Big Brother Albania 2: Eliminimi i tete

April 20, 2009

Big Brother Albania : Ani, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Çiljetën

March 31, 2009

ELBASAN - Antonini, banori më i ri i Big Brother-it, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me staturën e tij të shkurtër, defekt qysh në lindje, pas sëmundjes së rubeolës që nëna e tij ka kaluar në shtatzëni, por edhe për faktin se vjen nga një fshat i largët, i quajtur Xibrakë, disa kilometra larg fshatit Shalës. Që të shkosh në shtëpinë e Anit, siç edhe të gjithë e thërrasin shkurt, do të duhet një mjet i fuqishëm, pasi gropat dhe balta e madhe janë të papërballueshme nga çdo lloj mjeti. Rruga e keqe sfumohet nga dashamirësia e banorëve, të cilët sapo e marrin vesh se jemi duke kërkuar shtëpinë e banorit më të ri të show-t televiziv. Ata thonë se janë shumë të kënaqur që Ani ka hyrë atje dhe që i përfaqëson si zonë. Të gjithë e ndjekin dhe janë bërë tifozë të zjarrtë të tij. Ata thonë se fshati i tyre do të bëhet i famshëm dhe ndoshta do t’i bëjnë edhe rrugën, e cila është një problem i madh për ta.

Mikpritja është edhe cilësia kryesore e familjes së Anit. Babai, Bashkimi, megjithëse ka kaluar probleme shëndetësore dhe paraqet një gjendje delikate, nxiton të tregojë gjithçka për të birin, qysh nga lindja e deri në momentin e hyrjes në Big Brother.
“Djali im nuk e ka të trashëguar të qenët xhuxh, por, në shtatzëni, gruaja ime, Hançja, u sëmur nga rubeola dhe nuk kishte asnjë mundësi për abort, pasi ishte vonë. Ne pritëm derisa lindi dhe madje i bëmë të gjithë analizat, sepse na thanë se mund të kishte probleme të shkaktuara nga sëmundja gjatë shtatzënisë. Lindi i shkurtër fare, me peshë 1.700 gram. Më ka ndihmuar Asqeri Kuqja, mjek në Belsh, nga ku e morëm fëmijën dhe e çuam tek specialistët më të mirë në Tiranë. Një mjek i njohur, që nuk ia mbaj mend emrin, më tha se djali do të kishte vetëm probleme në rritje dhe nuk do të kishte asnjë problem shëndetësor apo mendor. Kockat e gjymtyrëve, sipas mjekut, nuk do të zhvilloheshin. Kur ka qenë i vogël, Ani ka pasur probleme shëndetësore. Më pas gjithçka shkoi mirë nga ana e shëndetit por gjymtyrët nuk iu rritën. Unë e kam mbajtur afër gjithmonë. Shpesh, kur dilnim në qytet apo edhe në vende të tjera, njerëzit e shikonin dhe ai e kishte mjaft problem këtë. Ndihej në siklet, por më pas filloi të mësohej. E mbështetëm për të vazhduar shkollën e mesme në Belsh dhe fillimisht e kishte të vështirë. Falënderoj të gjithë mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme, pasi u kujdesën mjaft dhe e afruan, duke e bërë të ndihet njëri prej tyre. Ani ka shumë shoqëri dhe është një prej njerëzve më të dashur dhe të sinqertë që mund të njihni. Më pas, Bashkim Hysa, njeriu tek i cili punon Ani, duke shitur kaseta e disqe, e ka marrë dhe i ka dhënë shumë besim, duke e punësuar si dixhej nëpër dasma. Ikte në 6 nga shtëpia dhe vinte në mbrëmje.
Ka dëshirë të bëjë shtëpi të reja. Na ka ndihmuar shumë. Paratë e rrogës që fitonte Ani, i dorëzonte në shtëpi dhe babai i jepte pjesën që i duhej për të shkuar në punë, për ushqim e për kafe”.

