Gezuar Shen Valentinin : Happy Valentines Day

February 14, 2009

Edhe flokët plaken

September 29, 2008

Me kalimin e moshës, flokëve nuk iu ndryshon vetëm ngjyra. Bëhen më të hollë, humbasin butësinë dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja të kurohen. Ja disa kura sipas problemeve që shfaqen

 

Image 

 

Hollohen sepse u mungojnë hormonet

Pas të dyzetave, para menopauzës, trupi prodhon më pak estrogjen, hormonin që ka një efekt pozitiv mbi ciklin jetësor të flokëve. Kur zvogëlohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i një enzime që është përgjegjëse për rrallimin e sasisë së fijeve të flokëve, si edhe për rënien e tyre. Ende nuk është zbuluar ndonjë metodë e përshtatshme për të kompensuar rënien fizike të flokëve. Atëherë janë shumë të nevojshëm flakonët riforcues, që janë me përbërje amineksili. Ky është një përbërës mjaft aktiv, që përmirëson ndjeshëm fiksimin e rrënjës së flokut në skalpin e kokës. Gjithashtu, duhen përdorur ushqyes, si: metiotina, cistina dhe tirozina, enzima të cilat e luftojnë veprimin e enzimës “armike”. Madje, këto substanca ndihmojnë sidomos që të mos dobësohen fibrat e flokëve.

Nëse rënia është në përmasa të mëdha, që bën të duken të zbrazëta pjesë të ndryshme të kokës, atëherë është e nevojshme të kërkohet ndihma e një dermatologu, si dhe të ndiqen  kura më të specializuara.

 

Zhvillohen pore kur humbet Keratina

Problemi i rënies së flokëve është i njëjtë me atë të plakjes së lëkurës. Me kalimin e kohës, reduktohen substancat e organizmit, që shërbejnë si izolues për qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre bëhen më të dukshme. Në rastin e flokut, ajo që reduktohet është sasia e keratinës dhe kolagjenit. Shtresat që i veshin këto qeliza epidermike humbasin kompaktësinë. Për këtë arsye, qelizat epidermike janë të pambrojtura nga veprimi i agjentëve të jashtëm dhe i rrezeve ultravjollcë. Për të mbrojtur flokët është e nevojshme që shampot normale të zëvendësohen me produkte të pasura me filtra UV dhe një herë në dy javë duhet të përdoret një maskë me vajra, sigurisht me bazë bimore. Meqë në këtë fazë poret e flokëve janë më të hapura, nuk do jetë aspak e vështirë që ta absorbojnë më mirë vajin, duke shtuar në këtë mënyrë hidratimin dhe kompaktësinë e tyre.

 

Humbasin shkëlqimin kur nuk reflektojnë mirë dritën

Guanina që i mbështjell flokët përbëhet nga shumë shkallëzime të mbivendosura. Kur niveli i ujit në brendësi të indeve fibrorë nuk është i mjaftueshëm, atëherë drita që bie mbi to nuk reflektohet mirë. Për të shpëtuar flokët pa shkëlqim nuk mjafton vetëm të ndryshohet lyerja apo t’i nënshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte që përmbajnë vitamina apo edhe aminoacide, që forcojnë rrënjën e flokëve. Ndërsa, për të ruajtur shkëlqimin e flokëve, duhen zgjedhur produkte me bazë silikoni.

 

Bëhen shpejt pis, sepse thithin smogun

Kur poret e flokëve janë të mëdha, ato rëndohen, sepse smogu dhe pisllëku, në vend që të largohen, penetrojnë deri në rrënjë. Në këtë rast është e domosdoshme të përdoret një shampo delikate, e cila përbëhet nga sasi minimale agjentësh përgjegjës për prodhimin e shkumës. Kështu, do të jetë e mundur që t’i lani çdo ditë flokët tuaj. Sugjerohen shampot, formulat e të cilave janë të pasuruara me alga të kuqe, pasi ato pastrojnë në brendësi, por me delikatesë. 

