Big Brother Albania 2: Nominimi i dhjete
April 20, 2009




Big Brother Albania 2: Eliminimi i nente
April 20, 2009

Big Brother Albania 2: Eliminimi i tete
April 20, 2009


Big Brother Albania: Nominimi i tete
April 6, 2009

Dritani

Aida

Bjordi

Mimoza

Big Brother Albania: Eliminimi i shtate
April 6, 2009

Big Brother Albania : Ani, dashuria e ndaluar dhe lidhja me Çiljetën
March 31, 2009
ELBASAN - Antonini, banori më i ri i Big Brother-it, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me staturën e tij të shkurtër, defekt qysh në lindje, pas sëmundjes së rubeolës që nëna e tij ka kaluar në shtatzëni, por edhe për faktin se vjen nga një fshat i largët, i quajtur Xibrakë, disa kilometra larg fshatit Shalës. Që të shkosh në shtëpinë e Anit, siç edhe të gjithë e thërrasin shkurt, do të duhet një mjet i fuqishëm, pasi gropat dhe balta e madhe janë të papërballueshme nga çdo lloj mjeti. Rruga e keqe sfumohet nga dashamirësia e banorëve, të cilët sapo e marrin vesh se jemi duke kërkuar shtëpinë e banorit më të ri të show-t televiziv. Ata thonë se janë shumë të kënaqur që Ani ka hyrë atje dhe që i përfaqëson si zonë. Të gjithë e ndjekin dhe janë bërë tifozë të zjarrtë të tij. Ata thonë se fshati i tyre do të bëhet i famshëm dhe ndoshta do t’i bëjnë edhe rrugën, e cila është një problem i madh për ta.
Mikpritja është edhe cilësia kryesore e familjes së Anit. Babai, Bashkimi, megjithëse ka kaluar probleme shëndetësore dhe paraqet një gjendje delikate, nxiton të tregojë gjithçka për të birin, qysh nga lindja e deri në momentin e hyrjes në Big Brother.
“Djali im nuk e ka të trashëguar të qenët xhuxh, por, në shtatzëni, gruaja ime, Hançja, u sëmur nga rubeola dhe nuk kishte asnjë mundësi për abort, pasi ishte vonë. Ne pritëm derisa lindi dhe madje i bëmë të gjithë analizat, sepse na thanë se mund të kishte probleme të shkaktuara nga sëmundja gjatë shtatzënisë. Lindi i shkurtër fare, me peshë 1.700 gram. Më ka ndihmuar Asqeri Kuqja, mjek në Belsh, nga ku e morëm fëmijën dhe e çuam tek specialistët më të mirë në Tiranë. Një mjek i njohur, që nuk ia mbaj mend emrin, më tha se djali do të kishte vetëm probleme në rritje dhe nuk do të kishte asnjë problem shëndetësor apo mendor. Kockat e gjymtyrëve, sipas mjekut, nuk do të zhvilloheshin. Kur ka qenë i vogël, Ani ka pasur probleme shëndetësore. Më pas gjithçka shkoi mirë nga ana e shëndetit por gjymtyrët nuk iu rritën. Unë e kam mbajtur afër gjithmonë. Shpesh, kur dilnim në qytet apo edhe në vende të tjera, njerëzit e shikonin dhe ai e kishte mjaft problem këtë. Ndihej në siklet, por më pas filloi të mësohej. E mbështetëm për të vazhduar shkollën e mesme në Belsh dhe fillimisht e kishte të vështirë. Falënderoj të gjithë mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme, pasi u kujdesën mjaft dhe e afruan, duke e bërë të ndihet njëri prej tyre. Ani ka shumë shoqëri dhe është një prej njerëzve më të dashur dhe të sinqertë që mund të njihni. Më pas, Bashkim Hysa, njeriu tek i cili punon Ani, duke shitur kaseta e disqe, e ka marrë dhe i ka dhënë shumë besim, duke e punësuar si dixhej nëpër dasma. Ikte në 6 nga shtëpia dhe vinte në mbrëmje.
Ka dëshirë të bëjë shtëpi të reja. Na ka ndihmuar shumë. Paratë e rrogës që fitonte Ani, i dorëzonte në shtëpi dhe babai i jepte pjesën që i duhej për të shkuar në punë, për ushqim e për kafe”.
Lidhja me Olën dhe më pas ndarja
Kunata e tij, Bukuria, tregon mbi lidhjen e Anit. Ajo thotë se ai hapej shumë me të. “Olën e kishte njohur në një dasmë në Lushnjë, tek gjyshja e saj, ku Ani kishte shkuar si dixhej. Flisnin bashkë, kishin ndërruar numrat e telefonit. Ani e kishte ftuar vajzën, e cila vjet ishte në vitin e dytë gjimnaz, në një mbrëmje mature në Belsh, ku ai ishte i ftuar si dixhej. Ola ka ardhur në Belsh, ka festuar me Anin atë natë dhe, në mëngjes, Ani e ka sjellë në shtëpi, ku ajo ka takuar prindërit. Vajza ishte normale dhe dukej mjaft e mirë. Madje, ajo thoshte se e donte Anin dhe se nuk e kishte problem se ai ishte me këtë lloj gjatësie. Ne i thamë sesi kishte ardhur problemi i Anit me sëmundjen nga lindja dhe se kjo nuk ishte e trashëgueshme. Familja e ka mirëpritur këtë lidhje dhe ne e kemi mbështetur, por me kalimin e ditëve, kontaktet u rralluan dhe komunikimi mes Olës dhe Anit u zbeh. Deri në tetor vazhdoi kjo situatë, por vajza vjen e takon Anin në Elbasan dhe kalon tek shtëpia e njërës prej motrave të tij. Ajo i kishte thënë se nuk e kanë lënë prindërit dhe se i kishin marrë telefonin. Atëherë, ai i blen një celular dhe një kartë, që ajo ta përdorte për të folur me të. Pas këtij momenti, vazhduan telefonatat deri në 24 dhjetor të vitit të kaluar, kur Ani kishte ditëlindjen, mbushte 23 vjeç. E priti atë ditë që të binte telefoni, por ai nuk ra asnjëherë dhe, nga ai moment, ai vendosi të mos kontaktojë më me Olën.
Historia me Çiljetën
Jo shumë kohë më parë, në Belsh vjen Çiljeta bashkë me këngëtarë dhe humoristë të tjerë. Ani nuk i humbiste lehtë këto gjëra. Shkoi në këtë koncert dhe atje, duke kërcyer, Çiljeta e shikon dhe e fton në skenë. Më pas e merr dhe e shëtit me makinë në qytet. Aty shkëmbejnë edhe numrat e celularëve dhe Ani bëhet pjesë e një videoklipi të këngëtares. Prindërit thonë se Çiljeta e ka ndihmuar që Ani të shkonte në Big Brother. Ajo e kishte numrin e telefonit të Anit dhe ia kishte dhënë gazetarit që ka komunikuar me Anin. Babai i tij, Bashkimi, tregon se kur atë natë Ani është kthyer në shtëpi, pasi i kishin propozuar të hynte në Big Brother, i ka thënë se kishte një surprizë. “Pa marrë pohimin në shtëpi, s’mund të them asgjë”,- u kishte thënë atyre të emisionit. “Vjen në shtëpi dhe më zgjon, pasi unë isha në gjumë. Më thoshte se kishte një surprizë. Unë ta japë lejen që të hysh, por ti vendos me mendjen tënde”. Të gjithë në shtëpinë e tij e kanë mbështetur dhe janë duke e ndjekur 24 orë në 24. Babai thotë se, deri tani, të gjithë banorët po sillen mirë me të. Ai shqetësohet se mos i bëjnë keq, pasi ai është edhe mjaft i ndjeshëm dhe do të ndihej keq nëse do të fillojnë të tallen e ta shajnë. Ani pëlqen shumë picën. I pëlqejnë shumë gjellët e ndryshme dhe pasioni i tij i madh është muzika dhe kërcimi.
Familja e Anit përbëhet nga babai Bashkimi, nëna Hançja, vëllai Shkëlqimi, kunata Bukuria dhe motrat e martuara Dhurata, Shegushi, Anila dhe Mirela. Kjo familje ka 9 nipër e mbesa. Ani është fëmija i vogël i shtëpisë. Emrin ia ka ngjitur vëllai, Shkëlqimi, pasi e kishte dëgjuar në televizor, si personazh i një filmi.
TUNA SEJDIU: Zbulohet lidhja e re me djalin e ambasadorit
March 31, 2009
Peshku i artë bie në duart e Tuna Sejdiut. Një histori e re ro mance duket të ketë për këngëtaren shqiptare nga Shkupi, Tuna Sejdiun. E shoqëruar nga një djalosh zeshkan, këngëtarja ditë më parë është parë në një nga lokalet e Prishtinës, ku sipas një burimi, i cili ka parë çiftin, raportet e tyre nuk dukej se ishin vetëm shoqërore. Sipas këtij burimi, ata kanë shkëmbyer përkëdhelje dhe puthje të shumta në lokalin
ku kanë qenë të pranishëm. Ndërsa, sipas një burimi tjetër që ka dashur të mbetej anonim, emri i
djaloshit i cili po shoqëronte Tunën, është Rilind Reka, bashkëpronar i lokalit Flirt Lounge (ish Hani i 2 Robertëve) të cilin Rilindi e menaxhon së bashku me Drin Zatriqin, lokal në të cilin gjejnë prehje gati shumica
e fytyrave publike. Kujtojmë që kohë më parë jeta private e këngëtares ka qenë mjaft e përfolur, madje më ishte shkruar se këngëtarja ështëfejuar, gjë që asnjëherë nuk e ka pranuar ajo. Por, kjo nuk
ishte e tëra pasi që atë kohë nuk munguan thashethemet se këngëtarja ishte shtatzënë. Pasi që ajo tashmë është në përfundim të studimeve në Selanik të Greqisë, kohëve të fundit atë nuk e lodhin udhëtimet e gjata. Gati çdo fundjavë ajo bën rrugën Selanik- Prishtinë dhe shkak i gjithë
këtij rrugëtimi është pikërisht Rilind Reka, djaloshi me të cilin Tuna ka gjetur gjuhën e përbashkët. Sharmante, ekstravagante dhe tepër e
pëlqyer nga publiku, si duket nuk ka pasur shumë fat në dashuri derisa tashmë gjendet në duar të sigurta. Ajo gjithmonë di të “gjuajë” gjërat
më të mira, pasi mësohet se Rilind Reka është djali i ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, z. Blerim Reka, një profesor shumë
i nderuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, vend ku ka filluar studimet edhe vetë këngëtarja. Ajo tashmë ka realizuar këngën e re të titulluar “E boj nxehtë” në bashkëpunim mereperin Vig Poppa, që është Vigani i grupit K-OS. Muzika është bërë nga Enis Presheva, ndërsa tekstin e ka
shkruar Vig Poppa. Tuna tregon se këngës së shpejti do t’i realizohet edhe një videoklip, i cili do të punohet në Shkup. Kënga është shumë ritmike dhe kombinim i zhanreve R&B dhe hiphop. “E boj nxehtë” do të jetë pjesë e albumit më të ri të Tunës, i cili do të dalë nga fillimi i verës. Tuna është e
kënaqur me punën rreth këngës, por nuk do të flasë paraprakisht nëse do të jetë hit ose jo, vetëm shton se, sipas atyre që e kanë dëgjuar gjer më
tash, është nuhatur një hit i ditëve të nxehta që do të vijojnë. Tuna ishte kualifikuar për në natën finale të festivalit maqedonas
për Eurovizion, që u mbajt më 21 shkurt, në sallën Universale në Shkup. Eshtë paraqitur në natën e parë të
festivalit, duke u renditur e katërta, falë votave të jurisë dhe të publikut. Ajo është pritur jashtëzakonisht mirë si nga juria, ashtu edhe nga
publiku dhe për këtë është ndarë tepër e kënaqur, por qëllimi i saj mbetet suksesi në natën e sotshme. “U prita shumë mirë në natën e parë,
por besoj se do të shkojë edhe më mirë të shtunën”, u shpreh ajo. Në këtë festival Tuna po konkurron së bashku me Igor Xhambazov-in, një
nga shoumenët më të njohur në Maqedoni dhe me grupin “Nokaut”, të cilët janë edhe autorë këngësh të zhanrit disko style, të titulluar “Pak
si naive”. Pos vëmendjes së madhe për interpretimin e drejtpërdrejtë në skenë është përkujdesur edhe për dukjen në përgjithësi. Një këngëtare si ajo që gjithnjë i kushton vëmendje performancës skenike, nuk ka se si në një festival të këtillë të mos e bëjë këtë. Kështu, grimin dhe flokët ia ka bërë Armend Gashi dhe Sellma, si gjithmonë, derisa veshjen e ka pasur kreacion të një të dizajneri të njohur grek.
Big Brother Albania: Nominimi i Shate
March 30, 2009