Lidhja me Olën dhe më pas ndarja

Kunata e tij, Bukuria, tregon mbi lidhjen e Anit. Ajo thotë se ai hapej shumë me të. “Olën e kishte njohur në një dasmë në Lushnjë, tek gjyshja e saj, ku Ani kishte shkuar si dixhej. Flisnin bashkë, kishin ndërruar numrat e telefonit. Ani e kishte ftuar vajzën, e cila vjet ishte në vitin e dytë gjimnaz, në një mbrëmje mature në Belsh, ku ai ishte i ftuar si dixhej. Ola ka ardhur në Belsh, ka festuar me Anin atë natë dhe, në mëngjes, Ani e ka sjellë në shtëpi, ku ajo ka takuar prindërit. Vajza ishte normale dhe dukej mjaft e mirë. Madje, ajo thoshte se e donte Anin dhe se nuk e kishte problem se ai ishte me këtë lloj gjatësie. Ne i thamë sesi kishte ardhur problemi i Anit me sëmundjen nga lindja dhe se kjo nuk ishte e trashëgueshme. Familja e ka mirëpritur këtë lidhje dhe ne e kemi mbështetur, por me kalimin e ditëve, kontaktet u rralluan dhe komunikimi mes Olës dhe Anit u zbeh. Deri në tetor vazhdoi kjo situatë, por vajza vjen e takon Anin në Elbasan dhe kalon tek shtëpia e njërës prej motrave të tij. Ajo i kishte thënë se nuk e kanë lënë prindërit dhe se i kishin marrë telefonin. Atëherë, ai i blen një celular dhe një kartë, që ajo ta përdorte për të folur me të. Pas këtij momenti, vazhduan telefonatat deri në 24 dhjetor të vitit të kaluar, kur Ani kishte ditëlindjen, mbushte 23 vjeç. E priti atë ditë që të binte telefoni, por ai nuk ra asnjëherë dhe, nga ai moment, ai vendosi të mos kontaktojë më me Olën.

Historia me Çiljetën

Jo shumë kohë më parë, në Belsh vjen Çiljeta bashkë me këngëtarë dhe humoristë të tjerë. Ani nuk i humbiste lehtë këto gjëra. Shkoi në këtë koncert dhe atje, duke kërcyer, Çiljeta e shikon dhe e fton në skenë. Më pas e merr dhe e shëtit me makinë në qytet. Aty shkëmbejnë edhe numrat e celularëve dhe Ani bëhet pjesë e një videoklipi të këngëtares. Prindërit thonë se Çiljeta e ka ndihmuar që Ani të shkonte në Big Brother. Ajo e kishte numrin e telefonit të Anit dhe ia kishte dhënë gazetarit që ka komunikuar me Anin. Babai i tij, Bashkimi, tregon se kur atë natë Ani është kthyer në shtëpi, pasi i kishin propozuar të hynte në Big Brother, i ka thënë se kishte një surprizë. “Pa marrë pohimin në shtëpi, s’mund të them asgjë”,- u kishte thënë atyre të emisionit. “Vjen në shtëpi dhe më zgjon, pasi unë isha në gjumë. Më thoshte se kishte një surprizë. Unë ta japë lejen që të hysh, por ti vendos me mendjen tënde”. Të gjithë në shtëpinë e tij e kanë mbështetur dhe janë duke e ndjekur 24 orë në 24. Babai thotë se, deri tani, të gjithë banorët po sillen mirë me të. Ai shqetësohet se mos i bëjnë keq, pasi ai është edhe mjaft i ndjeshëm dhe do të ndihej keq nëse do të fillojnë të tallen e ta shajnë. Ani pëlqen shumë picën. I pëlqejnë shumë gjellët e ndryshme dhe pasioni i tij i madh është muzika dhe kërcimi.
Familja e Anit përbëhet nga babai Bashkimi, nëna Hançja, vëllai Shkëlqimi, kunata Bukuria dhe motrat e martuara Dhurata, Shegushi, Anila dhe Mirela. Kjo familje ka 9 nipër e mbesa. Ani është fëmija i vogël i shtëpisë. Emrin ia ka ngjitur vëllai, Shkëlqimi, pasi e kishte dëgjuar në televizor, si personazh i një filmi.

