Gezuar Shen Valentinin : Happy Valentines Day

February 14, 2009

Fustane Mature 2009

February 14, 2009

Modele fustane mature qe me pelqejne mua. Mos harroni goca, gjithmon kur shikon per nje fustan, ble nje qe i pershtatet trupit tend. Per cmimet e fustaneve, klikoni mbi foto.

Gjithmone me ka pelqyer nje fustan i tille me pjesen e kurrizit komplet jashte nuk arrita te gjej nje foto nga mbrapa. Po e gjeta do ta vendos se esht shume i bukur.

Po pate trupin elegant ky fustan duket shum i bukur. Jo vetem ne kte rast, po ne cdo rast, po e veshe trupin tend ashtu sic duhet gjithmon do te dukesh bukur! Jo te gjitha jemi elegante, te gjata, etj. Por ka shum stile te ndryshme qe i perket cdo lloj trupi.

Po pate trupin elegant ky fustan duket shum i bukur. Jo vetem ne kte rast, po ne c'do rast, po e veshe trupin tend ashtu sic duhet gjithmon do te dukesh bukur! Jo te gjitha jemi elegante, te gjata, etj. Por ka shum stile te ndryshme qe i perket c'do lloj trupi.

Dhe ky esht shum i lezecem po u vesh me shije.

Dhe ky esht shum i lezecem po u vesh me shije.Fustani nga Jovani Design

Ky fustan esht kopja e nje fustani qe ka veshur Eva Langoria tek nje red carpet event. Esht shum i lezecem edhe elegant per cdo mbremje. klikoni mbi foton per cmimet e fustanit.

Ky fustan esht kopja e nje fustani qe ka veshur Eva Langoria tek nje red carpet event. Esht shum i lezecem edhe elegant per c'do mbremje. klikoni mbi foton per cmimet e fustanit.

Ky fustan esht modeli tipic nga Jovani. Fustanet me lule abstrakte jane shume ne mode kete stine.

Ky fustan esht modeli tipic nga Jovani. Fustanet me lule abstrakte jane shume ne mode kete stine.

per maturat Shqipetare ky fustan esht BOMBE! Shumicat e maturave behen ne korrik edhe gocat jane te nxira nga djelli, ngjyra e bardh e ketij fustani rezullon e duket fantastike!

per maturat Shqipetare ky fustan esht BOMBE! Shumicat e maturave behen ne korrik edhe gocat jane te nxira nga djelli, ngjyra e bardh e ketij fustani rezullon e duket fantastike!

Dhe nje foto nga mbrapa sepse esht akoma me i bukur.

Dhe nje foto nga mbrapa sepse esht akoma me i bukur. Fustani nga La Femme

Ky fustan i jep kuptim fjales SEKSI, edhe modelistja me ngjan se esht Miss Kosova

Ky fustan i jep kuptim fjales SEKSI, dhe jo se e ka veshur bukuroshja Shqiptare

Pamja nga mbrapa.

Pamja nga mbrapa. Fustani nga Sherri Hill

Dhe nje tjeter nga La Femme.

Dhe nje tjeter nga La Femme.

Kini kujdes me sandalet. Mos i kombinoni me fustanin sepse duket si kur ishim femi e veshnim kukullat komplet me nje ngjyre. Disa kepuce ngjyre ergjendi se kombinojne me guret e pjeses se kurrizit, edhe nje cante te vogel ngjyre ergjendi te kombinoje me kepucet.

Kini kujdes me sandalet. Mos i kombinoni me fustanin sepse duket si kur ishim femi e veshnim kukullat komplet me nje ngjyre. Disa kepuce ngjyre ergjendi se kombinojne me guret e pjeses se kurrizit dhe bizhuterite, edhe nje cante te vogel ngjyre ergjendi te kombinoje me kepucet.

Ja dhe top modelja Shqipetare me nje fustan nga Jovani

Ja dhe top modelja Shqipetare me nje fustan nga Jovani

Sa te Bukura Miset tona! E zbukuron fustanin aq me shum

Sa te Bukura Miset tona! E zbukuron fustanin aq me shum

Ngjyre shum e embel edhe guret tek gjoksi jane fantastik!

Ngjyre shum e embel edhe guret tek gjoksi jane fantastik!

Super elegant! Fustan princeshe

Super elegant! Fustan princeshe nga Sherri Hill Pagent.

Vizitoni kete teme perseri sepse modele te tjera do shtohen se shpejti.