 

Këputen shpejt kur përmbajnë pak ujë

Merrni një fije floku që ju ka rënë në jastëk apo dhe në këmishë dhe shikoni me kujdes nëse ajo është me nyjë. Nëse jo, atëherë fija e flokut është këputur. Edhe në këtë rast, shkaku është mungesa e dehidratimit. Flokët jo vetëm që dobësohen, por duken më të ashpër dhe të pakrehur. Gjëja e parë që duhet bërë është përdorimi i një shampoje zbutëse, që përmban vitaminën B5.

Një herë në javë duhet bërë një masazh i flokëve të lagura me vajra me përmbajtje misri ose ulliri, që duhet mbajtur për rreth 15 minuta. Kjo lloj maske shërben për t’u rikthyer flokëve butësinë dhe elasticitetin.

 

Nuk e mbajnë gjatë krehjen, sepse janë të elektrizuar

Është normale nëse, pas të pesëdhjetave, edhe flokët të bëhen më të pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Për këtë arsye, shpesh, flokët janë të elektrizuar dhe të shpupurisur. Ka vetëm një mënyrë që t’i bindim flokët rebelë: ato duhet të krihen gjatë tharjes; kështu do të fiksohen më mirë. Do të ishte e këshillueshme që të përdoret edhe llaku në momentin kur kriheni. Gjithashtu, këshillohet që një herë në muaj t’i kërkonit parukieres tuaj t’ju bëjë një maskë me kolagjen, sepse kjo substancë i rikthen elasticitetin flokut. Nëse doni të dilni, por flokët nuk i keni të larë, atëherë përfitoni nga një banjë në vaskë. Mbështillini flokët me bigudi gjigande, futuni në vaskë dhe relaksohuni. Do të jenë avujt e ngrohtë ata që do të kujdesen për të fiksuar krehjen.

Ëndërron flokët e yjeve? Ja si t’i kesh

September 29, 2008

T’i imitosh nuk është e vështirë. Parukierët e tyre rrëfejnë sekretet e realizimit të krehjeve dhe ngjyrave të veçanta të flokëve të Angelina Jolie, Gisele Bündchen apo Jennifer Lopez. Këshillues më të mirë look-u nuk mund të kishit fatin të takonit. Shembujt i keni

 

Të çrregullta si Sarah Jessica Parker

Divja e “Sex and the city” ka flokë me onde të egra. Tani ka krijuar një krehje më moderne. Sekreti: Hair stilist-i i saj, Serge Normant, ka studiuar një rrugë të mesme mes  kaçurrelave dhe ricave të shkrifëta. Mund t’i realizoni në dy mënyra. Nëse keni flokë të çrregullt, thajini më parë me tharëse dhe me një furçë gjysmë rrumbullake për të krijuar format që rregullohen në fund me mashë. Formojini kaçurrelat me gjerësi të ndryshme për të pasur një look sa më casual dhe të shmangni ondet perfekte. Kush ka flokë kaçurrela, duhet t’i thajë me difuzor, t’i fiksojë ondet me karfica derisa të thahen dhe më pas të kalohen në mashë. Në të dyja rastet, për një rezultat sa më perfekt, përdorni shkumën. Mbi flokët e thatë mund të përdoren një llak që i lë ondet elastike dhe të rrjedhshme.

 

Onde si të Gisele Bündchen

Ondet e valëzuara të top modeles braziliane duken si të bëra me qëllimin për të tërhequr vëmendjen mbi trupin e saj perfekt. Sekreti: Sensuale, të egra dhe të rregullta në të njëjtën kohë, ondet e saj janë të rrjedhshme, të përdredhura, falë lëvizjes të ndryshme të gjatësisë dhe majës”, ka thënë parukieri  i saj, Harry Josh. Si krijohen? Me pjastër. E cila duhet përdorur duke lënë të lirë majat, që ashtu siç shihet në foto, ngelen të çlirshme, duke rritur butësinë. Nëse keni flokë të drejtë, duhet të vendosni bigudina dhe, pasi t’i keni hequr, mos përdorni krehër, por majat e gishtërinjve. Për t’i bërë të mëndafshtë si të Bündchen, tamponojini me lëngun e farave të linit.