TUNA SEJDIU: Zbulohet lidhja e re me djalin e ambasadorit

March 31, 2009

Peshku i artë bie në duart e Tuna Sejdiut. Një histori e re ro mance duket të ketë për këngëtaren shqiptare nga Shkupi, Tuna Sejdiun. E shoqëruar nga një djalosh zeshkan, këngëtarja ditë më parë është parë në një nga lokalet e Prishtinës, ku sipas një burimi, i cili ka parë çiftin, raportet e tyre nuk dukej se ishin vetëm shoqërore. Sipas këtij burimi, ata kanë shkëmbyer përkëdhelje dhe puthje të shumta në lokalin
ku kanë qenë të pranishëm. Ndërsa, sipas një burimi tjetër që ka dashur të mbetej anonim, emri i
djaloshit i cili po shoqëronte Tunën, është Rilind Reka, bashkëpronar i lokalit Flirt Lounge (ish Hani i 2 Robertëve) të cilin Rilindi e menaxhon së bashku me Drin Zatriqin, lokal në të cilin gjejnë prehje gati shumica
e fytyrave publike. Kujtojmë që kohë më parë jeta private e këngëtares ka qenë mjaft e përfolur, madje më ishte shkruar se këngëtarja ështëfejuar, gjë që asnjëherë nuk e ka pranuar ajo. Por, kjo nuk
ishte e tëra pasi që atë kohë nuk munguan thashethemet se këngëtarja ishte shtatzënë. Pasi që ajo tashmë është në përfundim të studimeve në Selanik të Greqisë, kohëve të fundit atë nuk e lodhin udhëtimet e gjata. Gati çdo fundjavë ajo bën rrugën Selanik- Prishtinë dhe shkak i gjithë
këtij rrugëtimi është pikërisht Rilind Reka, djaloshi me të cilin Tuna ka gjetur gjuhën e përbashkët. Sharmante, ekstravagante dhe tepër e
pëlqyer nga publiku, si duket nuk ka pasur shumë fat në dashuri derisa tashmë gjendet në duar të sigurta. Ajo gjithmonë di të “gjuajë” gjërat
më të mira, pasi mësohet se Rilind Reka është djali i ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, z. Blerim Reka, një profesor shumë
i nderuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, vend ku ka filluar studimet edhe vetë këngëtarja. Ajo tashmë ka realizuar këngën e re të titulluar “E boj nxehtë” në bashkëpunim mereperin Vig Poppa, që është Vigani i grupit K-OS. Muzika është bërë nga Enis Presheva, ndërsa tekstin e ka
shkruar Vig Poppa. Tuna tregon se këngës së shpejti do t’i realizohet edhe një videoklip, i cili do të punohet në Shkup. Kënga është shumë ritmike dhe kombinim i zhanreve R&B dhe hiphop. “E boj nxehtë” do të jetë pjesë e albumit më të ri të Tunës, i cili do të dalë nga fillimi i verës. Tuna është e
kënaqur me punën rreth këngës, por nuk do të flasë paraprakisht nëse do të jetë hit ose jo, vetëm shton se, sipas atyre që e kanë dëgjuar gjer më
tash, është nuhatur një hit i ditëve të nxehta që do të vijojnë. Tuna ishte kualifikuar për në natën finale të festivalit maqedonas
për Eurovizion, që u mbajt më 21 shkurt, në sallën Universale në Shkup. Eshtë paraqitur në natën e parë të
festivalit, duke u renditur e katërta, falë votave të jurisë dhe të publikut. Ajo është pritur jashtëzakonisht mirë si nga juria, ashtu edhe nga
publiku dhe për këtë është ndarë tepër e kënaqur, por qëllimi i saj mbetet suksesi në natën e sotshme. “U prita shumë mirë në natën e parë,
por besoj se do të shkojë edhe më mirë të shtunën”, u shpreh ajo. Në këtë festival Tuna po konkurron së bashku me Igor Xhambazov-in, një
nga shoumenët më të njohur në Maqedoni dhe me grupin “Nokaut”, të cilët janë edhe autorë këngësh të zhanrit disko style, të titulluar “Pak
si naive”. Pos vëmendjes së madhe për interpretimin e drejtpërdrejtë në skenë është përkujdesur edhe për dukjen në përgjithësi. Një këngëtare si ajo që gjithnjë i kushton vëmendje performancës skenike, nuk ka se si në një festival të këtillë të mos e bëjë këtë. Kështu, grimin dhe flokët ia ka bërë Armend Gashi dhe Sellma, si gjithmonë, derisa veshjen e ka pasur kreacion të një të dizajneri të njohur grek.