Edhe flokët plaken

September 29, 2008

Me kalimin e moshës, flokëve nuk iu ndryshon vetëm ngjyra. Bëhen më të hollë, humbasin butësinë dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja të kurohen. Ja disa kura sipas problemeve që shfaqen

 

Image 

 

Hollohen sepse u mungojnë hormonet

Pas të dyzetave, para menopauzës, trupi prodhon më pak estrogjen, hormonin që ka një efekt pozitiv mbi ciklin jetësor të flokëve. Kur zvogëlohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i një enzime që është përgjegjëse për rrallimin e sasisë së fijeve të flokëve, si edhe për rënien e tyre. Ende nuk është zbuluar ndonjë metodë e përshtatshme për të kompensuar rënien fizike të flokëve. Atëherë janë shumë të nevojshëm flakonët riforcues, që janë me përbërje amineksili. Ky është një përbërës mjaft aktiv, që përmirëson ndjeshëm fiksimin e rrënjës së flokut në skalpin e kokës. Gjithashtu, duhen përdorur ushqyes, si: metiotina, cistina dhe tirozina, enzima të cilat e luftojnë veprimin e enzimës “armike”. Madje, këto substanca ndihmojnë sidomos që të mos dobësohen fibrat e flokëve.

Nëse rënia është në përmasa të mëdha, që bën të duken të zbrazëta pjesë të ndryshme të kokës, atëherë është e nevojshme të kërkohet ndihma e një dermatologu, si dhe të ndiqen  kura më të specializuara.

 

Zhvillohen pore kur humbet Keratina

Problemi i rënies së flokëve është i njëjtë me atë të plakjes së lëkurës. Me kalimin e kohës, reduktohen substancat e organizmit, që shërbejnë si izolues për qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre bëhen më të dukshme. Në rastin e flokut, ajo që reduktohet është sasia e keratinës dhe kolagjenit. Shtresat që i veshin këto qeliza epidermike humbasin kompaktësinë. Për këtë arsye, qelizat epidermike janë të pambrojtura nga veprimi i agjentëve të jashtëm dhe i rrezeve ultravjollcë. Për të mbrojtur flokët është e nevojshme që shampot normale të zëvendësohen me produkte të pasura me filtra UV dhe një herë në dy javë duhet të përdoret një maskë me vajra, sigurisht me bazë bimore. Meqë në këtë fazë poret e flokëve janë më të hapura, nuk do jetë aspak e vështirë që ta absorbojnë më mirë vajin, duke shtuar në këtë mënyrë hidratimin dhe kompaktësinë e tyre.

 

Humbasin shkëlqimin kur nuk reflektojnë mirë dritën

Guanina që i mbështjell flokët përbëhet nga shumë shkallëzime të mbivendosura. Kur niveli i ujit në brendësi të indeve fibrorë nuk është i mjaftueshëm, atëherë drita që bie mbi to nuk reflektohet mirë. Për të shpëtuar flokët pa shkëlqim nuk mjafton vetëm të ndryshohet lyerja apo t’i nënshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte që përmbajnë vitamina apo edhe aminoacide, që forcojnë rrënjën e flokëve. Ndërsa, për të ruajtur shkëlqimin e flokëve, duhen zgjedhur produkte me bazë silikoni.

 

Bëhen shpejt pis, sepse thithin smogun

Kur poret e flokëve janë të mëdha, ato rëndohen, sepse smogu dhe pisllëku, në vend që të largohen, penetrojnë deri në rrënjë. Në këtë rast është e domosdoshme të përdoret një shampo delikate, e cila përbëhet nga sasi minimale agjentësh përgjegjës për prodhimin e shkumës. Kështu, do të jetë e mundur që t’i lani çdo ditë flokët tuaj. Sugjerohen shampot, formulat e të cilave janë të pasuruara me alga të kuqe, pasi ato pastrojnë në brendësi, por me delikatesë. 

 

Këputen shpejt kur përmbajnë pak ujë

Merrni një fije floku që ju ka rënë në jastëk apo dhe në këmishë dhe shikoni me kujdes nëse ajo është me nyjë. Nëse jo, atëherë fija e flokut është këputur. Edhe në këtë rast, shkaku është mungesa e dehidratimit. Flokët jo vetëm që dobësohen, por duken më të ashpër dhe të pakrehur. Gjëja e parë që duhet bërë është përdorimi i një shampoje zbutëse, që përmban vitaminën B5.