 

Image 

 

Kaçurrela si Beyoncé

Sipas hair stylist-es së saj, Kimberly Kimble, sekreti i kaçurrelave spektakolare të këngëtares qëndron në faktin se janë elastikë, pa humbur volum. Për të krijuar këtë efekt, mos i thani flokët me tharëse, e cila i kreshpëron, por me difuzor, duke i lënë pak të lagur për një rezultat sa më natyral. Që pastaj mund të përmirësohet duke i masazhuar me vajra e lëngje që lejojnë formimin e një kaçurreli, i cili ndjek një lëvizje të rrjedhshme nga rrënja tek maja. Shmangeni këtë look, nëse nuk keni flokë kaçurrela. Permanenti e dëmton flokun, sepse shkatërron lidhjet mes aminoacideve të fijes, e cila humbet kështu 50 përqind të rezistencës.

 

Image 

 

Brune si Angelina Jolie

Angelina është prova që vërteton se jo vetëm biondet mund të jenë seks-bomba. Versioni platin stononte me linjat e saj aq të dukshme dhe nuk ia jepte kurrë pamjen që i jepnin flokët e errët. Tashmë, flokët e saj kanë një ton gështenjë të ngrohtë, që reflekton të gjithë dritën e syve të saj të kaltër. Ja edhe sekreti i zbuluar nga hair stilist-i i saj, Gibson: “bëhen disa fije shumë të holla një ton më të çelët sesa ngjyra natyrale e bazës në zonat që kornizojnë fytyrën, për t’i dhënë më shumë dritë. Goditjet bëhen vetëm në zonën e rrënjës, për të shmangur shpëlarjen e mëvonshme”. Këshilla e fundit: nëse keni flokë të hollë, si të sajët, shmangni krehjen super të drejtë dhe jepuni pak lëvizje në rrënjë dhe gjatësi.

 

Image 

 

Gështenjë si Jennifer Lopez

Gështenja e bukuroshes Jennifer Lopez ka një nuancë speciale mjaltë i artë. Perfekte për lëkurën e saj të errët dhe sytë gështenjë. “Sekreti qëndron tek fijet bionde, jo shumë të ndezura e as të zbehta, të cilat bëhen më të gjata përpara për të kornizuar fytyrën, më të holla e më të rralla mbrapa”, tregon koloristja e saj Rita Hazan. Nëse ju pëlqen ky look, ideal për flokët gështenjë, ju këshillojmë t’i thani në mënyrë të çrregullt, që të kenë një pamje homogjene. Mund t’i krihni me një furçë mesatare, nëse ju pëlqejnë me onde ose të përdorni pjastrën, duke e mbajtur në pozicion vertikal. Kështu do të keni flokë paksa të pakrehur, por të rregullt.

 

Të kuqe si Julianne Moore

Të imitosh look-un e aktores nuk është e thjeshtë, sepse e kuqja është një ngjyrë që u shkon atyre që kanë lëkurë të tejdukshme dhe sy të qartë. Nga ana tjetër, edhe tek ajo, sekreti ekziston. E zbulon Harry Josh, koloristi i saj: “Qartësohen me fije në ngjyrë ari, mat, shumë të holla”. Këshillohet ngjyra e kuqe për flokët e errur dhe prerjet e gjata ose të shkurtra, jo në gjatësi mesatare. Nëse ju pëlqen versioni i gjatë dhe i shkallëzuar i aktores, kujtohuni që herë pas here të kaloni gërshërën për të shmangur fijet e dyfishta. Përveçse janë joestetike, ky është edhe sinjali se është dobësuar kutikula. Nëse nuk prihen, dëmi zbret deri në fije dhe kështu flokët këputen.