Orinda dhe Rezi joshin me foto seksi

March 22, 2009

Është një foto seksi, me rroba banjo dhe që është publikuar këto ditë në faqet e internetit në facebook. Nuk bëhet fjalë thjesht për dy vajza të bukura, por edhe shumë të njohura, Orinda Hutën dhe Rezarta Shkurtën. Dy vajzat janë në rroba banjo, një foto që në fakt nuk i përshtatet stinës, pasi jemi në të dalë të dimrit, por gjithsesi jashtëzakonisht shumë e pëlqyer sidomos për fansat e tyre meshkuj. Duket qartë se aty Rezi dhe Orinda kanë preferuar që të fotografohen teksa looku i tyre është shumë i ngjashëm me njëra-tjetrën. Që të dyja me flokë me onde ngjyrë mjalti, stil tipik plazhi, me një truk pothuajse të njëjtë dhe me rroba banjo me ngjyra të çelta. Rezultati? Të dyja duken si binjake. Rezi dhe Orinda përveçse janë këngëtare dhe kolege, thuhet se janë edhe shumë mikesha të mira. Kjo vërtetohet edhe me faktin se në çdo festë ato i gjen gjithnjë pranë njëra-tjetrës. Një gjë tjetër që i bashkon është edhe fakti se të dyja janë në momente të mira të karrierës së tyre dhe në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për konkurrencë mes dy vajzave, pasi publiku i do dhe i kërkon në çdo koncert.

Ermal Fejzullahu: Baba

March 13, 2009

Familjes Fejzullahu i është shtuar edhe një anëtar tjetër pak ditë më parë. Në këtë familje solli gëzim të madh
djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortes së tij Arianës, të cilët u martuan në fund të muajit tetor. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga një i afërm i bashkëshortes së Ermalit, ndërsa mësohet se djali është pagëzuar me emrin Art, emër te cilin e mori nga gjyshi i tij. I pyetur nga “Panorama” Sabriu, thotë se është shumë i lumtur që Zoti i solli dhuratën më të mirë në jetë. Ariana është kuruar në spitalin privat “Lindja” ku ka pasur trajtim të veçantë. Bebja ka ardhur në jetë në orët e vona të mesnatës me lindje normale dhe peshë 2,5 kg.

