Vjehrra ime shtrigë
December 2, 2008
|
Ka nga ato që kontrollojnë mbeturinat për të parë se mos ke hedhur perimet që sapo kanë nisur të zbuten, por ka edhe nga ato hipokondriket, që të gjenden në shtëpi në mes të natës, të bindura se po pësojnë një infarkt. Disa tregohen të gatshme për të mbajtur fëmijët, por kur ti ke vërtet nevojë, kanë disa punë urgjente për të zgjidhur; të tjerat fëmijët i mbajnë, por pastaj pretendojnë edhe të ndërhyjnë në çdo çështje të edukimit të tyre, sepse “në kohën e tyre gjërat ishin ndryshe”.
Klisheja është gjithmonë e njëjta: 1) gruaja e nxehur me mamanë e bashkëshortit; 2) burri që nuk i thotë asgjë mamasë; 3) gruaja e nxehur me bashkëshortin. Dhe konflikti i vjetër ecën me kohën. Grupe nusesh “desperates” nuk ngurrojnë të shkruajnë disa deklarata dashurie edhe nëpër faqe interneti të llojit: “gjermanët i thonë vjehrrës “schwiegermutter”, një fjalë që të kujton “schwiegermonster”, pra shkurt “ankth”’.
Sekretet për të bashkëjetuar në harmoni Po përse marrëdhënia me mamanë e tij është shpesh konfliktuale? Dhe cili është sekreti për një bashkëjetesë të qetë? Janë pyetur për këtë seksologë dhe psikoterapeutë në mbarë botën. “Kemi pasur në terapi vjehrra që e kishin shumë të vështirë të vazhdonin lidhjen me djemtë e tyre pas martesës së këtyre të fundit, për shkak se nuset nuk donin të shkonin për t’i takuar, i ndalonin të kujdeseshin për nipërit dhe refuzonin çdo lloj ndihme për pazarin apo pastrimin e shtëpisë. Ndonjëherë ato janë gra të thjeshta, që duan vetëm të ndihmojnë; në raste të tjera, është e kundërta: bëhet fjalë për gra “të forta”, që duan të vendosin rregullat. Vjehrrat më të vështira janë mamatë e djemve, sepse vajzat i pranojnë në jetën e tyre më me lehtësi mamatë e veta, duke përjashtuar ato të partnerëve”. Në rast se nusja nuk grindet me vjehrrën hapur, delegon bashkëshortin si zëdhënës. Pastaj zihet me të. Kontradiktat lindin nga frika e nënave që i biri do martohet, përveçse me gruan, dhe me vlerat, mënyrat e të menduarit dhe sjelljet e familjes së saj. Shembull: ai mund të admirojë hapur mamanë e asaj që punon dhe, ndoshta, pa dashur, ta bëjë mamanë e tij të ndihet një shtëpiake të pavlerë. “Dhe ndërmjet vjehrrit dhe dhëndrit mund të lindin fërkime, sidomos kur është një baba xheloz për të bijën ose më i pasur dhe i pushtetshëm se i shoqi”, sqarojnë specialistët. “Por, në përgjithësi, dëshira për të pasur marrëdhënie familjare të ngushta i përket pak botës mashkullore”.
Lojë rolesh
Kur të mos marrit vesh vë në rrezik martesën? Përgjigjen psikoterapeutët: “Kur partneri nuk shfaq kurrë solidaritet me të shoqen kur kjo kritikohet dhe i beson vetëm të ëmës për zgjedhjet e rëndësishme. Kur palët jetojnë shumë afër dhe vjehrra nuk i bie ziles, por përdor çelësat për të hyrë në shtëpi. Kur ajo “i fryn zjarrit” në çastin kur ka grindje, mbështet të birin në rast se ka tradhtuar të shoqen dhe e mbron duke mbuluar gënjeshtrat e tij”. Jo gjithmonë, ama, mënyra më e mirë për të mbrojtur hapësirën tënde është agresioni. Më mirë të tregohesh diplomate: për shembull, mund t’i thuhet vjehrrës të lajmërojë para se të kalojë për t’ju takuar, që të organizoheni për t’i kushtuar më shumë kohë.
Me gjithë të tëra këto, mamaja e tij mund të bëhet një mikeshë; është e mundur edhe që të ndërrojë një aleancë me nusen, pa dijeninë e të birit: “Nuk keni pse të keni frikë, sepse ju jeni gruaja dhe ajo është mamaja; mund të jetë një grua që ndërhyn, por edhe e gatshme për të ndihmuar. Vjehrra mund të ketë dëshirë t’ju dojë edhe ju”, përfundojnë specialistët. Ndoshta nuk është më aq e vërtetë ajo që mund të thonë disa gjyshe tërë temperament: “Vjehrrat janë të mira në shtëpi vetëm në pikturë”. Me siguri flisnin për vete: ishin mamatë e baballarëve tanë (jo shumë larg këtyre të sotmëve në fakt) dhe vjehrrat e mamave tona të mira.
1. Prezantohu me sinqeritet, shfaq një sjellje miqësore dhe përpiqu të kuptosh çfarë roli ka vjehrra jote në familje. 2. Mos ji skajshmërisht xheloze; shfaq edukatë, respekt dhe, nëse është e mundur, konfidencë. Mund të kritikosh familjen e origjinës vetëm nëse je anëtare e saj, por është shumë e vështirë të japësh gjykime të tilla po të jesh në rolin e nusesh. 3. Nëse vjehrra jote është e nervozuar, kërko armëpushim. 4. Bëj një marrëveshje me partnerin dhe pastaj lejoji të tijtë të kujdesen për fëmijët dhe për shtëpinë. 5. Kujtohuni që edhe ju do bëheni vjehërr ose mund të jesh tashmë! Në rast se partneri yt ka shumë përgjegjësi familjare, përpiqu ta mbështesësh dhe mos u bëj problemi i tij i tretë.
