te ndodhur ne Rochester, NY ne fund te viteve 80. Eliza luan rolin e Megan Paige, nje oficere policie shume e dhene pas punes se saj.

eliza

eliza

eliza

eliza

eliza

eliza

Fotot nudo te Zajmina Vasjarit

February 5, 2009

Bukuroshja shqiptare  Zajmina Vasjari , e cila është gjithashtu dhe njëra nga fitueset e edicioneve të “Miss Shqipëria”, është bërë së fundmi edhe më shumë e kërkuar dhe e klikuar në sitet elektronike në internet. Në njërin prej tyre, janë publikuar disa foto të cilat e pasqyrojnë Zajminën nudo. Admiruesit e saj, por dhe kuriozët kanë patur rastin ta shohin atë në poza shumë të nxehta dhe shumë provokuese.

. E pyetur për këto foto erotike, show-girl Vasjari, mohon kategorikisht që këto poza të jenë realizuar prej saj dhe i quan ato skandaloze. Ajo i konsideron ato thjesht fotomonzhe të shëmtuara.

FOTO

Janë një seri prej thuajse 8 fotosh në të cilat pasqyrohet Zajmina Vasjari e cila pozon pa vello. Në këto poza ajo shfaqet me ngjyrën e verdhë të flokët, ngjyrë të cilën për hir të së vërtetës ajo ka kohë që e ka braktisur. Fotot që qarkullojnë në internet e paraqesin atë të zhveshur herë nga mesi e sipër, e herë nga mesi e poshtë, gjithashtu mbi secilën nga to është dhe i sigluar emri i saj. Pozat nudo kanë në sfond ambiente të ndryshme duke filluar që nga përkulja mbi makinë dhe deri tek shoqërimi i saj me një tjetër femër, e cila duket se quhet Xhuli. Pikërisht këto foto ka shkatuar shumë debate dhe ndër vizitorët e site-it, të cilët duken se janë të ndarë në grupe, disa nga ta mendojnë se janë të realizuar vetë nga Zajmina, ndërsa pjesa tjetër e kundërshton këtë ide. Të realizuara po ose jo prej saj, publiku mashkullor ka qenë shumë aktiv në komente nga më të ndryshmet.

KËNGËTARJA

E pyetur në lidhje me këtë çështje këngëtarja bukuroshe Zajmina Vasjari , ka mohuar kategorikusht që të ketë realizuar këto foto, madje i ka konsideruar ato si vërtet skandaloze “Nuk është aspak e vërtetë që unë i kam bërë ato foto dhe pse aty shkruhet emri im. Mund të shikoni që fytyra ime është përdoruar në trupa të fotove nudo, për të aluduar sikur unë i kam realizuar ato. Më duken vërtet skadaloze dhe i konsideroj ato thjeshtë si fotomontazhe të shëmtuara”, ka përfunduar ajo lidhje me këtë çështje.

FOTO-MONTAZHET

Në botë artistike jashtë Shqipërisë, këto lloj fotomontazhesh janë shumë të përhapura dhe konsiderohet si diçka tepër normale që admiruesit e VIP-ave të bëjnë edhe montazhe të ndryshme fotografike duke i paraqitur ato shpesh lakuriq, apo në skena me karakter seksual. Në botën shqiptare të VIP-ave është Zajmina e para që për mirë, apo për keq bëhet pre e këtyre montazheve.

KALENDARI
Zajmina Vasjari  në vitin 2003, sëbashku dhe me disa të tjera bukuroshe të tjera shqiptare si Elisabeta Gjinpali, Çiljeta Xhilaga, Aldona Elezi, Denisa Cela, Zijada Melani, Xhorxhina Llogori, kanë pranuar të pozojnë në një kalendar, i cili i pasyronte ato gjysëm të zhveshura. Ky kalendar ishte i pari i këtij lloji i realizuar nga vajza shqiptare dhe në kohën kur u realizua tërhoqi shumë dhe vëmendjen e publikut. Por dhe pse ky kalendar ishte reklamuar si ato te realizuara nga “Max”, ose “Pirreli”, në këtë të fundit Zajmina kishte pozuar me të brendshme veshur.