Ermali ka pasur lejën e mjekëve për t’i qëndruar pranë bashkëshortes gjatë lindjes. Si duket ka qenë pikërisht shtatzania e Arianës ajo që ka bërë të përshpejtohet martesa. Martesa e tyre u pat cilësuar si njëra ndër martesat më të mëdha të fund vitit 2008. Ceremonia u mundua të mbetet pak sekrete dhe jashtë vëmendjes së mediave, por duke marrë parasysh që kishte të bënte me martesën e njërit prej këngëtarëve më të pëlqyer të momentit, asesi nuk mund të ishte jashtë vëmendjes. Kështu një pjesë e mediave me anë të gazetarëve të tyre edhe miq të familjes Fejzullahu, arritën të jenë prezent. Sipas disa burimeve anonime mësohet se fëmijën do ta pagëzojë gjyshi i tij, përkatësisht këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu. Ermali menjëherë pas martesës pat filluar një punë intensive, me koncerte nëpër Kosovë e në diasporë. Ai ka paralajmëruar se në vitit 2009 do të jetë shumë më aktiv në skenë. Ermali është 20 vjeç dhe të gjithë fansat e tij u çuditën kur ai mori vendimin që të martohej që 19 vjeç. Tani që ai është bërë baba padyshim që çudia është edhe më e madhe. Gjithsesi ne i urojmë Ermalit dhe Arianës jetë të gjatë anëtarit më të ri të familjes së tyre.

Miss Shqiperia 2008 Almeda Abazi

February 15, 2009

Almeda Abazi ende nuk di ta thote se sa gje e bukur eshte te jesh “Miss Globe International”. Mbremjen e se dieles se 19 tetorit i kane ndodhur aq shume gjera njeheresh sa e ka te veshtire ta mbledhe veten. Buzeqesh, ne dukje shpenguar, pret e percjell mesazhe e telefonata, por ama vazhdon te jete e hutuar. Nuk eshte rasti i klisheve te zakonshme ne keto raste, “nuk e prisja”. Me Almeden ka qene vertete keshtu. Edhe pse per spektatoret qe e kane ndjekur nga salla nuk ishte krejt i paparashikueshem vendimi i jurise se ketij viti te “Miss Globe International” per te zgjedhur nje vajze shqiptare me te bukuren e botes. Ishte e lexueshme simpatia e anetareve shqiptare, por edhe drejtoreve nacionale per 17 vjecaren nga Tirana. Nje “rrjedhje” e vogel informacioni pas spektaklit te Petri Bozos thoshte se ky ka qene viti i pare ne historine e “Miss Globe” kur juria ishte unanime: Shqiptarja e meritonte te ishte fituese. Per te mos folur pastaj per entuziazmin e spektatoreve te shumte te salles, i kuptueshem per faktin se per te pestin vit, kompeticioni i bukurise, i treti per nga rendesia ne bote, organizohej ne Shqiperi. Brohorima te forta “Albania” degjoheshin sa here qe Almeda kishte radhen e parakalimit mbi pasarele, e aq here sa dy prezantuesve Hygerta Sako e Piter Bros, u mberrinin ne dore zarfet me emrat e 12-es, 5-es me te mire e me pas i fitueses. U shenua keshtu hera e pare qe nje kurore e permasave te tilla mbetet ne Tirane. 18 vjet pas shume spektaklesh bukurie, nje dyzine perfaqesimesh te bukurosheve shqiptare ne evente te ndryshme nderkombetare nje shqiptare mban mbi koken kuroren e “Miss Globe International”. I perket Almeda Abazit, 175 cm e gjate, floke te gjate ngjyre geshtenje (100% natyrale), sy kafe. Eshte nje vajze e bukur, qe ka prekur nje enderr dhe eshte gati te rende pas nje tjetre.

Ne fakt, po ta marresh per nga radha, kjo eshte e treta kurore per Almeden. Te paren e ka fituar fundvitin e shkuar ne “Miss Tirana 2007″, te dyten, jo me larg se ne qershor te “Miss Shqiperia 2008″. E treta eshte ajo e madhja e te 19 tetorit qe e fitoi ne spektaklin e organizuar ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