Somario “Shqetësohuni në rast se ju hyn në shtëpi pa ju thënë. Dhe më shumë akoma, në rast se fsheh gënjeshtrat e të birit”
Dicitura Skena nga filmi “Monster-in-law”, ku Charlie (Jennifer Lopez) duhet të përballet me të papërballueshmen Viola Fields (Jane Fonda), mamanë e bashkëshortit të saj të ardhshëm |
Dasma: çfarë po dhe çfarë jo
October 20, 2008
Cilat janë rregullat e përgjithshme të këshilluara për një dasmë perfekte? Si mund të shmangen gafat? Ja disa nga pikat kryesore që duhen pasur parasysh dhe disa të tjera që nuk duhet t’i çoni as nëpër mend
Po
Fustani perfekt: i gjatë, i shkurtër ose pantallona
E bardha mund të përdoret edhe për një martesë të dytë
Kristale të shndritshëm për fustanin dhe aksesorët
Transparencë me masë
Vello e shkurtër ose super e gjatë
Buqetë lulesh me dy ngjyra
Një spilë në flokë
Make-up natyral: sy prej drenushe, por gojë e dukshme
Unaza e fejesës në gisht
Për dhëndrin, kostum ose shumë i errët, ose i bardhë
Një lule e freskët në xhaketën e dhëndrit dhe të të ftuarve
Orë platini për dhëndrin
Një foto e të dyve në ftesë
Jo
Buqetë në formë ujëvare nëse nusja është e shëndoshë
Abronxaturë e theksuar
Syze dhe orë
Çantë
Të brendshme me dantella e tyl në formë frude (rrezikojnë t’u duket forma poshtë fustanit)
Rrip shumë i madh
Manikyr “tronditës”
Smoking (ngelet një veshje mbrëmjeje)
Dorezat e veshura (mbahen gjithmonë në dorë)
Kostum dopiopet
Veshje me shkëlqim, të bardha ose të zeza për të ftuarit
Një parfum shumë i fortë
Një banket që zgjat në përjetësi
Dhëmbi i parë i bebit tim
October 16, 2008
Dalja e dhëmbëve është një nga shqetësimet më të mëdha. Mësoni si të kujdeseni për bebin, nga shenjat e para, te përdorimi i furçës së dhëmbëve

Për disa, dalja e dhëmbëve është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, për të tjerë është histori që zgjat një natë. Dalja e dhëmbëve zakonisht fillon rreth moshës 7 muaj, për disa fillon shumë më shpejt ose më vonë. Të parët dalin dy të mesit poshtë, më pas ata të mesit lart, pastaj dhëmbët anash tyre, fillimisht poshtë dhe pastaj prapë lart. Plasja e dhëmballës shkakton një ngjyrë të mavijosur, por kjo është normale.
Si mund ta kuptoni ju që bebit po i dalin dhëmbët? Nga disa shenja të veçanta:
Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës, ngaqë lëkura laget nga jargët. Për të parandaluar këtë, fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë.
Pak kollë. Pështyma e tepërt shkakton kollë. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. Bebi vazhdon të kollitet, sepse i duket një lojë me zërin.
Kafshimi. Bebi kafshon çdo gjë që i zë dora, që nga dora e vet, gjirin, gishtin e ndonjë të panjohuri, sepse kjo lehtëson dhembjen.
Dhembja. Ka bebe që kanë mjaft dhembje dhe të tjerë që nuk paraqesin asnjë lloj dhembjeje.
Irritimi. Dhembja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irritohet, ashtu si çdokush që vuan nga dhembjet.
Mospranimi i ushqimit. Bebi duket i uritur, por kur fillon të thithë, dhembja dhe sikleti shtohet, ai shkëputet nga gjiri apo shishja, që i donte shumë më parë. Kjo gjë përsëritet dhe bebi do të ushqehet, por më pas nuk pranon.
Jashtëqitjet e ujshme. Daljet jashtë më të holla mund të shkaktohen nga sasia më madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. Por, nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër.
Temperatura (37-38 0C) Mjekët s’e pranojnë, por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me temperaturë, për shkak të përskuqjes në vendin e daljes së dhëmbit. Konsultohuni me pediatrin, nëse temperatura vazhdon për më shumë se 3 ditë.
Çrregullimet e gjumit. Shpesh, nga dhembja e daljes së dhëmbëve, fëmijës i trazohet edhe gjumi.
Fryrja e mishrave të dhëmbëve. Këshillohen kompresa të ftohta për të ulur vështirësitë.
Tërheqin veshët ose fërkojnë mollëzat. Shpesh dhembja e dhëmbëve shpërndahet në veshë dhe mollëza dhe bebi tërheq veshët ose fërkon mollëzat herë pas here.
Duan të përtypen gjithë kohën. Duhet t’i jepen banane të ngrira, akull të futur në një napë, lodra plastike etj. Edhe thjesht një fërkim i mishrave me to, e lehtëson dhimbjen. Gjithashtu, edhe një fetë molle e ftohtë, e mbështjellë me një napë, mund të ketë efekt qetësues, nëse e vendosim mbi zonën e acaruar.
Duan të pinë lëngje të ftohta
Duan të hanë gjëra të ftohta
Kur asgjë nuk e ul dhembjen, mund të përdorni Paracetamol (Tempra Tylenol). Mos përdorni pije alkoolike, se janë një helm i rrezikshëm për bebin. Edhe një provë e vetme mund të bëjë që bebit t’i pëlqejë dhe të mësohet me to.
Higjiena e gojës duhet të fillojë te bebet që me daljen e dhëmbit të parë, kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Nga fundi i vitit të parë të jetës, kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë, ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë. Goja e fëmijës përmban miliona baktere, duke përfshirë edhe streptokokun, i cili është përgjegjës për fillimin e krimbjes së dhëmbëve. Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen bebin, rreziku shtohet, sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur. Për këtë arsye, vizita e parë e fëmijës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muaj.
Dieta e ushqyerjes ka gjithashtu një rëndësi shumë të madhe për dhëmbët e fëmijës. Në studimet e fundit rekomandohet që qumështi i gjirit të jetë ushqimi i vetëm për fëmijët deri në 6 muaj. Ushqimet e forta mund t’i fillohen fëmijës rreth moshës 6-8 muajsh, zakonisht mbasi fëmijët të kenë fituar një kontroll të mirë të kokës dhe qafës. Në këtë fazë mund të fillohet me miell orizi dhe më vonë me fruta e perime të shtrydhura. Fëmijët nuk duhet të lejohen që të përdorin për një kohë të gjatë shishe me thithje. Prirja e lëngjeve të frutave për një kohë të gjatë ka të ngjarë të shkaktojë krimbje. Jo vetëm prishja e dhëmbëve, por dhe kequshqyerja dhe shtati i shkurtër janë të lidhura me përdorimin e tepërt të tyre. Duhet që lëngu i frutave t’u jepet në filxhan (jo në biberon) dhe të pihet gjatë ditës, jo para se bebi të vihet në gjumë.
Zakoni i gishtit në gojë
Mbijetesa e fëmijës varet nga aftësitë për të thithur e jo vetëm kaq, por me anë të gojës bebi njeh botën që në barkun e nënës foshnjat thithin gishtin e madh të dorës dhe ky zakon vazhdon edhe më pas, kur bebi për të qetësuar veten (kur është i lodhur apo i mërzitur), fut gishtin në gojë. Në përgjithësi fëmijët heqin dorë vetë nga ky zakon rreth moshës 4 vjeç. Po të vazhdojë ky zakon deri në kohën kur dalin dhëmbët e përhershëm, ekziston rreziku që të shkaktohen shformime të qiellzës e të dhëmbëve. Shkalla e dëmtimit varet nga frekuenca, intensiteti, kohëzgjatja e mbajtjes në gojë të gishtit, si dhe pozicioni. Ky zakon mund të ndikojë gjithashtu dhe në defekte të shqiptimit. Frenimi me dhunë i këtij zakoni mund të shoqërohet me probleme në të mësuar, urinimin në shtrat, apo fillim i zakoneve të reja në periudha të mëvonshme.
Nëse fëmija juaj mban gishtin në gojë pas moshës 4 vjeç, ndiqni këshillat e mëposhtme:
Në vend që t’i bërtisni fëmijës kur fut gishtin në gojë, lavdërojeni atë kur nuk e mban gishtin në gojë.
Nxisni fëmijën që të përdorë të dyja duart për të ngjyrosur, për të plotësuar lojëra formuese apo për të bërë gjithçka që mund të mbajë duart e tij në aktivitet.
Për ditët që fëmija nuk e fut gishtin në gojë duhet t’i jepni diçka që ai e pëlqen, t’i tregoni një përrallë më shumë, t’i dhuroni një libër.
Nëse fëmija e ka zakon që ta mbajë gishtin në gojë natën, atëherë jepini një lodër.
Fëmija duhet të kujtohet që është mirë mos ta fusë gishtin në gojë. Një fasho rreth gishtit mund ta ndihmojë.
Romantik?! Vetëm në shtrat JO.
October 16, 2008
Romantik?! Vetëm në shtrat JO. Takimi me të ka shkuar si duhet. Më në fund, po ndiheni e tërhequr prej një mashkulli, që duket se i ka të gjitha. Atij nuk i mungon as sensi i humorizmit, dhe as e shumëpëlqyera xhentilesë. Sigurisht gjëja e parë që bëni është t’ia tregoni me vrap shoqeve sesi ai ju solli një tufë me lule, apo sesi ju dhuroi një puthje të ëmbël duke ju uruar natën e mirë.
Padyshim, këto janë sjelljet tipike të çdo mashkulli, por vetëm sespe ai dëshiron t’ju bëjë të tijën. E ndërsa, në imagjinatën e femrave, trillohen lloj lloj historish romantike me TË, AI, ka të tejra mendime në kokë. Mendimet sesi do të jeni ju në shtrat. Dhe mos kujtoni, se pasi ju keni fjetur me të, quheni zyrtarisht të lidhur. Jo, jo. E vetmja lidhje që ka ekzistuar, ka qenë ajo e organeve tuaja gjenitale. Akoma më keq do të ndiheni, nëse kërkoni që Ai të mbetet ai tipi romantik i fillimit edhe në krevat. Por, më mirë lexoni këshillat e mëposhtme, që megjithëse do t’ju shkundin ca, me siguri do t’ju mësojnë gjëra interesante që duhet t’i mësoni për botën mashkullore.
|
Më thuaj ç’shenjë ka të të them si është në shtrat
October 16, 2008
Nëse doni të mësoni sesi të krijoni atmosferën e duhur në ato momentet intime kur jeni vetëm me të, atëherë besojuni këshillave të yjeve.
Çfarë vlerëson mashkulli i shenjës së Dashit? Si mund të joshësh dikë që i përket shenjës së Binjakëve? Po Peshqit, e dini si mund t’i bëni për vete? Joooo?! Atëherë besojuni këshillave të mëposhtme, të sugjeruara nga yjet.
Erotizmi i shenjës së Dashit
Meshkujt e shenjës së Dashit janë gati për “sulm” dhe nuk kanë shumë nevojë për t’i ndezur seksualisht. Dëshira e vetme e tyre është: t’i dhurojnë sa më shumë kënaqësi femrës së tyre. Por, nëse nuk e arrijnë këtë gjë, atëherë egoja e tyre mashkullore është goditur rëndë. Meshkujt e kësaj shenje mund të përshtateten duke huazuar paralojën e zgjatur, ledhatimet dhe fjalët e ëmbla për ta kënaqur sa më shumë femrën e tyre.
Nuk duhet harruar që meshkujt e shenjës së Dashit preferojnë seksin e shpejtë, por anasjelltas, nuk pëlqejnë femrat që jepen shpejt. Dashurojnë rrezikun, prandaj për ta, sfida paraqet një aventurë. Kjo është arsyeja përse pëlqejnë femrat “e çmendura” dhe sidomos nëse kanë trupa sportivë. Por, në trupin e tonifikuar mirë të femrës, ata kërkojnë edhe disa zona tejet feminile, sepse ata duan të dhurojnë përkëdhelje të buta në këto zona.
Josheni me fantazi dhe trasgresion, pa harruar të brendshmet seksi.
Erotizmi i shenjës së Demit
Mashkulli i kësaj shenje është tradicional, duke përfshirë edhe dëshirat e tij seksuale. Vendi i preferuar për të bërë dashuri është një krevat i madh dhe i fortë, por me jastëkë të butë dhe një kuvertë të ngrohtë.
Kujdes! Nuk duhet ta shpërqendroni në asnjë mënyrë gjatë aktit, përndryshe rrezikoni të përballeni me egërsinë e vërtetë të një demi. Nëse e ndërprisni, do t’ju duhet ta filloni gjithçka nga e para për të krijuar atmosferën e duhur.
Në fantazitë erotike, meshkujt e Demit kënaqësinë seksuale e lidhin me kënaqësinë e të shijuarit të ushqimeve të mira.
Femra ideale është pasionante, pragmatike dhe që di mirë se çfarë bën. Fantazitë e tij erotike ndizen nga imazhi i një gruaje që lëpin një akullore, kafshon një banane apo përtyp me ëndje luleshtrydhe.
Josheni, duke i gatuar një darkë të shijshme dhe, më pas… drejt kënaqësive të shtratit…
Erotizmi i shenjës së Binjakëve
Aventurën perfekte seksuale meshkujt e kësaj shenje e imagjinojnë kur zbulojnë një femër misterioze në një grup të saponjohur njerëzish.
Vendi i preferuar për të bërë seks është një dhomë luksoze hoteli, në një shtrat të madh me mbulesa të pambukta, duke pirë shampanjë e duke krijuar temperaturën e duhur seksuale.
Mashkulli i shenjës së Binjakëve është gati për çdo lloj aventure seksuale me një femër që i nxit fantazinë. Femra ideale për të duhet të ketë një pamje elegante, pa komplekse dhe të dijë të flasë bukur.
Josheni me një koktej të përbërë nga fantazia, eleganca, zgjuarsia - pa harruar të shtoni pak luks - dhe ai ka për të lënë kokën pas jush.
Erotizmi i shenjës së Gaforres
Meshkujt e shenjës së Gaforres gjatë aktit seksual nxiten shumë nga fantazitë erotike. Kreativiteti i tyre manisfestohet në mënyrë spontane nëse gjejnë një partnere që ka të njëjtin sens për “lojëra” gjatë aktit seksual.
Atmosfera e duhur për ta është një ambient i ndriçuar dobët. Nëse nuk gjejnë këtë atmosferë romantike, atëherë preferojnë seksin në vende të hapura, të shkretuara dhe mundësisht pranë vendeve bregdetare.
Meshkujt e lindur nën shenjën e Gaforres nuk çmenden dhe aq pas trupave krejtësisht të zhveshur sesa pas pjesëve të veçanta, që duken nga rrobat e laguara.
Femra ideale duhet të rrezatojë feminilitet, të ketë gjoks të madh e të jetë një femër që pëlqen të përkëdhelë dhe të dhurojë puthje.
Josheni me një parfum të veçantë dhe një palë të brendshme seksi, që zbulohen “pa dashje” nga dekoltetë e hapura apo pantallonat me bel të shkurtër.
Erotizmi i shenjës së Luanit
Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë pjesët misterioze të një gruaje. Madje, në fantazitë e tyre erotike, imagjinojnë një grua me fytyre të mbuluar, e cila nuk flet asnjë fjalë, por vetëm e përkëdhel dhe e puth me pasion.
Meshkujt e Luanit nuk e kanë problem të dominojnë në shtrat. Por, në të njëjtën kohë, i pëlqen edhe të dominohet nga partnerja dhe të luajë rolin e “luanit dembel”, që pëlqen ta përkëdhelin, ta mbulojnë me puthje dhe të jetë në qendër të vëmendjes, si një mbret i vërtetë. Meshkujt e kësaj shenje shpeshherë fantazojnë të kenë eksperienca seksuale me dy partnere njëkohësisht.
Femra ideale për Luanin duhet t’i ketë flokët e gjatë dhe të çrregullt, gjoksin e fortë dhe të tonifikuar. Mund ta joshni, duke qenë të gatshme të eksperimentoni gjatë aktit seksual dhe njëkohësisht duke e përkëdhelur me ëmbëlsi dhe butësi.
Erotizmi i shenjës së Virgjëreshës
Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës nuk humbasin shumë kohë me paralojën. U pëlqen të zhvishen shpejt dhe po aq shpejt duan ta shohin të zhveshur trupin e partneres. Por mos harroni që trupi duhet të jetë i larë, i parfumosur mirë. Duhet të jeni të kujdesshme deri në detajet më të imta.
Meshkujve të shenjës së Virgjëreshës u pëlqen të jenë të qetë për të “studiuar” trupin e partneres, sidomos pikat më të ndjeshme të saj, në mënyrë që pastaj të dinë të dhurojnë kënaqësinë më të madhe. Më pas, u pëlqen të mbyllin sytë, ndërkohë që duhet të jetë partnerja që duhet t’u dhurojë kënaqësi atyre, nëpërmjet “marifeteve” me duar dhe gjuhë.
Femra ideale është e hajthme, me gjoks të vogël dhe të pasme të tonifikuara mirë.
Josheni duke e ftuar në një dhomë të pastër, të parfumuar mirë, me drita të zbehta dhe duke i dhuruar një masazh sensual.
Erotizmi i shenjës së Peshores
Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë femrat e egra e që duan të argëtohen në shtrat. Zakonisht bien në dashuri me femra shumë të bukura. Por, nëse zbulojnë se partnerja e tyre nuk është aq inteligjente sa e kishin menduar, atëherë largohen njëherë e përgjithmonë. Meshkujt e Peshores vlerësojnë femrat e rafinuara, që kujdesen deri në detaje. Tërhiqen nga femrat që veshin të brendshme dhe aksesorë seksi. Ka shumë prej tyre që pëlqejnë masazhet dhe kërkojnë që të jetë femra ajo që drejton “lojën” sipas dëshirave të saj.
Femra ideale është shumë e bukur, me forma të rrumbullakosura, e rafinuar dhe e kujdesshme ndaj pamjes së jashtme.
Josheni nëpërmjet një debati inteligjent, por mos harroni edhe të brendshmet seksi e që nxisin fantazinë.
Erotizmi i shenjës së Akrepit
Sensualiteti është një veçori e dallueshme për meshkujt e kësaj shenje. Është pak e vështirë të joshësh meshkujt e Akrepit, sepse fantazia e tyre erotike është tejet e rafinuar dhe asgjë nuk përbën çudi për ta. Kjo shenjë është ndër të paktat që nuk pëlqejnë seksin oral. Nuk është se janë kundër, por nuk besojnë se nëpërmjet tij mund të arrihet një kënaqësi më e madhe seksuale.
Meshkujt e shenjës së Akrepit kanë një vetëkontroll për t’u pasur zili, por kur bie fjala për seksin, ata bëjnë një përjashtim. Kjo do të thotë që nuk duan t’ia dinë shumë as për vendin e as për orën, nëse janë të papërshtatshme.
Femra ideale është pasionante, që ruan disa sekrete për vete.
Nëse kërkoni të joshni një mashkull të shenjës së Akrepit, shtiruni sikur nuk ju intereson dhe shikojeni vëngër e me ligësi. Vetëm kështu do ta bëni që të lërë kokën pas jush.
Erotizmi i shenjës së Shigjetarit
Meshkujt që i përkasin shenjës së Shigjetarit nuk kanë nevojë për teknika të veçanta joshjeje, sepse janë vetë femrat që bien shumë lehtë në dashuri me ta. Prandaj, mashkulli i Shigjetarit është në kërkim të një femre që “dorëzohet” me dëshirën e saj, teksa ai e provokon me fjalë dhe gjeste të thjeshta.
Të lindurit e kësaj shenje përjetojnë shumë orgazma, por nuk e kanë problem nëse partnerja nuk ka të njëjtat kërkesa si ai. Megjithatë, ndihen të bezdisur nga femrat që nuk arrijnë në orgazmë.
Femra ideale nuk ka karakteristika të veçanta fizikë, por duhet të ketë patjetër sensin e humorit dhe të aventurës, si dhe të jetë e qejfit dhe optimiste.
Meshkujt e Shigjetarit mund të joshen gjatë një mbrëmjeje të gëzueshme. Hidhni ndonjë batutë pikante, por jo fort të hidhët… dhe brenda 15 minutash të kësaj “beteje erotike” do të kurorëzoheni me një orgazmë që nuk ka të paguar.
Erotizmi i shenjës së Bricjapit
Meshkujt që i përkasin shenjës së Bricjapit arrijnë kënaqësinë në lidhjet sentimentale më më vonë se shenjat e tjera. Ata bëhen më joshës me kalimin e viteve, duke kultivuar edhe një autoritet më të madh.
Meshkujve të shenjës së Bricjapit iu pëlqen të bëjnë dashuri dhe mësojnë shumë shpejt si t’i falin kënaqësi një femre. Por nuk joshen dhe aq lehtë dhe për ta një trup i zhveshur nuk arrin t’i nxisë seksualisht.
Për të gjetur pikat e tyre të dobëta, është shumë më e vështirë nga ç’duket. Por, për femrat që ia arrijnë këtij qëllimi, ia vlen gjithë mundimi, sepse ato do të shpërblehen me kënaqësi të pafundme.
Fizikisht u pëlqejnë femrat në formën e “dardhës”, me vithe të bollshme, por e hajthme në pjesën e sipërme të trupit. Ajo duhet të jetë e kujdesshme në përzgjedhjen e të brendshmeve dhe të jetë gjithmonë e trukuar.
Josheni në një dhomë të ngrohtë, me një shtrat të bollshëm, duke degustuar dy gota verë së bashku.
Erotizmi i shenjës së Ujorit
Meshkujt e shenjës së Ujorit pëlqejnë temperaturat e nxehta dhe, kur bie fjala për seks, imagjinata e tij e çon në plazhet ekzotike a në një dhomë hoteli të ngrohur mirë. Nëse klima është e akullt, atëherë meshkujt e Ujorit do të jenë të ftohtë edhe gjatë aktit.
Të lindurit e kësaj shenje kanë një vetëvlerësim të madh për aftësitë e tyre seksuale. Ata pëlqejnë të flirtojnë, por rrallëherë i konkretizojnë në lidhje fizike. Janë tipa sportivë, prandaj janë në gjendje të dhurojnë një natë të tërë pasioni, por vetëm nëse është ndezur shkëndija e dashurisë.
Femra e tyre ideale duhet ta vlerësojë seksin e ngadaltë, duke i paraprirë me një paralojë delikate. Gjithashtu, ata vlerësojnë shumë edhe komplimentet e shpeshta. Ndërsa të brendshmet seksi dhe truku janë detaje që nuk i kushtojnë shumë rëndësi.
Josheni me delikatesë, pa u treguar shumë agresive. Prisni momentin e duhur dhe mbulojeni me komplimente.
Erotizmi i shenjës së Peshqve
Është vështirë të kënaqësh meshkujt e shenjës së Peshqve, sepse ata kanë një natyrë të dyfishtë, që i bën të paparashikueshëm. Të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë muzikën, sepse ajo i nxit të reagojnë në mënyrë sensuale. Iu pëlqen ta arrijnë orgazmën sipas ritmit të muzikës.
Nëse kërkoni të arrini kënaqësi seksuale, është shumë e rëndësishme që në sfond të vini pak muzikë, por jo shumë romantike. Më pas, ata do të dinë t’i dhurojnë një femre kënaqësinë më të madhe.
Femra ideale duhet të ketë shumë fantazi dhe të dijë të marrë iniciativën në momentin e duhur, që do të thotë se në seks duhet ta drejtojë ajo lojën.
Josheni me feminilitetin tuaj, që duhet të rrezatojë edhe në përzgjedhjen e rrobave e sidomos të të brendshmeve. Përdorni pak truk për të theksuar sharmin tuaj.
Kur bagazhi të rrëfen karakterin
September 30, 2008
Të përgatisësh valixhen e udhëtimit, sigurisht që nuk është gjëja më e vështirë. Sidomos valixhen e pushimeve. Është një kënaqësi më vete.
Por edhe me anë të këtij veprimi mund të zbulosh aspekte interesante të personalitetit. Tani, kur të bësh gati valixhen, kije mendjen
Momenti më kritik i pushimeve? Të përgatisësh bagazhet dhe të planifikosh çfarë të marrësh e çfarë të lësh në shtëpi. Prandaj valixhja tregon shumë për personalitetin dhe për raportin që kemi me gjërat tona. Të përgatisësh valixhen është para së gjithash një çështje ekuilibri. Mes asaj që na shërben dhe asaj që na jep siguri. Ja disa raste, që me siguri i njihni shumë mirë.
Nëse brenda fut brenda gjithçka që mundesh Është një nga gabimet e përhershme të grave. Fusin në valixhe veshje të të gjitha ngjyrave dhe kanë nevojë për trefishin e hapësirës së valixhes që të nxërë brenda të gjitha rripat dhe këpucët, që kombinohen me secilën nga veshjet. Më mirë përpiqu të gjesh një rrugë të mesme. Që do të thotë një ngjyrë bazë, me të cilën të lidhet pjesa tjetër e veshjeve.
Interpretimi: Frikë nga e papritura Të nisesh do të thotë që të lësh në shtëpi të përditshmen tënde. Kjo është arsyeja që çështja bëhet e komplikuar. Përgatitja e valixhes shërben për gjetjen e një kompromisi mes asaj që duhet të marrësh dhe asaj që duhet të lësh në shtëpi, duke ndjekur logjikën. Sipas, psikologëve, kush merr gjithçka me vete dhe ka frikë nga e papritura, është e paaftë të bëjë zgjedhje dhe të planifikojë. Të fusësh gjithë gardërobën në valixhe, është e pamundur. Prandaj është mirë që t’i bësh apel shpirtit kritik. Në fund të fundit, udhëtimi është gjithmonë i panjohur.
Nëse përdor qese, etiketa Veshje intime, triko, pizhame, pantallona, funde, fustane… gjithçka është e mbyllur dhe e etiketuar. Valixhja duket thuajse si një arkiv. Ka nga ato që valixhen e rregullojnë kështu. Por kjo u ndodh edhe burrave. Edhe në këtë rast na vjen në ndihmë një shpjegim psikologjik. Një burrë me një valixhe ku gjërat janë paketuar për së mbari, ka nevojë të mbajë gjithçka nën kontroll. Por është, sigurisht, një shoqërues udhëtimi më interesant sesa ai që niset me një valixhe të boshatisur dhe pastaj merr hua gjithçka.
Interpretimi: Kontrollon ankthin Personat me një personalitet superkontrollues janë ata që duan ta kenë situatën nën vëzhgim, sepse kështu mbajnë nën kontroll jo valixhen, po ankthin. Janë të njëjtët persona, që vendosin në qendër të valixhes një thes me shampo e kremra duke thënë: “Ku i dihet!”. Në realitet janë persona pesimistë, që presin gjithmonë të ndodhë diçka e keqe.
Nëse merr objekte të kota E keni parasysh Ben Stiller-in në “Meet the parents”? Tamam shembulli i atij që përgatitet për një udhëtim duke menduar për gjithçka që mund të ndodhë, duke u përpjekur të parandalojnë çdo të papritur, pa e shijuar udhëtimin. Është sindromi i atyre që për pushime marrin gjithçka: që nga ekspresi i kafesë, tek mushamaja e shiut a tek ombrella. edhe pse po shkojnë për pushime në det. Por këtë nuk e bëjnë vetëm burrat. Ndonjëherë edhe gratë e ekzagjerojnë.
Interpretimi: E vështirë në ndahesh nga e përditshmja Një person i pasigurt, që e ka të vështirë të stakojë spinën dhe që duhet të ndihet gati për çdo gjë. Ky është identikiti i atij që e mbush valixhen me gjithçka, duke menduar se diçka e papritur mund të ndodhë. Të marrësh me vete për shembull edhe aparatin e kafesë apo jastëkun, është simptoma e atyre që nuk duan të ndërrojnë zakonet as kur bëhet fjalë për 15 ditë pushime.
Ku ta kem vënë furçën e dhëmbëve? Nëse, sapo hap valixhen, kjo është pyetja e parë që i bën vetes, atëherë ka diçka që nuk shkon në organizimin e valixhes tënde. Megjithatë, ka edhe nga ata që marrin ca bluza që i zë dora, hedhin brenda një palë xhinse, por pastaj harrojnë rripin e – më keq – akoma s’kujtohen për veshjet intime. Nxitim? Edhe kjo mund të jetë. Sepse disa kujtohen në momentin e fundit për të përgatitur valixhen.
Interpretimi: Të pavëmendshëm. Nuk shkëputen dot nga puna Kush e përgatit valixhen kështu, tregon çorganizim dhe mungesë kujdesi. Askush nuk mendon se të përgatisësh valixhen është argëtuese, por për ata që fusin brenda ato që ju kap dora për momentin, mund të kthehet edhe në një ankth. Nëse harrojnë në shtëpi gjërat e rëndësishme, do të thotë se vëmendja nuk ka qenë e përqendruar aty, por ka qenë ende e fokusuar tek puna. Të paaftë për t’u ndalur, vazhdojnë të varen ende nga ajo që nuk është e rëndësishme për momentin dhe përfundojnë duke mbushur valixhen me vrap. |
Çfarë s’duhet të bëjë një estetiste e mirë
September 29, 2008
Që të jetë e zonja, nuk mjafton. Ka disa rregulla që duhen respektuar nga çdo qendër estetike. Ekspertët shpjegojnë si mund të arrijmë të kemi siguri të plotë tek ata që kujdesen për pamjen tonë
Si ta kuptojmë kur estetistja gabon. Ekspertët kanë bërë bashkë gabimet më të zakonshme. Dhe i kanë renditur në një miniguidë të gabimeve që duken të vogla, por që kushtojnë shumë.
Nuk sterilizon sipas normave
Të gjitha pajisjet për manikyr dhe pedikyr sterilizohen në autokllavë, e njëjta aparaturë që përdoret edhe nga dentistët. Më pas do të ishte një zakon i mirë – por jo i detyrueshëm – nëse klientëve u tregohen veglat ende të paketuara. Mos kini besim as te ata që përdorin para jush sterilizues me kristal apo me rreze UV, të cilat, duke u konsideruar jo shumë të sigurta, sot nuk përdoren më. Pyesni fillimisht estetistin nëse qendra është e pajisur me autoklavë.
Nuk përdor doreza
Dorezat duhen mbajtur për manikyr dhe pedikyr, sidomos në ato raste kur përdoren pajisje të mprehta.
Nuk zgjedh objekte njëpërdorimëshe
Nuk mjafton që të shihni të paketuara vetëm tangat e masazhit dhe kremin zbutës… por edhe rripi i flokëve, skufja e dushit dhe pantoflat duhet të jenë të paketuara. Pastaj, kini kujdes vasketën e përdorur për zbutje para pedikyrit: duhet të jetë e mbrojtur në një paketim njëpërdorimësh, sepse rreziku i mukozës është shumë i lartë.
Nuk propozon trajtime edhe nëse nuk ju njeh
Para aplikimit të substancave kozmetike që mund të shkaktojnë reaksione në lëkurë, estetisti duhet të informohet nëse merrni ilaçe, nëse jeni alergjik apo keni sëmundje të tjera. Ndërkohë që ka masazhe, si për shembull ai limfodrenues apo me gurë, që nuk sugjerohen në raste kur klientët janë të sëmurë me zemër.
Ofron masazhe të pjesshme
Masazhet e lokalizuara, për shembull ato në këmbë, në rast se klienti ka celulit, nuk shërbejnë për gjë: për të pasur një oksigjenim sa më të plotë të indeve dhe qarkullimit, domethënë për të çliruar qarkullimin e ujërave të mbetura në qelizë, duhet punuar në të gjitha pjesët e trupit.
Jep këshilla mjekësorë
Estetisti nuk është i diplomuar për mjekësi, prandaj nuk duhet të këshillojë dieta apo kura dermatologjike. Në rast se paraqitet një rast me akne, që mjekët janë duke e kuruar me ilaçe, duhet evituar çdo lloj trajtimi. Është më mirë që estetisti t’i kërkojë klientes një recetë me përshkrimin e kurave dhe të efekteve anësore.
Ta marrësh në shtëpi? Po apo jo?
Vetëm nëse klientja është e sëmurë ose do të bëjë trukun. Përndryshe rregullat janë shumë të qarta. Estetistët nuk mund të shkojnë në shtëpinë e klientëve. Nuk garantohet sterilizimi i pajisjeve dhe as ruajtja e mirë e substancave kozmetike, sidomos në verë, kur mbahen në makinë, pësojnë luhatje të temperaturave dhe mund të prishen.
Vetëmbrojtja,12 këshilla për t’u mbajtur mend
September 27, 2008
Mbajini mend këto këshilla.Duke i ndjekur ato,do të arrish te mbrohesh nga një partner gënjeshtar!Padyshim që do të përmirësoni raportin tuaj.
1.Bëjini të ditur që në fillim se ndershmëria duhet të jetë rregull i artë për ju të dy!
2.Tregohu gjithnjë e vëmendshme!
3.Kushtojini më shumë kujdes asaj ç’ka bën dhe ç’ka thotë ai!
4.Verifiko gjithçka që thotë!
5.Mos i jepni besim,derisa të mos e ketë fituar ate plotësisht!
6.Mos harroni se një gënjeshtar të lindur nuk ke sesi ta ndryshosh!
7.Mos injoroni shenjat e alarmit,ose nëse ai fillon t’ju kundërshtojë!
8.Mos toleroni asnjë gënjeshtër!
9.Kushtojini vëmendje intuitës suaj dhe degjoni sensin tuaj të gjashtë!
10.Përpiquni të kujtoni të gjitha gënjeshtrat që ju ka thënë!
11.Kundërshtojeni,debatoni me të gjithnjë edhe pse për ju mund të jetë e dhimbshme!
2.Përpiquni te kujtoni tipologjinë e gënjeshtrave:nëse jane mjet për tu bërë për vete,apo janë vetëm per maske!
Mos i Thuaj Meshkujve keto 5 Gjera
April 7, 2008
Ka vite permbi vite qe shkencetaret studjojne komunikimin midis meshkujve dhe femrave. Por sado me ndihmen e ketyre shkencetareve, femrat akoma nuk dine disa gjera. Mos i permendni meshkujve keto:
- “Dukesh Goxha i Lezecem.”
Lezecem? Burrat nuk duan ta degjojne kete fjale, ta shohin, pale te jene te lezcem. Nese sbresin poshte pasi jane veshur per dicka formale, dhe ju thioni qe duken te lezecem, ka 100% shanc per tu nderruar. Burrat jane rojet e femrave, dhe lezecmeria nuk futet ne ate pikture. - “Duhet te flasim.”
Ska 3 fjale me te forta per te fikur trurin e meshkujve me shpejte se pjestim thyesash. Kur degjojne keto fjale direkt hyne ne tipin e frikacakut dhe cdo gje qe duhet bere per tu shmangur diskutimit eshte normale per burrat. - “Dua te jemi shoke.”
Jo me, me verte? Do vetem qe mos te marre me ai personi ne tel ne 2 te nates e te coje sms cdo 5 minuta. Kjo eshte dicka qe zgjat dhimbjen. Kur thua “Dua te jemi shoke” domethene ka akoma shanc per dicka me teper. Me mire thuaj sdu me te pa me sy, shporru. Atehere sqarohen gjerat. - “Ska rendesi madhesia.”
O do ket shume lek ai person qe ja thua, ose ke rene ne dashuri shume thelle. Te tere e dine qe madhesia e mjeteve sekrete te meshkujve kane rendesi. Faljani meshkujve kur skane ca bejne me komitetin qendror. Prandaj mundohen tju mbajne mire me gjera te tjera. - “Te pelqeu ajo.”
Po, sigurisht. E kane ne gjak. Standartet e tyre jane shume me te ulta se c’kan femrat. Vetem per ate arsye sdo te thote se mendojne me pak per femrat. Mundohem ta fshehin qe pane ate femren tjeter duke hecur por ne shumicen e rasteve skan ca bejne. Per femrat, kur nje tjeter kalon dhe i dashuri juaj e sheh me bisht syri, me mire mos thuaj gje fare dhe be sikur se pe.




Mamaja e tij po vë në rrezik martesën? Specialistët tregojnë rregullat e mbijetesës. Dhe japin shpresë. Sepse “ajo” mund të bëhet një aleate
Pesë rregulla të arta për një paqe të hekurt
Të përgatisësh valixhen e udhëtimit, sigurisht që nuk është gjëja më e vështirë. Sidomos valixhen e pushimeve. Është një kënaqësi më vete.
Kur valixhja është e mbushur me konfuzion
Recent Comments