KARRIERA

E ka nisur si një “Miss Shqipëria”, por kjo nuk ka qenë finishi për bukuroshen shqiptare. Shumë shpejt ajo, krahas modës dhe evenimenteve të ngjashme, filloi të angazhohej në muzikë, duke tërhequr vëmendjen si këngëtare shumë ekstravagante në skenë. Kënga për të u bë trampolinë për të vijuar suksesin dhe për të arritur majat. Hapja e ateliesë së saj, bëri që vajza e skenës të tërhiqte vemëndjen e publikut, këtë radhë edhe si një biznesmene.

Pas Polit, Ina e Big brother braktiset edhe nga Andi

February 4, 2009

Big Brother pëlqehet jo vetëm për faktin se të gjithë kanë mundësi që nëpërmjet ekranit të shohin ‘non stop’ disa copëza jete njerëzish, por tërheqja ndaj këtij formati bëhet akoma edhe më e fortë kur brenda atyre katër mureve, lindin histori dashurie. Dhe nëse duhen plotësuar të gjitha këto kushte që suksesi të jetë i garantuar, mund të themi me plot gojë që pjesmarrësit e “Big Brother 1” e kishin kuptuar shumë mirë se ku qëndronte çelësi i suksesit pasi nuk mjaftonte të ishe një vajzë apo një djalë i shkatthët për t’u pëlqyer.

Duhej të mbaheshe mend gjatë dhe të bënin të gjithë tifo për ty falë një love story. Kjo është arsyeja pse akoma ka kuriozitet për jetën e Olsit, Najadës, Polit apo Inës. Edhe pse me ulje-ngritjet e tyre, me grindje, qejfmbetje, ribashkime, siç është vetë jeta, ka qenë pikërisht kjo kurbë kaq e gjallë që e ka mbajtur kuriozitetin lart për lexuesit. Poli dhe Ina ndryshe nga Najada dhe Olsi, historinë e tyre të dashurisë e filluan kur dolën nga shtëpia e “Big Brother”. Natyrisht tani ishin sy të tjerë që i ndiqnin ngado dhe mesa duket kjo vënie në qendër të vëmendjes iu pëlqente edhe atyre. Dhe pa mbaruar mirë vera, mbaroi edhe kjo lidhje për të cilën shumë mund të vinin bast se do të shkonte gjatë.

Më pas Ina pothuajse u zhduk nga vëmendja mediatike, ndërkohë që Poli zgjedh të bëjë rolin e Don Zhuanit ku pikën kulminante e arrin në trajnimin që ai bëri në ishujt Kanarie ku edhe falë pamjes së tij, femrat nuk kishte shumë zor t’i bënte për vete. Edhe kur u rikthye në Tiranë vijoi si për inerci me të njëjtin ritëm duke u parë gjithnjë nën shoqërinë e femrave seksi. Në sjelljet e tij me femra, ai të linte të kuptoje se nuk kishte as edhe një farë keqardhjeje për historinë me Inën, e cila sipas miqve thuhej se ishte shumë xheloze për Polin, madje mund të ketë qenë pikërisht kjo dhe arsyeja e ndarjes së tyre. Pa kaluar shumë javë, edhe Ina filloi të shoqërohej me një djalë. Edhe ai mjaft simpatik, miqtë e përbashkët na tregojnë se quhej Andi dhe se kishte qenë futbollist, por e kishte lënë sportin edhe pse i ri në moshë. Çifti shkonte gjithandej bashkë, në lokale dhe në pub-e duke mos e fshehur lidhjen. Dukej se tani Ina kishte gjetur djalin e duhur, mbi të gjitha pa atë vëmendjen mediatike që kishte pasur Poli.