“E kush do ta mendonte. Kur filloi konkursi isha gati te vija bast qe nuk do te arrija as ne pese me te mirat”, thote bukuroshja. Konkuronte me 36 vajza te tjera, te ardhura nga te pese kontinentet e Globit. Secila bukuri e karakter me vete. Per Almeden, nje rivalitet mjaftueshem i forte, qe secila te ishte nje kandidate e mundshme. Nuk bindej as nga njerezit e shumte qe e rrethonin e ate nate, te cilet ishin gati ta vinin ate bast qe thoshte Almeda, jo vetem per pese me te mirat, por, pse jo, edhe per kuroren. Do te kishte qene ndryshe mbase sikur gjate javeve te turit neper Shqiperine Juglindore dhe minikonkurseve te organizuara ne Permet e Pogradec, Almeda te kishte fituar titullin “Miss Talenti” per te cilin kishte konkuruar ne qytetin liqenor. Kercimin e ka hobi dhe eshte shume e zonja ne belly dance, - kujtim nga vitet kur jetonte ne Stamboll se bashku me familjen. Ishte kandidate e forte gjate atij turi, por trofene e me te talentuares ia mori bukuroshja armene Inessa Tadevosyan. Nje tjeter prove qe ne “Miss Globe” do ta kishte shume me te veshtire se ne konkursin kombetar te bukurise qershorin e ketij viti. Aq sa duhet e forte qe Almeda te mos goxonte ta shqiptonte endrren e saj te madhe. Por nxeneseja e vitit te trete ne shkollen “Vellezerit Kajtazi” nuk e dinte se nderkohe e kishte fituar simpatine e drejtoreve nacionale qe kishin ndjekur turin e vajzave. Fliste kater gjuhe te huaja, dallohej per bukurine, por edhe tipin e permbajtur e fjalepake, nje nga ato qe nuk takohen rendom. Kjo e justifikon voten e tyre ne shumice per Almeden naten e spektaklit te “Miss Globe”. Dhe jo vetem. Ne nje mendje me ta qene edhe anetaret shqiptare te jurise. Duket normale qe ata te votonin per vajzen e vendit te tyre, por eksperienca thote qe jo gjithmone ka qene keshtu. Asnjehere madje. Qarkulloi si lajm menjehere pas spektaklit: Nder shqiptaret qe ishin zgjedhur nga producenti Petri Bozo per ne juri sivjet ishin Arta Dade, Rajmonda Bulku, Arian Cani, Hervin Culi, Halim Kosova etj., dhe nga te gjithe vetem njeri ka votuar kundra. Te tjeret, pwrfshirw (ccuditwrisht) edhe “Miss Globe 2007″, brazilianen Helen Cristina da Silva, bashkuan votat me nje pjese te mire te drejtoreve nacionale per te dhene ne fund ate verdikt qe nuk kishte ndodhur kurre me pare ne Tirane.

“Eshte kaq e cuditshme. Ditet pas spektaklit po rrjedhin kaq shpejt sa akoma nuk e kam marre veten. Me duket kaq e pabesueshme, sa nuk di ta gjykoj gjendjen ne te cilen jam. Ende nuk di ta them sa gje e bukur eshte te mbash mbi supe fashen e me te bukures se Globit”, thote Almeda. Eshte nje nga ato 17-vjecare qe kudo ndiqet nga e ema. Ka qene ajo njeriu qe e ka shtyre per se pari ta provonte ne “Miss Tirana 2007″, ne nje kohe kur ne planet e Almedes konkurset e bukurise as qe dukeshin ne horizont. Tani, mamaja eshte kudo pas saj, e ndjek kur jep intervista, kur pozon para aparatit, kur takohet me te panjohur. Ne festen e organizuar pas konkursit te bukurise Almeda i prezantoi adhuruesit e saj, - qe gjate gjithe kohes e mbajten te rrethuar per nje foto kujtim me te, - me te motren, Ilden. Eshte tre vjet me e vogel se Almeda, por ngjajne aq shume, si nga fytyra e fiziku, sa kushdo mund te betohej se edhe Ilda ne te ardhmen mund ta ndjeke shembullin e se motres. “Jane gjithmone me mua dhe nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, sepse familja eshte mbeshtetja ime me e madhe. Pa ata nuk do te kisha arritur asgje”. Per hir te atyre tre kurorva e qe mban Almeda sot, edhe ata kane rene dakort te ndryshojne te gjithe itinerarin e familjes Abazi. Sipas planeve ata duhej te ishin rikthyer me kohe ne Stamboll, ku kane jetuar per kater vjet. Prinderit e bukuroshes kane ngritur atje nje biznes udhetimesh turistike, por tani qe bija e tyre mban kaq shume tituj, kane ndryshuar mendje: Do te vendosen ketu pergjithmone. Me punet mund te merren edhe duke udhetuar shpesh drejt Turqise. E rendesishme eshte qe Almeda te mos i humbase shanset qe do te sjellin kurorat. Sa per fillim e ka nje burse studimesh “Nuk e di se si do te rrjedhin gjerat, por nuk do t’i them “jo”, botes se spektaklit. Endrra ime me e madhe, ajo qe ruaj ne sirtar qe kur kam qene femije ka qene tapeti i kuq”, thote Almeda”. “Kam filluar ta prek kete enderr, “Miss Globe” eshte i tille. Por dua akoma me shume. Dua Ameriken”. Ka filluar me kohe t’i ndjeje ndryshimet qe i fal nje kurore. Nga koha kur u kthye ne Shqiperi, rreth nje vit me pare, Almeda ishte nje vajze e zakonshme kryeqyteti, qe studionte ne nje shkolle private dhe kerkonte te arrinte rezultate te larta, vishej thjeshte me atlete dhe xhinse dhe jetes publike i rrinte sa me larg te mundej. Tani metamorfoza ka ndodhur jo vetem brenda garderobes, por edhe ne krejt jeten e saj. Ka filluar t’ia ndjeje lezetin edhe ketij stili te ri te jetuari. Muajt e fundit i kane mjaftuar te shnderrohet ne nje vajze te lirshme, qe takat e larta dhe veshjet chic nuk i ka me problem. Pozon lirshem edhe para aparatit fotografik, sikur te kishte vite qe ben modelen. Aktualisht u ka hapur dyert edhe ofertave per t’u kthyer ne imazhin i ndonje kompanie te madhe. Do te pranoje ndonje te tille pasi te kete peshuar mire nese eshte e pershtatshme per personazhin qe perfaqeson apo jo. Mund te shfaqet shume shpejt edhe ne rolin e prezantueses ne spektaklet e sezonit te ardhshem televiziv. E ka bere nje here kete lloj pune ne koncertin “Zjarri i Anadollit” dhe nuk e pengon asgje ta provoje edhe nje here te dyte. Sepse tani jeta e Almeda Abazit perfundimisht ka bere nje kthese te forte.

Gezuar Shen Valentinin : Happy Valentines Day

February 14, 2009

Ciljeta Feston 24 Vjetorin

February 13, 2009

Të mërkurën ka fikur 24 qirinj mbi tortë, njëra nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më seksi, Çiljeta Xhilaga. Në fakt ne menduam se Çiljeta do të organizonte ndonjë festë me shumë të ftuar Vip, por nuk ishte ashtu. Tek buzuk “Oaz”, Çiljeta kishte ftuar kryesisht familjarët e saj, kushërinjtë si dhe mikeshat e ngushta si Ingridi, Skandinada etj. Krahas tortës tradicionale ku ishte shkruar me krem torte dukshëm urimi dhe emri i saj, miqtë i kishin përgatitur edhe një mini spektakël.

Sapo preu tortën vajza e cila josh gjithmonë me sensualitetin e saj, i la hapësirë një tjetër vajze seksi e cila për kënaqësinë e saj dhe të të ftuarve, kërceu mbi tavolinë valle tipike arabe duke ekzaltuar ambientin. Prindërit e Çiljetës ishin në eufori për këtë përvjetor të vajzës së tyre. Dihet tashmë se ata kanë qenë përkrahësit kryesorë në karrierën e së bijës duke e mbështetur në çdo gjë, madje edhe në ato ide që mund të dalin jashtë mendësisë tradicionale të një prindi. Ndërkohë ndryshe nga prindërit, i fejuari i Çilit, Romeo megjithëse ishte i pranishëm në festë, nuk preferoi që t’i bashkohej grupit por qëndroi diku në një qoshe. Madje edhe paparaci nuk pati mundësi t’i bëjë qoftë edhe një foto pasi ai i urren blicët mbi fytyrën e tij. Kështu ka të ngjarë që në atë ambient, Çiljetës të mos i mbetet as edhe një kujtim në foto me të dashurin e saj për këtë përvjetor.

Rihanna raportuar viktima e se dashurit : Chris Brown

February 10, 2009

Kengetari Chris Brown e kthen veten ne polici pas ngjaret e dites te diele. Kengetari esht akuzuar nga policia me dhune ndaj nje femre. Te henen u raportua se Rihanna, e dashura e kengetarit 19 vjecar, ishte viktima e dhunes. Chris Brown pagoi $50,000 bonde. Ngjarja ndodhi ne mengjesin e Grammy Awards night, ku te dy kengetaret priteshin per te kenduar ne sken e asnje nga ata te dy nuk u shfaqen ne mbremjen. Asnje nga perfaqesuesit e tyre japin koment per ngjarjet e saj dite.

Pasi kompania Double Mint, Wrigleys, moren vesh per kete ngjarje pezulluan reklamen e tyre ku kengetari, Chris Brown reklamon Double Mint gum.

Bleona Qerreti - Një herë karriera, pastaj amësia

February 5, 2009

Këngëtarja Bleona Qerreti edhe pse tanimë është e martuar, nuk mendon që së shpejti të bëhet nënë. Arsyeja përse nuk e dëshiron që tani për tani të sjellë në jetë një bebe, është për shkak të angazhimeve të mëdha që i ka në karrierë. “Ta them të drejtën, amësia është një plan pak i largët, pasi në trurin tim ka hyrë keq emri Holliwood. Tani për tani, nuk mund të planifikoj të bëhem nënë”, shprehet ajo për “Kosova Sot”. Pjesën dërmuese të kohës ajo thotë se e kalon në studio në Amerikë, kështu që edhe me bashkëshortin Ganiun qëndron shumë pak kohë.

“Ganiu më bën më shumë lëshime dhe e kupton që unë nuk shpenzoj shumë kohë me të në shtëpi për shkak të karrierës sime.

Por, edhe pse nuk mund të qëndrojmë shumë kohë bashkë, dashuria jonë vazhdon të jetë e fortë, si gjithnjë. Zakonisht, largësia që kemi na e bën lidhjen më të freskët, se gjithmonë që shihemi kemi mall për njëri - tjetrin”, thotë ajo. Martesa nuk ka ndryshuar shumë te Bleona, ndonëse thotë se e ka bërë më të përgjegjshme për jetën dhe çdo minutë që e ka të lirë mundohet ta kalojë me Ganiun. Blona ka shumë përkrahje nga bashkëshorti, i cili nuk e pengon për asgjë, dhe për këtë ajo ndjehet shumë e lumtur. “Nga Ganiu kam shumë përkrahje. Ndihmesa më e madhe është që nuk është xheloz dhe që më kupton që unë më duhet të kaloj gjysmën e jetës nëpër avionë. Kjo është ndihmesa më e madhe, sepse nuk më pengon për asgjë”, thekson ajo. Bleona shpreson që këtë harmoni në jetën bashkëshortore ta ketë gjithnjë dhe të korrë edhe më shumë suksese në karrierën e saj muzikore.

Next Page »