Pikë e presje sipas modës

September 29, 2008

Pikë e presje sipas modës

 

Një model i ri flokësh, që ka tunduar edhe ato që vështirë se do mund t’i shihnim ndonjëherë me flokë të shkurtër. Por ja që ndodh edhe që të vësh gërshërën mbi flokë për hir të një modeli tendencë. Siç kanë bërë personazhet e ekranit dhe nuk janë dukur aspak keq

 

 

Nuk kanë luajtur kurrë lojë të fortë me flokët. Gërshëra mund të ketë shkurtuar maksimumi dy centimetra. Përjetësisht i njëjti model, me ndonjë ndryshim të vogël në ngjyrë ose në balluke. Ja që u desh moda e flokëve të sivjetshme, prerë e stiluar me presje, që t’i shihnim me flokë të shkurtuar edhe ato që nuk i kishim parë kurrë. Ndoshta sepse u ishte mërzitur modeli përherë i njëjtë. Ndoshta sepse kishin dëshirë për t’u bërë pak trendy ose ndoshta sepse po vjen stina e ngrohtë dhe flokët e shkurtër janë më të rehatshëm. Po pak rëndësi ka arsyeja. Ky stil duhet imituar.

 

Mariza Ikonomi

Le të dilte sa të donte moda me kaçurrela me fije a me stilime nga më të ndryshmet. Mariza Ikonomi nuk është joshur kurrë nga tendencat e parukerisë, siç kanë bërë të gjitha shoqet e saj. Por s’ka pak muaj që edhe Mariza u dorëzua dhe u vuri gërshërën flokëve të saj përjetësisht të gjatë. Ama balluket nuk i ngacmoi.

 

Zana Çela

Që në kohën e hit paradave të këngës në televizionin shqiptar, flokët e Zanës nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim për t’u mbajtur mend. Përveç ngjyrave, gjatësia dhe modeli kanë mbetur thuajse të njëjtë. Por një model, që askush nuk mund të thotë se nuk i ka shkuar për shtat. E ja, pas shumë vitesh në ekran, Zana Çela vendosi të ndiqte modën e këtij viti. Dhe flokët u shkurtuan.

 

Katie Holmes

Shumë thanë se shoqëria e ngushtë me Victoria Beckham e kishte bërë punën e saj. Ndaj edhe Katie u shfaq befas një ditë me modelin aq të ngjashëm me të Victoria-s. Po ç’rëndësi ka nëse e ka kopjuar apo jo. Me modelin e saj të ri të flokëve, gruaja e Tom Cruise-it duket se ka rilindur. Dhe ka pushtuar krejt papritur faqet e revistave, që e klasifikojnë si një fashioniste të thekur.

 

 

Eli Fara

Sikur të mos ishte për këtë foton, me siguri asnjë nuk do ta kishte besuar se edhe Eli Fara ka marrë guximin të presë flokët. Gati nuk numërohen vitet gjatë të cilëve supet ia mbulonin flokët e gjatë, rigorozisht të drejtë e të zinj pis. Por kur tendencat kalojnë më parë nga Nju Jorku, edhe tek Eli do të trokisnin me patjetër, qoftë edhe për ta bindur për një ndryshim jo pak të madh.

 

Victoria Beckham

Për sa kohë që veshja e saj klasifikohej përherë në vendin e parë të yjeve të veshura më bukur, askush nuk merrej me modelin e flokëve të Victoria-s. Një model si gjithë të tjerët: flokë gështenjë, të gjatë, herë me onde të mëdha e herë të drejtë. Por sapo fotot e saj me flokë të shkurtër pushtuan revistat, vëmendja u përqendrua menjëherë tek koka. Dhe këtë vit Victoria ishte sërish e para. Por në hit paradën e të veshurave më keq.

 

 

Rihanna

Ndoshta ajo mund të quhet edhe shpikësja e këtij modeli. Sepse ishte ndër të parat që u shfaq me modelin që bëri epokë e që duket se i zilepsi që të gjitha, madje edhe ato që kurrë më parë nuk kishin guxuar që të vinin dorë mbi flokët. Ndërkohë, Rihanna vazhdon ende ta shijojë suksesin e modelit të saj.

