Si ka dale moda Buzkuqit

April 4, 2008

Nëse buzët janë të plasaritura dhe të thara, buzëkuqi nuk do të japë rezultat perfekt. Përdorni më parë një shtresë kremi të yndyrshëm.
Më pas dizenjoni kunturin e buzëve me një laps. Zgjidhni të njëjtën ngjyrë me atë të buzëkuqit. Mos përdorni lapsin për të zmadhuar buzët. Më mirë në këtë rast përdorni buzëkuq të shndritshëm dhe të qartë. Evitoni përdorimin e ngjyrave të ndezura dhe shumë të shkëlqyeshme në buzë të trasha. Për buzë të holla dhe nëse keni defekte me dhëmbët, përdorni buzëkuq në ngjyrë të qartë. Sfumoni buzëkuqin shumë të errët duke vendosur më parë mbi buzë një ton sysh, duke e përhapur me kujdes në buzë, pa krijuar shtresëzime. Nëse toni del jashtë buzëve dhe lë njollë, me një shufër të vogël pambuku të lyer me qumësht pastrues, eliminoni njollën dhe më pas rregulloni vendin e pastruar me pak fondatintë. Për një makiazh që duhet të zgjasë gjatë gjithë ditës, zgjidhni një buzëkuq që nuk përhapet. Shkëlqyesi u jep volum buzëve, por duhet vendosur vetëm në qendër të buzës, pasi të keni vendosur buzëkuqin, për t’i dhënë më shumë dritë buzëqeshjes tuaj. Nëse doni të vendosni buzëkuq gjatë ditës, eliminoni çdo gjurmë që ka lënë buzëkuqi i vendosur më parë, duke e pastruar me një shami të lagur.

Para Makiazhit

April 4, 2008

Perdorni nje krem hidratant perpara makiazhit, por jo nje krem shume te yndyrshem, edhe nese lekura eshte shume e thate. Beni kujdes kur te vendosni fondatinten, per te evituar njollat. Nese eshte nje produkt kremoz, vendosni nje sasi te vogel ne pellemben e dores dhe aplikojeni me sasi te vogla mbi fytyre, duke e perhapur mire me majat e gishterinjve. Nese nuk jeni te praktikuara dhe ndjeni veshtiresi me kete menyre, provoni te perdorni nje fondatinte kompakte dhe perhapeni me nje sfungjer pak te lagur per te nje efekt mbulues, dhe te thate per nje shtrese natyrale. Evitoni vendosjen e shtresave te tjera te fondatintes gjate dites. Aplikoni korrektorin perpara fondatintes, per te evituar njollat dhe defektet ne lekure.

Muzik Shqip

April 4, 2008

Kjo eshte nje postim per informim faqesh, dhe per te mbushur kategorite.

Ne kemi disa faqe per muzik shqip te cilat jane:

Shpejt ne Mengjes

April 3, 2008

Lyhuni Shpejt ne Mengjes

« Previous Page