Babai Perdhunon Vajzen

June 3, 2008

Babai më përdhunon prej 11 vitesh. Nuk mundem të duroj më këtë gjendje. Kam tentuar disa herë të vras veten. Nuk kisha forcë ta denoncoja krimin se më kërcënonte mua dhe nënën”. Rrëfimi rrëqethës i një 18-vjeçareje nga Kukësi me banim në fshatin Laknas në periferi të kryeqytetit, ka ngritur në këmbë policinë. Brenda pak orësh në pranga ka përfunduar babai monstër, 58-vjeçari Ramadan Isufaj. I akuzuari për krimin makabër ka mohuar kategorikisht të ketë përdhunuar vajzën e tij. Duke parë dy qëndrime të kundërta, të vajzës që pretendon se është viktimë e përdhunimit, dhunës fizike dhe psikike të babait të saj, si dhe mospranimin e akuzës nga 58-vjeçari, burime policore thanë se po hetojnë për vërtetësinë e denoncimit të 18-vjeçares. Sipas të njëjtave burime, denoncimi mund të jetë bërë dhe për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj Isufajt, kjo për faktin se vetëm një javë më parë ai ka pohuar se ka gjetur gruan e tij, Shpresa në shtrat me një person tjetër.

Denoncimi
Me lot në sy, tejet e terrorizuar, 18-vjeçarja ka mbërritur në komisariatin nr.5 të policisë, ku ka denoncuar për përdhunim babanë e saj, Ramadan Isufaj. Vajza ka pohuar se është përdhunuar nga i ati që në moshën 7-vjeçare. Sipas policisë, për 11 vite me radhë 58-vjeçari dyshohet se në mënyrë sistematike ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse e denonconte. Madje, duke mos duruar turpin si dhe dhunimin nga i ati, 18-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet disa herë. Pasi kanë marrë rrëfimin e të dhunuarës, specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Krimeve Seksuale dhe Lirisë së Personit, kanë mbërritur në shtëpinë e Ramadan Isufajt duke i vënë prangat kryefamiljarit. Babai i katër vajzave, më e vogla prej tyre 15 vjeçe, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj bashkëshortes së tij, Shpresa Isufaj, 43 vjeç. Në fakt, vetë i akuzuari pretendon se denoncimi ndaj tij është bërë me qëllim nga vajzat, për fshehur tradhtitë e së ëmës.

Hetimi
Dyshimet e forta se denoncimi ndaj 58-vjeçarit është bërë me qëllim që të fshihet tradhtia bashkëshortore, ka bërë që policia të hetojë në disa pista. Për të zbardhur historinë e ndodhur në familjen kuksiane, së pari policia do të vërtetojë nëse vajza është përdhunuar sistematikisht. Ekspertiza e mjekoligjorëve do të hedhë dritë mbi këtë fakt. Një tjetër pistë që po hetohet është dhe fakti i denoncimit për të shpëtuar të ëmën. Aktualisht mbi supet e babait të katër vajzave rëndojnë akuzat e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale në gjini ose nën kujdestari”, “shkaktim të vetëvrasjes së mbetur në tentativë” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”.

Shoqja dhe Perdhunimi

April 5, 2008

Ne moshen 16 vjecare u njoha me nje djale qe ishte 18 vjec. Me pelqeu shume dhe folem disa here . Ai ishte shoku I ngushte I shoqes time me te ngushte, dhe ajo me shtynte qe ta takoja edhe me shume. Kaluan disa muaj dhe djali emigroi ne Itali. Mendoja se s’do ta shihja me; mirepo ai erdhi pas nje viti. Ate vere qe ai erdhi une bera nje nga vizitat e mia te rregullta tek shtepia e shoqes sime. Kur mberrita te shtepia e saj ajo me tha te prisja per te ne dhomen e saj dhe ashtu bera. Po prisja per te dhe ne vend qe te vinte ajo kishte derguar djalin qe pelqeja te dhoma. Me tha te zhvishesha por nuk pranova sepse si c’do vajze shqiptare kisha moralin dhe reputacionin te mbaja. Po ai nuk vonoi shume dhe me perdhunoi . Po qaja dhe I lutesha po ai sdonte t’ia dinte . Pas nje ore ai iku dhe ashtu me lot ne sy dola nga dhoma me carcafin tere gjak dhe I thashe shoqes time se Zoti do t’ia kthente te keqen qe me kishte bere mua. Dhe ashtu ndodhi. Kaluan 3 vite dhe une po shkoja ne shkolle te larte ne ate kohe. Ishte shume e veshtire per mua te beja jete normale pas asaj ngjarjeje po I dhashe force vetes dhe me ndihmen e te dashurit tim tani ja dola. Nje dite degjova nga njerez te ndryshem se nje vajze ne shkoder kishte vrare veten. Pyeta se kush edhe u shokova kur degjova se ishte shoqja qe e kishte bere te mundur perdhunimin tim. Me thane se kishte ngele shtatzene dhe nga turpi kishte vrare veten. Thelle ne shpirt me erdhi keq per te edhe pse e meritonte. Per djalin qe me perdhunoi degjova se ishte futur droges e krimeve te ndryshme ne Itali.Sic e permenda me pare tani kam nje te dashur qe me do dhe me respekton. Me ka ndihmuar qe te kaloj dhe kete ngjarje kaq te tmerrshme qe me ndodhi mua. Keshtu qe te gjithe: Kini kujdes nga shoqeria sepse jo gjithkush eshte I sinqerte!

Anonime nga shkodra