Një herë në javë duhet bërë një masazh i flokëve të lagura me vajra me përmbajtje misri ose ulliri, që duhet mbajtur për rreth 15 minuta. Kjo lloj maske shërben për t’u rikthyer flokëve butësinë dhe elasticitetin.

 

Nuk e mbajnë gjatë krehjen, sepse janë të elektrizuar

Është normale nëse, pas të pesëdhjetave, edhe flokët të bëhen më të pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Për këtë arsye, shpesh, flokët janë të elektrizuar dhe të shpupurisur. Ka vetëm një mënyrë që t’i bindim flokët rebelë: ato duhet të krihen gjatë tharjes; kështu do të fiksohen më mirë. Do të ishte e këshillueshme që të përdoret edhe llaku në momentin kur kriheni. Gjithashtu, këshillohet që një herë në muaj t’i kërkonit parukieres tuaj t’ju bëjë një maskë me kolagjen, sepse kjo substancë i rikthen elasticitetin flokut. Nëse doni të dilni, por flokët nuk i keni të larë, atëherë përfitoni nga një banjë në vaskë. Mbështillini flokët me bigudi gjigande, futuni në vaskë dhe relaksohuni. Do të jenë avujt e ngrohtë ata që do të kujdesen për të fiksuar krehjen.

Ëndërron flokët e yjeve? Ja si t’i kesh

September 29, 2008

T’i imitosh nuk është e vështirë. Parukierët e tyre rrëfejnë sekretet e realizimit të krehjeve dhe ngjyrave të veçanta të flokëve të Angelina Jolie, Gisele Bündchen apo Jennifer Lopez. Këshillues më të mirë look-u nuk mund të kishit fatin të takonit. Shembujt i keni

 

Të çrregullta si Sarah Jessica Parker

Divja e “Sex and the city” ka flokë me onde të egra. Tani ka krijuar një krehje më moderne. Sekreti: Hair stilist-i i saj, Serge Normant, ka studiuar një rrugë të mesme mes  kaçurrelave dhe ricave të shkrifëta. Mund t’i realizoni në dy mënyra. Nëse keni flokë të çrregullt, thajini më parë me tharëse dhe me një furçë gjysmë rrumbullake për të krijuar format që rregullohen në fund me mashë. Formojini kaçurrelat me gjerësi të ndryshme për të pasur një look sa më casual dhe të shmangni ondet perfekte. Kush ka flokë kaçurrela, duhet t’i thajë me difuzor, t’i fiksojë ondet me karfica derisa të thahen dhe më pas të kalohen në mashë. Në të dyja rastet, për një rezultat sa më perfekt, përdorni shkumën. Mbi flokët e thatë mund të përdoren një llak që i lë ondet elastike dhe të rrjedhshme.

 

Onde si të Gisele Bündchen

Ondet e valëzuara të top modeles braziliane duken si të bëra me qëllimin për të tërhequr vëmendjen mbi trupin e saj perfekt. Sekreti: Sensuale, të egra dhe të rregullta në të njëjtën kohë, ondet e saj janë të rrjedhshme, të përdredhura, falë lëvizjes të ndryshme të gjatësisë dhe majës”, ka thënë parukieri  i saj, Harry Josh. Si krijohen? Me pjastër. E cila duhet përdorur duke lënë të lirë majat, që ashtu siç shihet në foto, ngelen të çlirshme, duke rritur butësinë. Nëse keni flokë të drejtë, duhet të vendosni bigudina dhe, pasi t’i keni hequr, mos përdorni krehër, por majat e gishtërinjve. Për t’i bërë të mëndafshtë si të Bündchen, tamponojini me lëngun e farave të linit.

 

Image 

 

Kaçurrela si Beyoncé

Sipas hair stylist-es së saj, Kimberly Kimble, sekreti i kaçurrelave spektakolare të këngëtares qëndron në faktin se janë elastikë, pa humbur volum. Për të krijuar këtë efekt, mos i thani flokët me tharëse, e cila i kreshpëron, por me difuzor, duke i lënë pak të lagur për një rezultat sa më natyral. Që pastaj mund të përmirësohet duke i masazhuar me vajra e lëngje që lejojnë formimin e një kaçurreli, i cili ndjek një lëvizje të rrjedhshme nga rrënja tek maja. Shmangeni këtë look, nëse nuk keni flokë kaçurrela. Permanenti e dëmton flokun, sepse shkatërron lidhjet mes aminoacideve të fijes, e cila humbet kështu 50 përqind të rezistencës.

 

Image 

 

Brune si Angelina Jolie

Angelina është prova që vërteton se jo vetëm biondet mund të jenë seks-bomba. Versioni platin stononte me linjat e saj aq të dukshme dhe nuk ia jepte kurrë pamjen që i jepnin flokët e errët. Tashmë, flokët e saj kanë një ton gështenjë të ngrohtë, që reflekton të gjithë dritën e syve të saj të kaltër. Ja edhe sekreti i zbuluar nga hair stilist-i i saj, Gibson: “bëhen disa fije shumë të holla një ton më të çelët sesa ngjyra natyrale e bazës në zonat që kornizojnë fytyrën, për t’i dhënë më shumë dritë. Goditjet bëhen vetëm në zonën e rrënjës, për të shmangur shpëlarjen e mëvonshme”. Këshilla e fundit: nëse keni flokë të hollë, si të sajët, shmangni krehjen super të drejtë dhe jepuni pak lëvizje në rrënjë dhe gjatësi.

 

Image 

 

Gështenjë si Jennifer Lopez

Gështenja e bukuroshes Jennifer Lopez ka një nuancë speciale mjaltë i artë. Perfekte për lëkurën e saj të errët dhe sytë gështenjë. “Sekreti qëndron tek fijet bionde, jo shumë të ndezura e as të zbehta, të cilat bëhen më të gjata përpara për të kornizuar fytyrën, më të holla e më të rralla mbrapa”, tregon koloristja e saj Rita Hazan. Nëse ju pëlqen ky look, ideal për flokët gështenjë, ju këshillojmë t’i thani në mënyrë të çrregullt, që të kenë një pamje homogjene. Mund t’i krihni me një furçë mesatare, nëse ju pëlqejnë me onde ose të përdorni pjastrën, duke e mbajtur në pozicion vertikal. Kështu do të keni flokë paksa të pakrehur, por të rregullt.

 

Të kuqe si Julianne Moore

Të imitosh look-un e aktores nuk është e thjeshtë, sepse e kuqja është një ngjyrë që u shkon atyre që kanë lëkurë të tejdukshme dhe sy të qartë. Nga ana tjetër, edhe tek ajo, sekreti ekziston. E zbulon Harry Josh, koloristi i saj: “Qartësohen me fije në ngjyrë ari, mat, shumë të holla”. Këshillohet ngjyra e kuqe për flokët e errur dhe prerjet e gjata ose të shkurtra, jo në gjatësi mesatare. Nëse ju pëlqen versioni i gjatë dhe i shkallëzuar i aktores, kujtohuni që herë pas here të kaloni gërshërën për të shmangur fijet e dyfishta. Përveçse janë joestetike, ky është edhe sinjali se është dobësuar kutikula. Nëse nuk prihen, dëmi zbret deri në fije dhe kështu flokët këputen.

Pikë e presje sipas modës

September 29, 2008

Pikë e presje sipas modës

 

Një model i ri flokësh, që ka tunduar edhe ato që vështirë se do mund t’i shihnim ndonjëherë me flokë të shkurtër. Por ja që ndodh edhe që të vësh gërshërën mbi flokë për hir të një modeli tendencë. Siç kanë bërë personazhet e ekranit dhe nuk janë dukur aspak keq

 

 

Nuk kanë luajtur kurrë lojë të fortë me flokët. Gërshëra mund të ketë shkurtuar maksimumi dy centimetra. Përjetësisht i njëjti model, me ndonjë ndryshim të vogël në ngjyrë ose në balluke. Ja që u desh moda e flokëve të sivjetshme, prerë e stiluar me presje, që t’i shihnim me flokë të shkurtuar edhe ato që nuk i kishim parë kurrë. Ndoshta sepse u ishte mërzitur modeli përherë i njëjtë. Ndoshta sepse kishin dëshirë për t’u bërë pak trendy ose ndoshta sepse po vjen stina e ngrohtë dhe flokët e shkurtër janë më të rehatshëm. Po pak rëndësi ka arsyeja. Ky stil duhet imituar.

 

Mariza Ikonomi

Le të dilte sa të donte moda me kaçurrela me fije a me stilime nga më të ndryshmet. Mariza Ikonomi nuk është joshur kurrë nga tendencat e parukerisë, siç kanë bërë të gjitha shoqet e saj. Por s’ka pak muaj që edhe Mariza u dorëzua dhe u vuri gërshërën flokëve të saj përjetësisht të gjatë. Ama balluket nuk i ngacmoi.

 

Zana Çela

Që në kohën e hit paradave të këngës në televizionin shqiptar, flokët e Zanës nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim për t’u mbajtur mend. Përveç ngjyrave, gjatësia dhe modeli kanë mbetur thuajse të njëjtë. Por një model, që askush nuk mund të thotë se nuk i ka shkuar për shtat. E ja, pas shumë vitesh në ekran, Zana Çela vendosi të ndiqte modën e këtij viti. Dhe flokët u shkurtuan.

 

Katie Holmes

Shumë thanë se shoqëria e ngushtë me Victoria Beckham e kishte bërë punën e saj. Ndaj edhe Katie u shfaq befas një ditë me modelin aq të ngjashëm me të Victoria-s. Po ç’rëndësi ka nëse e ka kopjuar apo jo. Me modelin e saj të ri të flokëve, gruaja e Tom Cruise-it duket se ka rilindur. Dhe ka pushtuar krejt papritur faqet e revistave, që e klasifikojnë si një fashioniste të thekur.

 

 

Eli Fara

Sikur të mos ishte për këtë foton, me siguri asnjë nuk do ta kishte besuar se edhe Eli Fara ka marrë guximin të presë flokët. Gati nuk numërohen vitet gjatë të cilëve supet ia mbulonin flokët e gjatë, rigorozisht të drejtë e të zinj pis. Por kur tendencat kalojnë më parë nga Nju Jorku, edhe tek Eli do të trokisnin me patjetër, qoftë edhe për ta bindur për një ndryshim jo pak të madh.

 

Victoria Beckham

Për sa kohë që veshja e saj klasifikohej përherë në vendin e parë të yjeve të veshura më bukur, askush nuk merrej me modelin e flokëve të Victoria-s. Një model si gjithë të tjerët: flokë gështenjë, të gjatë, herë me onde të mëdha e herë të drejtë. Por sapo fotot e saj me flokë të shkurtër pushtuan revistat, vëmendja u përqendrua menjëherë tek koka. Dhe këtë vit Victoria ishte sërish e para. Por në hit paradën e të veshurave më keq.

 

 

Rihanna

Ndoshta ajo mund të quhet edhe shpikësja e këtij modeli. Sepse ishte ndër të parat që u shfaq me modelin që bëri epokë e që duket se i zilepsi që të gjitha, madje edhe ato që kurrë më parë nuk kishin guxuar që të vinin dorë mbi flokët. Ndërkohë, Rihanna vazhdon ende ta shijojë suksesin e modelit të saj.

 

 

Enada Hoxha

Flokët e një balerine duhet të jenë detyrimisht të gjatë. Sepse janë më të lehtë për t’u kapur e stiluar nëpër skenat e baleteve klasike. Dhe Enada Hoxha i ka mbajtur përherë të tillë, në gjatësi poshtë supeve. Por ja që modeli i ikonave, stiluar me presje, nuk mund ta linte indiferente. Ndaj, për herë të parë primabalerina do të shfaqej me një look që ndoshta nuk do të përsëritet më. Flokët kanë filluar t’i zgjaten sërish.

 

Box

Ingrit Gjoni

Në fakt, këto nuk janë flokët e saj origjinalë. Bëhet fjalë për një paruke, që Ingriti e ka përdorur në klipin e saj më të fundit. Ama ato flokë mund të ishin edhe ngjitur pas kokës, mund të ishin edhe të një modeli tjetër. Por jo! Janë pikë për pikë sipas modelit që së fundmi i ka infektuar të gjitha. Ndoshta kjo është një provë, para se Ingriti të vendosë t’i shkurtojë flokët e saj gjithmonë të gjatë.

 

Tani luaj me thonjtë

September 29, 2008

Më shumë sesa për një sezon të ri. Tendenca për të gjitha shijet: rozë romantike e femërore, e kuqe glamour dhe chic ose fluoreshente, trendy dhe zbavitëse. Dhe duart do të jenë më të bukura

 

Romantike me rozë

Për kë?

Për fillestaret e manikyrit, femrat romantike, admirueset e elegancës së matur, fanset e “lakuriqësisë” së duarve ose për ato që… janë gjithmonë me nxitim…

 

Nuancat 2008

Rozë pastel, rozë bon-bon, rozë e sheqerosur, rozë fluoreshente

Ke 5 minuta?

Apliko smaltin rozë me dy ose tre veprime. Vendos një shtresë smalti mbi thonj (2 minuta), prit 1 minutë, pastaj vendos shtresën e dytë (2 minuta). Por kujdes: në fund lëre të thahet plotësisht, për të mos e hedhur gjithë punën në erë.

 

Ke 10 minuta?

Vendos një bazë transparente për të mbrojtur thonjtë dhe që manikyri të zgjasë më shumë (1 minutë). Lëre të thahet për 1 minutë dhe më pas vendos dy shtresat e tjera të smaltit (5 minuta). Lëre të thahet për një minutë dhe më pas përfundo duke vendosur sipër një shtresë fiksuesi (2 minuta).

 

Ke 15 minuta?

Fillo operacionin “french manicure”! Vendos bazën (1 minutë) pastaj lëre të thahet për 1 minutë. Pastaj vendos linjën e hollë me smalt të bardhë, duke ndjekur mirë format natyrale të thoit (5 minuta). Lëre të thahet për një minutë dhe vendos dy shtresa smalti nga lart poshtë (5 minuta). Lëri të thahen për 1 minutë dhe përfundo duke aplikuar fiksues (2 minuta).

 

Këshilla

Nëse nuk ke kohë për të bërë “french manicure”, thjesht mund të ngjyrosësh ekstremitetet e thoit me një laps të bardhë.

 

Për cilat raste?

Në çdo rast! Chic dhe e rafinuar, ngjyra rozë u jep duarve një ton elegance të matur dhe natyrale.

 

 

 

Glamour në të kuqe

Sensual dhe tendencë, smalti i kuq mishëron bukurinë absolute. Atëherë nxirr thonjtë jashtë dhe bëhu e parezistueshme!

Për kë?

Për “femme fatale”, femrat e dashuruara, të djallëzuarat, modernet dhe mbi të gjitha për ato që dinë të jenë të duruara.

 

Nuancat 2008

Qershi, e kuqe korali, kumbull, mjedër, e kuqe e errët

 

Koha: 10 minuta

 

Vështirësia: 8  

 

Metoda

Vendos mbi thonj një bazë forcuese. Lërë të thahet për një minutë dhe më pas vendos shtresën e parë të smaltit të kuq, duke filluar nga qendra e thoit, duke kaluar pastaj nga e djathta në të majtë e duke lënë një hapësirë rreth 1 mm mes smaltit dhe lëkurës. Lëre të thahet për një minutë dhe më pas përsërite operacionin. Përfundoje duke vendosur një shtresë fiksuesi. Apliko gjithmonë duke filluar nga poshtë lart.

 

Këshillë

Smalti i kuq thahet lehtësisht. Sekreti është që ta vendosësh mbi thonj para se të fillosh të shohësh një film ose të lexosh një libër.

 

Kujdes!

Është një operacion delikat. Ulu në një vend komod që të aplikosh manikyrin pastër dhe mbaj gjithmonë gati një pambuk të lyer me aceton.

 

Për cilat raste?

Për një mbrëmje speciale, një takim romantik. Kombinuar me një fustan të kuq ose buzëkuq të po së njëjtës nuancë.

 

Fashion flesh

 

Për kë?

Për femrat që nuk u shpëtojnë tendencat, për natyrat alegro, për femrat e vendosura… me pak fjalë për të gjitha ato që dinë të guxojnë!  

 

Nuancat 2008

E verdhë, e gjelbër, violë, blu, portokalli

 

Vështirësia: 8  

 

Koha: 10 minuta

 

Metoda

Mënyra për të aplikuar një smalt fluoreshent është e njëjtë me atë të smaltit të kuq: zbulo të gjitha etapat për manikyrin perfekt.

 

Kujdes

Ky lloj smalti shkon me thonj të shkurtër në formë katrore. Efekti nuk do të jetë shumë elegant me thonj të gjatë.

 

Për cilat raste?

Stampat grafike dhe ngjyrat flesh janë protagoniste të modës dhe make up-it. Atëherë, për një stil tendencë, kombino thonjtë me look-un tënd.

Po mua cila ngjyrë më shkon?

September 29, 2008

Ke flokë të zinj, biondë apo gështenjë? Lëkura jote është e çelët, e grunjtë  apo e errët? Cilat ngjyra të shkojnë më shumë duke u bazuar në ngjyrën e tipareve? Ja këshillat tona

Lëkurë dhe flokë të çelët

Nëse ke lëkurë të qartë, sy blu, të gjelbër ose ngjyrë lajthie dhe flokë biondë, të kuq ose gështenjë të qartë

Zgjidh

Blu

Të gjelbër (sidomos nëse je kuqe)

Rozë, nuancat e vjollcës

Tonet e ngjyrës së kuqe të errët

Gri

Të zezë

 

Shmang

Nuancën e verdhë

Tonet portokalli

Tonalitetet bezhë: e bardhë e pisët, shampanjë

 

Grimi

Për sa i përket trukut, zgjidh pluhurat e argjendta dhe blu. Nëse të pëlqejnë bizhuteritë, zgjidh argjendin ose arin e bardhë

 

 

Lëkurë e hapur dhe flokë të errët

Nëse ke ngjyrë lëkure të qartë dhe sy të zinj ose kafe të errët. Flokët janë të zinj ose gështenjë e errët

 

Zgjidh

Blunë e thellë

Të kuqen dhe rozën ndezur, në përgjithësi ngjyrat me shkëlqim

Të gjelbrën ushtarake

Të zezën

 

Shmang

Tonet pastel

Kafen,

Bezhën

Të bardhën

 

Grimi

Zgjidh një makijazh me ngjyra të ngrohta në ngjyrat e tokës dhe bizhuteri të arta.

 

Lëkurë ngjyrë gruri, flokë të çelët

Nëse ke lëkurë të grunjtë ose të errët dhe sy të kaltër ose të gjelbër të çelët. Flokët janë biondë ose gështenjë e hapur

 

Zgjidh

Tonet bezhë, sidomos ngjyrën shampanjë

Të gjelbrën

Tonet e kafes

Portokallinë

Të kuqen

 

Shmang

Të zezën

Ngjyrën bordeaux

Blunë e errët

Të bardhën

 

Grimi

Truku duhet të jetë kafe në të artë ose bezhë, kurse bizhuteritë të arta

 

Lëkurë ngjyrë gruri dhe flokë errët

Nëse ke lëkurë ngjyrë gruri ose të errët, sy gështenjë të hapur ose të errët, flokët të zinj ose gështenjë të errët

 

Zgjidh

Blunë, sidomos atë të errët

Jeshilen e errët

Tonet e rozës

Të zezën

Tonet gri

Portokallinë

 

Shmang

Të verdhën

Bezhën

 

Grimi

Zgjidh një makijazh të argjendtë ose blu në tone të ftohta, kombinuar me bizhuteri prej argjendi ose ari të bardhë

Fytyre pa Ndricim

June 5, 2008

Kur pregatitemi per nje mbremje jasht, ose thjesht ne jeten tone ditore, bejme tualet dhe pas nje kohe te shkurtert fytyra ka nje ndricim, sodomos hunda. Meqe kjo gje nuk eshte e rralle, ne kemi pyetur disa lexues se si veprojne ne kete rast.

“Me ka then mami qe te lyej pambukun me alkol dhe te pastroj fytyren me te, gjithmone e bej dhe nuk kam e kam me problem.”

“Bej nje maske me veze dhe sheqer, i ben mire te gjitheve!”

“Nje here ne jave une perzjej lengun e portokallit me te bardhen e vezes edhe lyej fytyren per 10 minuta. E di qe nuk eshte ideale por punen e ben!”

“Perdor krem per fytyren dhe pastaj puder siper, zjat per nja 10 ore pa ndricim.”

Qime qe nuk Dalin (ingrown)

June 3, 2008

Si te hiqni qime qe nuk dalin (ingrown hair)


Nje ingrown hair eshte nje qime qe dridhet mbrapsh ne vetvete dhe fillon e rritet brenda ne rrenje, ose nje qime qe nuk munded te dale nga rrenja dhe vazhdon nen lekure. Ingrown Hairs jane zakonisht ngacmime te vegjel, por mund te jen edhe te dhimbshme. Mbi kete, nese nuk i kushtoni vemendje mund te infektohen. Fatkeqsisht, pothuajse cdo njeri do ket ndonje ingrown hair dikur, edhe nese rruheni rregullisht do i keni me te dendura. Besoj se do keni nje diku tani. Ndiq keto keshlla dhe leri qimet te dalin te lira.

1. Identifiko ingrown hair. Jo te tera pucrat ne lekure jane ingrown hairs. Ingrown Hairs zakonisht quhen Pucra Brisku dhe dalin ne lekure te ndjeshme sic eshte qafa, te mbrapmet e kembeve etj ku rruheni. Zakonisht kane nje acarim te vogel dhe duken si pucra te vogla. Jo duken, por jane pucra te vogla. Mund te mbajne paksa qelb dhe ne disa raste mund te plasen. Gjithashtu, mbase mundeni te shihni edhe qimen nen lekure nese nuk eshte shume serjoze.

2. Vendos nje komprese te ngrohte ne vendin e ingrown hairs per disa minuta. Besoj se e dini cfare jane kompresat. Thjesht nje cope rrobe e lagur. Ne rastin tone, te ngrohte, per te zbutur lekuren. Mbaje kete per disa minuta, dhe lage disa here ndersa ftohet kompresa. Nese shihet qimja ne siperfaqe, ky process e bie me siper. Nese nuk shihni qime fare, ky process e bie qimen qe ju ta shikoni.

3. Perdor nje gjilpere te sterelizuar ose nje piskatore per ta nxjere qimen nga lekura. Nese kompresi nuk e nxorri, mos gerrmo per qimen. Lere beje nje dite tjeter kur te dale vete. Nese mundeni, mundohuni mos ta shkulni qimen, por thjesht nxirreni nga lekura dhe lereni ashtu. Mundeni ta prisni paksa qe mos te dukeni keq por mundohuni ta lini qimen ashtu dhe mos perdorni brisk ne ate vend deri sa te qetesohet lekura, dhe te zhduket pucra.

4. Laje vendin me uje te vaket dhe nje sapun qe hidron lekuren. Nese nuk keni te tille ju duhet nje hidrator i vecante. Nese nuk keni as kete, mos e lani me sapun fare. Sapuni e than lekuren dhe do ju behet me keq.

5. Ver nje antiseptik ne vendin e ingrown hair. Nuk besoj se do ju hynte ne pune ndonje infeksio i vogel. Perdorni uj te oksigjenuar, iodio, alkol, betadine, ose po spatet asnje, vazhdoni alla Shqiptarce: Raki

Modele Flokesh ne Mode

June 3, 2008

Me rastin e prerjes se flokut tim, po shkuaj kete tem sepse kam dal shum e pa kenaqur nga stili i flokut, dhe nuk dua qe ju te beni te njejtin gabim. Zakonisht i kam floket te gjat shum edhe me onde/kacurrele te lehta, kam shume koh qe nuk i kam prere floket me ndonje slil kushe e di sepse i kam kacurrela dhe nuk duket gjithsesi. Nje dit isha duke par televizor edhe ishte tema e modeleve te flokut, te gjitha modelet e rea, dhe mua me pelqeu nje model dhe doja ta provoja, keshtu qe vajta e i preva ashtu sic isha kurdisur. Modeli eshte shum i bukur por jo por jo per flokun tim, tani kam ngelur duke pare fotografite kur kisha flokun e gjate edhe me vjen aq inat me vete sa plas. Tani pra dua tju jap keshilla qe mos te perfundoni ne te njejten pozite si un.

Ne rradhe te pare, kur zjedh nje model floku duhet ta marresh me mend tek floku jot. E di qe e ke pare tek nje femer tjeter edhe i duken shum bukur, por floku kacurrel nuk pritet shum i shkurtert sepse pastaj ngel duke shtri floket did per dit e i djeg e perzhit kot.

Modeli i pare eshte shum i bukur, por kini kujdes ne qofte se konsideroni kete luk. Ky model del mire ne qofte se i keni floket te holla, te drejta, ose me pak onde. (modelja nuk i ka floket me onde natyrale jane te bera vet).
Kujdes, po i pate floket kacurrele as mos te shkoj mendja ti presesh me kte model fare.
ky model s’ka vdekje, i thjesht, i bukur, romantik, edhe kshu duhet ti kisha prere floket. As nuk do shum koh edhe duket bukur, i shtrire, kaccurel, ose me onde.
Nese do modelin e Rihannes duhet ti kini floket e drejta, dhe po i pate pak me onde e te rralla, duket bukur sepse i shtrin pa problem dhe vetem baluket kane pune.
Me siguri ky model te garanton dashnor. Kini kujdes sepse do te duket me bukur ne qofte se i keni floket natyrale te drejta.

keshtu i kam prere un floket, dhe do kisha ngelur me e kenaqur po mos ti kisha ber me shum shkallezim mbrapa sepse kur jane kacurrela nuk rrin mire fare. E rekomandoj kete model por pa shkallzim ekstrem nga mbrapa ne qofte se i kini floket kacurrela, nese nuk i kini jepi me shkallzim sepse u jep me shum volum.

Next Page »