Por edhe kësaj radhe Ina nuk pati fat. Pak javë më parë ata janë ndarë dhe sipas burimeve tona Andi është rikthyer tek ish e dashura e tij, me të cilën njiheshin që kur ishin fëmijë dhe kishin një lidhje të gjatë, një vajzë me emrin Pegi, e cila njihet si këngëtare. Tani Ina është pa të dashur, ndërkohë që vijon të frekuentojë miqtë e saj të përhershëm, por edhe ata me të cilët u lidh gjatë programit të “Big Brother”.

Ka eksperimentuar disa herë me ngjyrat e flokëve por duket se nuk ka gjetur rehat. Po kështu edhe veshjet me ngjyra llojlloj, e bëjnë që të bjerë në sy, por jo të ngjajë bukur. Ne kemi arritur të sigurojmë disa foto të Inës me Andin, foto të cilat ajo i ka pasur edhe në facebook, por i ka hequr që kur ata janë ndarë. Gjithashtu, disponojmë edhe foto të tjera në pozicione shumë më seksi dhe provokuese, të cilat do t’i publikojmë në numrat e ardhshëm.

Soni&Flori kërcejnë bashkë

February 4, 2009

Eh, sa është folur për ta. Janë miq shumë të mirë dhe kjo marrëdhënie po funksionon për së mbari që pas ndarjes së tyre disa kohë më parë. Në fakt miqësia mes tyre ka nisur që përpara se të lindte ndjenja, mes kolegësh ku kafet nisën të frekuentoheshin më shpesh apo prania e të dyve bashkë të gjendur në aktivitete të ndryshme. Ja tek po sjellim tek ju disa foto ekskluzive të realizuara vetëm pak ditë më parë, në një festë të zhvilluar tek ‘Lollipop’ në Tiranë. Soni Malaj dhe Flori duke kërcyer bashkë, në praninë edhe të miqve të tjerë, kolegë në stafin e NRG. Qeshin shumë bashkë, këmbejne batuta, ngacmojnë njëri-tjetrit në mënyrë dashamirëse. Sikurse e shihni edhe nga këto imazhe, janë vërtetë të lumtur dhe të kënaqur të gjithë bashkë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Pas një jave plot punë dhe stres të përditshëm, vjen edhe fundjava në të cilën rezervojnë herë-herë pak çaste relaksi, edhe këtu duke dëfryer në grup.

Nora Istrefi: “80% të ditës ia kushtoj Robertit”

February 4, 2009

Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Shumë mendime dhe pasione rrëmbejnë vrullshëm ditët e këtij çifti me një dëshirë për të prekur pikën tjetër, pikën që sjell ekuilibrin e brendshëm në vazhdimësinë e gjërave për të realizuar njeri-tjetrin.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Nora është ndër këngëtaret e dashura dhe të pëlqyera që me zërin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo që shfaqet. Është fashion dizajnere, por kënga e bëri një ndër figurat më të popullarizuara të skenës muzikore. Temperamenti i saj dhe ndjenja për të qenë dikush në jetë, e shtyn që të mos ndalet. Hapat e saj në muzikë janë të shpejtë dhe të sigurt. Kultivon shije të re te audienca. Publikut i jep forcë që të vazhdojë tutje. Ajo premton se nuk do ta zhgënjejë.

Roberti është pjesë e grupit muzikor që prej shumë vitesh bashkëpunon me këngëtarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si një djalë simpatik është klaviaturist i mirë.

Të dy janë rritur në mjedise ku mbretëron fryma muzikore. Fakti se që të dy i lidhë profesioni, kjo është një përparësi për lidhjen e tyre. Ata thonë të kenë mbështetjen e vazhdueshme dhe i gëzohen sukseseve të njëri-tjetrit.
Nora dhe Roberti me ne në këtë intervistë…


Nora, kërkimi yt në fushën e artit është drejtuar tek muzika?

Nora: Po natyrisht! Muzika është gjithçka për mua, jeton në mua, si fëmijë kam ëndërruar, jam munduar shumë që ta arrij këtë ëndërr. Për të gjithë ata që se dinë, studimet i kam mbaruar në një degë tjetër të artit që ka të bëjë me modën, për fashion design. Dizajni i modës tash është profesioni im.

Zëri juaj është karakteristik. Sa i kushton kujdes për ta zhvilluar?

Nora: Faleminderit…i kushtoj shumë kujdes, një kohë vazhdimisht kam mbajtur orë me një solokëngëtare profesioniste rreth ushtrimeve të zërit, kurse tash ushtroj në shtëpi duke kënduar këngë nga më të ndryshmet, vokalizma, etj.

Sa e vështirë është për të rezistuar gjatë në skenë, si dhe e admirueshme?

Nora: Nuk është aspak e lehtë për ata që duan të mbesin më gjatë në skenë dhe gjithmonë të sjellin gjëra të mira. Duhesh të lodhesh fizikisht, psikikisht duke menduar se çfarë të bëjmë! Kur ke një staf me njerëz që të ndihmon, atëherë suksesi është i garantuar, por këtu shumicën e gjerave duhesh t’i bësh vet!

Një këngë, që të bëhet hit duhet të ketë…

Nora: Një melodi shume e mirë, jo e ngarkuar, pastaj vjen teksti, ritmi, aranzhmani i mirë, interpretimi, ndonjë instrument që futet live, veç sa e zbukuron etj.

Ke eksperimentuar me këngën për të gjetur ritmet që i shkojnë Norës?

Nora: Po, është normale, kur kompozitori ka përfunduar demon e këngës, por ka pas raste kur s’kam qenë shumë e kënaqur, kemi ndërruar çka s’më ka pëlqyer dhe ka dal më bukur kënga.

Nora Istrefi, Foto: Fadil Berisha

Ndonjëherë, rastësitë janë detaje që lidhin nyje të rëndësishme të jetës. Njohja me Robertin, mund të përshkruhet si një rastësi, apo…Mund të tregoni diçka më shumë?

Nora: Ne të dy, në fakt jemi njohur, por ishte muzika ajo që na lidhi që në fillim dhe e konsideroj veten shumë me fat që e kam Robertin.

Çfarë të tërhoqi më shumë te Roberti?

Nora: Sytë depërtues, qëndrimi, bisedat që zhvillonte, sensi i humorit, sinqeriteti dhe ka shpirt artisti.

Ku qëndron ndryshimi mes teje dhe Robertit?

Nora: N’thelb jemi krejtësisht të njëjtë, por normal, që në disa gjëra të vogla ndryshojmë…

Për çfarë është i hatashëm Roberti?
Nora: Është muzicient i shkëlqyer.

Sa përqind të ditës ia kushton të dashurit?

Nora: 80%

Çfarë do të ndryshonit tek vetja?

Nora: Askush s’është perfekt, kështu që nuk do të ndryshoja asgjë tek vetja.

Ju pëlqejnë tatuazhet dhe keni ndonjë të tillë në trup…

Nora: Më pëlqejnë, por nuk kam menduar ndonjëherë për t’bërë tatoo.

Aktualisht, me çfarë po merreni ju Nora?

Nora: Jam duke punuar rreth disa këngëve të reja.

Lexoni ndonjëherë gazeta dhe a ju intereson ndopak politika…?

Nora: Po i lexoj shumë shpesh, e sidomos vikendeve në aeroplan. Kam dëshirë të jem e informuar për çdo gjë.

Robert Berisha

Roberti është pjesë e grupit muzikor që prej shumë vitesh bashkëpunon me këngëtarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si një djalë simpatik është klaviaturist i mirë…

Robert, si është dita jote?

Roberti: Verës nxehtë dimrit ftohtë, varet se çfarë pune kam atë ditë, ashtu edhe dita më kalon, paradite i lirë, kurse pasdite i zënë me punë.

Tingulli që të pëlqen më shumë?

Roberti: Varet prej instrumentit me të cilin e ekzekuton atë tingull.

Kur nxehet Roberti… çfarë ndodh?

Roberti: Ftohet shpejt.

Për ju një femër kur mund të quhet e bukur?

Roberti: Vetëm kur e njoftoj tek atëherë mundem me e ditë sa është e bukur.

Cili është problemi më i mprehtë i femrës?

Roberti: T’kisha qenë femër t’u kisha përgjigj, po besomë, që nuk e di.

Keni derdhur lot ndonjëherë?

Roberti: Me filma turqisht kur kam qenë i vogël.

Momenti juaj më i preferuar?

Roberti: Kam shumë…

Ka shumë sekrete të fshehura në shpirtin tuaj?

Roberti: Jo, nuk di me fsheh.

Pika juaj më e dobët?

Roberti: Nuk mund të shoh gjak live, si në TV, e kam pikë shumë të dobët.

Pse jeni kaq tërheqës tek femrat?

Roberti: Nuk e di a jam a s’jam, veç më shumë kisha thënë që më simpatizojnë si muzicient dhe përcjellës i Sinanit.

Roberti dhe Nora

Si do ta përshkruanit veten?

Roberti: Nuk e di. Në këtë pyetje më mirë do të ishte përgjigj Nora.

Cila është receta, sipas jush, që duhet të përdor një mashkull për të bërë për vetë një femër?

Roberti: Mos me rrejtë, me e ‘shti’ me qeshë sa më shumë edhe jo fort me u lazdruar .

Çfarë të tërhoqi më shumë te Nora?

Roberti: Pa modesti, gjithçka.

Alban Skenderaj dhe Poni Turne

June 6, 2008

Alban Skenderaj dhe Poni Fillojne turnen e tyre ne Amerike, Informacjone per koncertet jane me poshte edhe mund te gjenden ne Jeton’s Party web page.

PARTY IN NEW YORK - SPECIAL GUESTS - MISS ALBANIA AND MISS KOSOVA

PARTY IN CANADA

Dritan Hoxha

June 3, 2008

TIRANE- Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, themelues i Top Albanian Radio, Top Channel, dhe Dixhitalb humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, pothuajse përballë studiove të Top Channel, përballë ish ekspozita “Shqipëria Sot”. Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 40 vjecarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar në një hapsirë të plotë 82 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës. Për shkak të përplasjes së fortë makina është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë 40 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatë rrugës teksa dërgohej për Spitalin Ushtarak.
Humbja eshte e pazëvendësueshme për gruan e tij Vjollcën. Dritan Hoxha do ti mungojë tre vajzave te tij Lorit, Sarës, Redias si dhe djalit të tij të vogël, Itan, i cili lindi vetëm një vit më parë.
Top Channel dhe Top Albania radio ndërpreu transmetimet e saj që ishin parashikuar në program pas konfirmimit të lajmit tragjik. Në oren 09.00, në Top Channel dhe në Top Albanian Radio u lexua një komunikatë në të cilën ndër të tjera thuhet: Padyshim humbja më e madhe njerëzore është për familjen e tij, për nënën Zyranë, e cila e rriti Dritanin, në mungesë të babait të tij, që për rastësi tragjike, ishte shuar edhe ai në një moshë të re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve të shumta si të gjithë shqiptaret, në shtëpine e tij të parë në Laprake. Në Laprakën që e rriti si djalin e saj, Tanin, një i ri i jashtëzakonshëm, i cili merrej me shpikje teknologjike për të çarë terrin informativ që kishte vendosur regjimi komunist.” Kjo komunikatë e lexuar në median që ai krijoi mbyllej me fjalët: “Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi në mëngjes, pikërisht pak metra larg vendit, për të cilin ajo rrihte më fort, pranë studiove të Top Channel.

Muzik Shqip

April 4, 2008

Kjo eshte nje postim per informim faqesh, dhe per te mbushur kategorite.

Ne kemi disa faqe per muzik shqip te cilat jane:

« Previous Page