 

 

Enada Hoxha

Flokët e një balerine duhet të jenë detyrimisht të gjatë. Sepse janë më të lehtë për t’u kapur e stiluar nëpër skenat e baleteve klasike. Dhe Enada Hoxha i ka mbajtur përherë të tillë, në gjatësi poshtë supeve. Por ja që modeli i ikonave, stiluar me presje, nuk mund ta linte indiferente. Ndaj, për herë të parë primabalerina do të shfaqej me një look që ndoshta nuk do të përsëritet më. Flokët kanë filluar t’i zgjaten sërish.

 

Box

Ingrit Gjoni

Në fakt, këto nuk janë flokët e saj origjinalë. Bëhet fjalë për një paruke, që Ingriti e ka përdorur në klipin e saj më të fundit. Ama ato flokë mund të ishin edhe ngjitur pas kokës, mund të ishin edhe të një modeli tjetër. Por jo! Janë pikë për pikë sipas modelit që së fundmi i ka infektuar të gjitha. Ndoshta kjo është një provë, para se Ingriti të vendosë t’i shkurtojë flokët e saj gjithmonë të gjatë.

 

Modele Flokesh ne Mode

June 3, 2008

Me rastin e prerjes se flokut tim, po shkuaj kete tem sepse kam dal shum e pa kenaqur nga stili i flokut, dhe nuk dua qe ju te beni te njejtin gabim. Zakonisht i kam floket te gjat shum edhe me onde/kacurrele te lehta, kam shume koh qe nuk i kam prere floket me ndonje slil kushe e di sepse i kam kacurrela dhe nuk duket gjithsesi. Nje dit isha duke par televizor edhe ishte tema e modeleve te flokut, te gjitha modelet e rea, dhe mua me pelqeu nje model dhe doja ta provoja, keshtu qe vajta e i preva ashtu sic isha kurdisur. Modeli eshte shum i bukur por jo por jo per flokun tim, tani kam ngelur duke pare fotografite kur kisha flokun e gjate edhe me vjen aq inat me vete sa plas. Tani pra dua tju jap keshilla qe mos te perfundoni ne te njejten pozite si un.

Ne rradhe te pare, kur zjedh nje model floku duhet ta marresh me mend tek floku jot. E di qe e ke pare tek nje femer tjeter edhe i duken shum bukur, por floku kacurrel nuk pritet shum i shkurtert sepse pastaj ngel duke shtri floket did per dit e i djeg e perzhit kot.

Modeli i pare eshte shum i bukur, por kini kujdes ne qofte se konsideroni kete luk. Ky model del mire ne qofte se i keni floket te holla, te drejta, ose me pak onde. (modelja nuk i ka floket me onde natyrale jane te bera vet).
Kujdes, po i pate floket kacurrele as mos te shkoj mendja ti presesh me kte model fare.
ky model s’ka vdekje, i thjesht, i bukur, romantik, edhe kshu duhet ti kisha prere floket. As nuk do shum koh edhe duket bukur, i shtrire, kaccurel, ose me onde.
Nese do modelin e Rihannes duhet ti kini floket e drejta, dhe po i pate pak me onde e te rralla, duket bukur sepse i shtrin pa problem dhe vetem baluket kane pune.
Me siguri ky model te garanton dashnor. Kini kujdes sepse do te duket me bukur ne qofte se i keni floket natyrale te drejta.

keshtu i kam prere un floket, dhe do kisha ngelur me e kenaqur po mos ti kisha ber me shum shkallezim mbrapa sepse kur jane kacurrela nuk rrin mire fare. E rekomandoj kete model por pa shkallzim ekstrem nga mbrapa ne qofte se i kini floket kacurrela, nese nuk i kini jepi me shkallzim sepse u jep me shum volum.