Republika

Adelajda

Aida

Qetsori
Big Brother Albania: Eliminimi i Gjashte
March 30, 2009

Lirita
Orinda dhe Rezi joshin me foto seksi
March 22, 2009
Është një foto seksi, me rroba banjo dhe që është publikuar këto ditë në faqet e internetit në facebook. Nuk bëhet fjalë thjesht për dy vajza të bukura, por edhe shumë të njohura, Orinda Hutën dhe Rezarta Shkurtën. Dy vajzat janë në rroba banjo, një foto që në fakt nuk i përshtatet stinës, pasi jemi në të dalë të dimrit, por gjithsesi jashtëzakonisht shumë e pëlqyer sidomos për fansat e tyre meshkuj. Duket qartë se aty Rezi dhe Orinda kanë preferuar që të fotografohen teksa looku i tyre është shumë i ngjashëm me njëra-tjetrën. Që të dyja me flokë me onde ngjyrë mjalti, stil tipik plazhi, me një truk pothuajse të njëjtë dhe me rroba banjo me ngjyra të çelta. Rezultati? Të dyja duken si binjake. Rezi dhe Orinda përveçse janë këngëtare dhe kolege, thuhet se janë edhe shumë mikesha të mira. Kjo vërtetohet edhe me faktin se në çdo festë ato i gjen gjithnjë pranë njëra-tjetrës. Një gjë tjetër që i bashkon është edhe fakti se të dyja janë në momente të mira të karrierës së tyre dhe në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për konkurrencë mes dy vajzave, pasi publiku i do dhe i kërkon në çdo koncert.




Recent Comments