Produkte Shtepiake per Floke me Shkelqim

May 15, 2008

Ne te gjith e duam flokun tone dhe nuk pertojme te provojme c’do produkt qe del neper dyqane, por pse te harxhosh leke kot kur mund te arrish te njejten qellim me produktet qe ke ne guzhine? Per floke te bukur dhe te shndritshme provo keshillat e meposhtme.

1. Shplarja flokeve me caj dhe birre eshte nje nga menyrat me te vjetra per ndricimin e flokut. Zje caj, lere te ftohet, dhe mbasi ke lare floket (shampo & balsamo), se fundi shplaj me caj te ftohte.

2. Sic verpron me cajin gjithashtu mund te perdoresh dhe birre pa gaz (hape birren dhe lere ti dale gazi komplet). Birra vepron si balsamo.

3. Gjithashtu lengu i limonit i perzjere me uje perdoret ne shplarjen e fundit te flokut per ti dhene ndricim dhe nje fresh luk.

5. Nje menyre tjeter per ndicimin e flokut eshte shplarja e flokut me uthull.

6. Per ti dhene ndricim dhe kure te njome flokut mund te perdoresht mjalte. Te besh nje balsamo nga mjalti perzje 3 luge me mjalte dhe 500 ml uje.

7. Perzje sasi te vogla sode me shampon qe perdorni rregullisht, kjo perzjerje heq piselliqet dhe yndyre nga floku dhe i jep ndricim.

8. Mund te besh shampo nga veza, perzje 1 veze, 1 luge vaj ulliri, 1 luge leng limoni, 1 luge sapun, 1 filxhan (filxhana te medhenj) uje ose caje. Perzje keto te gjitha per te bere shampo veze qe i jep ndicim flokut.

9. Zakonisht ne perdorim shampo per te lare floket, por provo nje here kete, ferko sode ne floke dhe ne skalp. Kjo thith vajrat dhe leshon lekuren e thare ne skalp. Shplaje koken mire me uje. Nga fillimi floku do te duket si i thare por pas ca javesh do te zhduket zbokthi dhe floku do te shkelqej.

Ju keshilloj qe mos te perdorni asnje mtode ne qoftese ju ben alergji.

As floku spo te degjon?

April 4, 2008

No matter what you do, how hard you try, you just cannot seem to get rid of that frizz. While it is starting to build up, you ignore it, because it mostly starts to show the most in the back of your hair. But you don’t see the back, right? Well, you can’t actually prevent the frizz from becoming the lion you don’t want it to be.

The reason for frizz even shows is that the ends are split and have split up towards the root. Elements like weather, blow-drying, elastics, clip, a forgotten trip to your stylist and a bad conditioner are the reason. Plain and simple.

Hair grows from up through the root and downwards to your desired length. If the end of a single strand of hair is split, then the hair will grow into two weak strands of hair as oppose to one healthy one. Considering you have an average of 150 000 hairs on your head that is an average 300 000 split ends. The ends are dry, and won’t grow. Well, they will grow, but upwards to become an even bigger split end. That’s when the halo of frizz begins to form around the center of your hair.

The hair is weak from process beyond your control and vitamins and nutrients have to be put back in. It will revitalize the elasticity in your hair, and give you a natural shine. Healthy hair, healthy shine.
But there are ways to get rid of it.
Doing any one or all of the following things are guaranteed to have great results and you can have the frizz to Frizz-Off!

Shiny Hair
# Visit your Stylist if the last time you saw her was over 6 months ago.
# Visit Wal-Mart or your local drug store and buy the quick fix VO5 Hot Oil Treatment. Use as directed and continue treatment once a week until product is finished. It helps put he moisture right back into your hair.
# Go to your Salon and ask them to give you a consultation. BC Bonacure and Joico’s Hair Repair Line have earned their reputation. Ask your stylist to suggest the best one for you.
# Leave your conditioner on for longer then 2 minutes while you bathe.
# Use BioSilk on dry hair to get rid of those stubborn hairs.

Muzik Shqip

April 4, 2008

Kjo eshte nje postim per informim faqesh, dhe per te mbushur kategorite.

Ne kemi disa faqe per muzik shqip te cilat jane: