Gezuar Shen Valentinin : Happy Valentines Day

February 14, 2009

Rihanna raportuar viktima e se dashurit : Chris Brown

February 10, 2009

Kengetari Chris Brown e kthen veten ne polici pas ngjaret e dites te diele. Kengetari esht akuzuar nga policia me dhune ndaj nje femre. Te henen u raportua se Rihanna, e dashura e kengetarit 19 vjecar, ishte viktima e dhunes. Chris Brown pagoi $50,000 bonde. Ngjarja ndodhi ne mengjesin e Grammy Awards night, ku te dy kengetaret priteshin per te kenduar ne sken e asnje nga ata te dy nuk u shfaqen ne mbremjen. Asnje nga perfaqesuesit e tyre japin koment per ngjarjet e saj dite.

Pasi kompania Double Mint, Wrigleys, moren vesh per kete ngjarje pezulluan reklamen e tyre ku kengetari, Chris Brown reklamon Double Mint gum.

14 këshilla për në dhomën e gjumit

January 11, 2009

PDF Shtypni e-mail

E mbyllët derën me çelës? Po. Jeni gati për një natë të nxehtë? Po. I dini mësimet bazë të seksit? Jo?! Atëherë mos bëni asnjë hap tjetër! Lexoni menjëherë këshillat e mëposhtme

1. Gjeni pozicionin e preferuar

Çdo grua ka një pozicion të preferuar, që e kënaq më shumë gjatë aktit seksual. Cili është pozicioni juaj? Ka ardhur koha ta zbuloni! Provoni pozicione të reja, ndërthurini me njëri-tjetrin, përdorni ndihmën e sendeve stimuluese. Por mos hiqni dorë kurrë për të zbuluar çfarë ju kënaq më shumë në shtrat.

2. Ndryshoni herë pas here pozicionin

Pasi keni kaluar rininë duke praktikuar lëvizje akrobatike në shtrat, ndjeni nevojën për një lidhje më të thellë shpirtërore me partnerin. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, kalon edhe dëshira, edhe pasioni mes çiftit. Kujdes! Duhet t’u kushtoni rëndësinë e duhur ndjesive të reja. Njëkohësisht gjeni rrugët e duhura për t’iu përshtatur kësaj etape të re, por pa ndikuar në jetën seksuale.

3. Mos e kritikoni veten

Mos u tregoni tepër kritike me veten. Mos kritikoni format e trupit, gjoksin e vogël apo shumë të madh. Sepse gjatë aktit, meshkujt nuk i vënë re aspak ndonjë të metë të mundshme. Meshkujt përjetojnë një kënaqësi kaq të madhe gjatë orgazmës sa nuk e kanë mendjen te asgjë tjetër.  Nëse bëni edhe ju si ata, me siguri do të shijonit një orgazmë po aq të madhe.

4. Bëjeni në shtrat

Sigurisht, mund ta bëni mbi tryezën e bukës, në dyshemenë e korridorit apo në makinë. Po ç’të keqe ka nëse e bëni edhe në një shtrat të rehatshëm, mbi çarçafë të pastër?!

5. Besojini klishetë mbi seksin

Janë gjithmonë të vërteta. Prandaj, zini një dhomë hoteli, darkoni jashtë, bëni një banjë me vajra aromatikë. Akoma nuk i keni blerë qirinjtë aromatikë? Nxitoni në dyqanin e parë që shihni! Çfarë prisni akoma?!

6. Mos besoni se të tjerët nuk e bëjnë më mirë

Në rastin e seksit, nuk ka asnjëherë shifra të sakta. Nuk ka as numër magjik se sa herë në muaj duhet ta bëjmë. Po një pyetjeje duhet t’i përgjigjeni me sinqeritet: A jeni të kënaqur me jetën seksuale? Nëse jo, ka ardhur koha të bisedoni sinqerisht me partnerin për këtë çështje.

7. Kini respekt për trupin tuaj

Të gjithë duan të marrin nga koha juaj. Fëmijët, kolegët e punës, hidrauliku që duhet t’ju rregullojë banjën… Mos prisni që shndërrimi nga mama në perëndi të seksit të bëhet vetvetiu. Me këtë punë duhet të merreni sërish ju. Prandaj, në darkë, kushtojini pak kohë vetes.

Le të merret bashkëshorti me enët e darkës, të vërë fëmijët në gjumë. Ju mund ta falënderoni intimisht për ndihmën… domethënë në krevat.

8. Kini besim se oreksi vjen duke ngrënë

Sa më shumë seks të bëni, aq më shumë do ta kërkojë trupi. Është e thjeshtë: Kujtimet e ëmbla të shtyjnë t’i përsërisni. Po kaq e vërtetë është edhe e kundërta. Sa më shumë kohë të kaloni pa bërë seks, aq më pak keni për t’ia ndier nevojën. Çfarë do të preferonit më shumë?

9. Provoni kënaqësitë e masturbimit

Është e sigurt që duke masturbuar do ta arrini gjithmonë orgazmën. Dhe është e vërtetuar se orgazmat e shpeshta ndikojnë në rritjen e dëshirës seksuale. Kënaqeni herë pas here veten, sepse më vonë do të jeni shumë më e nxehtë edhe me partnerin.

10. Mos e prisni orgazmën

Pritja është mënyra më e mirë për të mos arritur në orgazëm. Nëse shqetësoheni shumë që nuk po e arrini, atëherë me siguri nuk keni për të marrë as më të voglën kënaqësi gjatë aktit. Sepse në kohën kur duhet të ndjeni, ju keni qenë shumë të zënë duke u menduar.

11. Planifikoni aktin seksual

Nëse e planifikoni aktin seksual, do të thotë që ju jeni duke menduar gjithë kohës për të. Në njëfarë mënyre, të planifikuarit shërben si stimulues i imagjinatës. Njëkohësisht, planifikimi zëvendëson shumë mirë paralojën.

12. Fusni pak duart

Nëse prekni veten, do t’i arrini më shpejt momentet e kënaqësisë. Ndërsa partneri do t’ju falënderojë. Sidomos kur atij i është dashur të qëndrojë në pozicion jo shumë të rehatshëm për një kohë të gjatë.

13. Nuk ka mjeshtëri të pamundur

Nuk keni nevojë të dini ndonjë mjeshtëri të madhe që ta sillni në qejf partnerin. Thjesht tregohuni e vëmendshme ndaj reagimeve të tij. Kujdes kur i ngulni dhëmbët! Në vend që ta sillni në qejf, mund t’i shkaktoni dhimbje. Teknikat e mësuara rreth seksit, është mirë t’i aplikoni atëherë kur nuk dëgjoni ndonjë ankim prej tij.

14. Ndonjëherë trupi kërkon gjumë

Një natë pushim ose një refuzim ndaj seksit, nuk do të thotë që lidhja juaj është bërë e ftohtë. Por një ditë e ngjeshur, plot aktivitete, kërkon medoemos një natë pushimi. Gjumi në këto raste është më i arsyeshëm se një natë e sforcuar seksi.

Romantik?! Vetëm në shtrat JO.

October 16, 2008

Romantik?! Vetëm në shtrat JO.

Takimi me të ka shkuar si duhet. Më në fund, po ndiheni e tërhequr prej një mashkulli, që duket se i ka të gjitha. Atij nuk i mungon as sensi i humorizmit, dhe as e shumëpëlqyera xhentilesë. Sigurisht gjëja e parë që bëni është t’ia tregoni me vrap shoqeve sesi ai ju solli një tufë me lule, apo sesi ju dhuroi një puthje të ëmbël duke ju uruar natën e mirë.

 

 

Padyshim, këto janë sjelljet tipike të çdo mashkulli, por vetëm sespe ai dëshiron t’ju bëjë të tijën. E ndërsa, në imagjinatën e femrave, trillohen lloj lloj historish romantike me TË, AI, ka të tejra mendime në kokë. Mendimet sesi do të jeni ju në shtrat.

Dhe mos kujtoni, se pasi ju keni fjetur me të, quheni zyrtarisht të lidhur. Jo, jo. E vetmja lidhje që ka ekzistuar, ka qenë ajo e organeve tuaja gjenitale.

Akoma më keq do të ndiheni, nëse kërkoni që Ai të mbetet ai tipi romantik i fillimit edhe në krevat. Por, më mirë lexoni këshillat e mëposhtme, që megjithëse do t’ju shkundin ca, me siguri do t’ju mësojnë gjëra interesante që duhet t’i mësoni për botën mashkullore.

 

  1. Atij, nuk mund t’i ndodhë ereksioni, atëherë kur ju teket ju. Sepse, krejt ndryshe nga ç’besohet nga pjesa dërrmuese e femrave, burrat nuk mund të eksitohen, vetëm sepse më në fund ju hoqët dorë, nga të qënit e “ftohtë”. Kini parasysh, se atë e sillni në qejf vetëm ju. Prandaj,  duhet t’i hysh vetë kësaj pune.
  2. Puthja nuk duhet të jetë domosdoshmërisht romantike, delikate dhe e ëmbël. Ndonjëherë, puthjet e egra, (qoftë vetëm një prekje e fuqishme me buzët e tij), janë ato të duhurat, kur situata është shumë e nxehtë.
  3. Përse na qenka përgjegjësia vetëm e tij, që ju nuk arritët në orgazëm. Ju e njihni më mirë trupin tuaj, teknikat që ju sjellin në qejf. Tregojani pra, atij. Sepse, në të kundërt faji do të jetë vetëm i juaji, nëse ai pas orgazmës është duke shijuar një cigare, ndërsa ju mbeteni me gisht në gojë.
  4. Mos prisni ledhatime pas aktit. Meshkujt janë të ndryshëm nga femrat. Seksi për shumë femra, do të thotë një lidhje dhe bashkim shpirtëror më I madh me partnerin. Për meshkujt, seksi është një çështje biologjike. Prandaj, është e kotë, që të bindni partnerin tuaj që të ndjejë të njëjtën lidhje shpirtërore si ju.
  5. Pas aktit, me siguri që ai dëshiron të bëjë një gjumë të mirë. Ndërsa ju… Ju dëshironi që t’ju zërë gjumi në krahët e tij. Dakord, nuk është keq për disa çaste të rrini në krahët e njëri tjetrit. Por, qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë pozicion, është vërtet I parehatshëm dhe të dy keni për të bërë një gjumë të keq. Atëherë, binduni se gjumi ka rëndësinë e vet, e sa më rehat ta bëni, aq më më mirë do të jetë për të dy. Sepse, kur në mëngjes ngriheni pas një gjumi të mirë, ndoshta ju vjen dëshira të bëni sërish “katla”.
  6. Sigurisht femrat, dëshirojnë që I dashuri I tyre, t’i mbushë me trëndafila në çdo takim. Ndonjëherë, kjo është diçka e bukur, madje meshkujt e bëjnë me dëshirë. Por, ndonjëherë, ama. Sepse, t’i kërkoni partnerit tuaj, që t’ju vijë në takim gjithmonë me një buqetë lulesh, është njësoj sikur ai t’ju kërkonte, të visheshit dhe silleshit gjithmonë si pornostar. Nëse, ju nuk e bëni dot gjithmonë pornostarin, mos prisni që ai t’ju sjellë gjithmonë lule.
  7. Në shtrat duhet të jeni egoiste. Lërini broçkullat që tregojnë shoqet nëpër kafenera. Seksi, nuk është shpikur për të kënaqur vetëm mashkullin. Prandaj, mendoni në rradhë të parë të kënaqni veten.
  8. Mos u mërzisni më kot, sepse gjatë seksit oral, ai në vend tju ledhatojë flokët, ju shtyn me forcë drejt organit të tij.  Nuk e kuptoni dot pse? Shpjegimi është fare I thjeshtë: Ju nuk po e bëni si duhet dhe sidomos jeni treguar të pavëmendshme ndaj sinjaleve të mëparshme. Prandaj, puna arrin deri aty, sa ai t’ju drejtojë lëvizjet (ndoshta edhe me forcë), drejt zonave ku ai përjeton kënaqësinë më të madhe.
  9. Pozicioni misionar, nuk është justifikimi I duhur që ju të mos bëni asgjë.
  10. Ai nuk zhvishet me delikatesë dhe hijeshi. Sigurisht, sepse ai mezi prêt t’ju hidhet sipër. Por, meqë ju bezdis shumë kjo puna e të zhveshurit, jepini duarve, dhe zhvisheni vetë.
  11. Depiloni pjesët intime. Është e vërtetë, që dylli është një torturë e vërtetë kur vjen puna për depilim. Me siguri meshkujve i vjen keq për vuajtjet dhe sakrificat e femrave për të qenë të pastra.  Por, nëse ju nuk tregoni kujdesin maksimal “aty poshtë” atëherë mos prisni t’ju puthin pikërisht aty.
  12. Mos kujtoni se pas seksit, vjen dhe bashkimi sentimental mes jush. I vetmi bashkim që ka ndodhur është mes dy organeve gjenitale.
  13. Ai nuk e kupton se çfarë ndjeni vetëm nga rënkimet tuaja. Thuajani me fjalë çfarë kërkoni prej tij. Keni dëgjuar ndonjëherë një regjistrim të zërit tuaj gjatë aktit seksual? 67% e femrave që e kanë bërë diçka të tillë, nuk kanë mundur të dallojnë nëse rënkimet janë bërë gjatë aktit seksual apo se kanë përplasur kokën pas tavolinës dhe kanë ulëritur nga dhimbja.
  14. Ti preferon seksin e sigurtë. Atëherë, mbani gjithmonë një pako prezervativ me vete. Përse duhet domosdoshmërisht që ai të merret dhe me masat mbrojtëse. Mos harroni se për çdo rast, vetëm ju rrezikoni të mbeteni shtatzanë. Në rastin  më të keq, mund të rrezikoni  sëmundje të pashërueshme si AIDS.
  15. Pak fantazi nuk I bën keq njeriu. Prandaj nëse ai ju flet me fjalë të pista, nuk keni pse mërziteni. Ai ju ka respektuar gjithë kohës. Por nëse ju thotë “kuçka ime” në shtrat, mos u shqetësoni, sepse këto janë forma përkëdheljeje. Ai do të tregojë se është i eksituar. Me siguri të nesërmen, ju nuk do të jeni më “kuçkë”, por princesha e tij.
  16. Spontaniteti nuk duhet refuzuar asnjëherë. Duket e vështirë, por seksi jashtë dhomës së gjumit, ndonjëherë sjell kënaqësinë më të madhe.
  17. Ai nuk ka fare dëshirë ‘ju zhveshë. Nuk e kuptoni dot që Ai e konsideron një torturë të vërtetë, zbërthimin e lloj lloj reçipetash. Ndihmojeni të paktën, për ta bërë këtë punë.
  18. Të jeni të sigurta, se të zhveshurit në errësirë, atij nuk do t’i pëlqente aspak. Dakord, ndiheni në siklet sidomos herën e parë, kur zhvisheni para tij. Por, të paktën, zhvishuni nën një dritë të zbehtë. Lëreni të kënaqë syrin me sadopak.
  19. Mos refuzoni pozicionin, kur ju jeni sipër. Përse pritet që gjithçka duhet ta bëjnë meshkujt?
  20. Tregojani qartë se çfarë ju pëlqen ose jo gjatë aktit. Sepse, nëse ai ju pyet për diçka dhe ju përgjigjeni me një pyetje tjetër duke qeshur, atëherë me siguri ai ka për ta marrë si pohon, dhe pa ju pyetur, ja ku ndodh një penetrim anal, që nuk e pëlqeni aspak. Pastaj, ndiheni të fyera, të shfrytëzuara etj etj. Por, në këtë mes, faji është edhe i juaji.

 

Më thuaj ç’shenjë ka të të them si është në shtrat

October 16, 2008

ImageNëse doni të mësoni sesi të krijoni atmosferën e duhur në ato momentet intime kur jeni vetëm me të, atëherë besojuni këshillave të yjeve.

Çfarë vlerëson mashkulli i shenjës së Dashit? Si mund të joshësh dikë që i përket shenjës së Binjakëve? Po Peshqit, e dini si mund t’i bëni për vete? Joooo?! Atëherë besojuni këshillave të mëposhtme, të sugjeruara nga yjet.

 

Erotizmi i shenjës së Dashit                  

Meshkujt e shenjës së Dashit janë gati për “sulm” dhe nuk kanë shumë nevojë për t’i ndezur seksualisht. Dëshira e vetme e tyre është: t’i dhurojnë sa më shumë kënaqësi femrës së tyre. Por, nëse nuk e arrijnë këtë gjë, atëherë egoja e tyre mashkullore është  goditur rëndë. Meshkujt e kësaj shenje mund të përshtateten duke huazuar paralojën e zgjatur, ledhatimet dhe fjalët e ëmbla për ta kënaqur sa më shumë femrën e tyre.  

Nuk duhet harruar që meshkujt e shenjës së Dashit preferojnë seksin e shpejtë, por anasjelltas, nuk pëlqejnë femrat që jepen shpejt. Dashurojnë rrezikun, prandaj për ta, sfida paraqet një aventurë. Kjo është arsyeja përse pëlqejnë femrat “e çmendura” dhe sidomos nëse kanë trupa sportivë. Por, në trupin e tonifikuar mirë të femrës, ata kërkojnë edhe disa zona tejet feminile, sepse ata duan të dhurojnë përkëdhelje të buta në këto zona.

Josheni me fantazi dhe trasgresion, pa harruar të brendshmet seksi.

 

Erotizmi i shenjës së Demit                       

Mashkulli i kësaj shenje është tradicional, duke përfshirë edhe dëshirat e tij seksuale. Vendi i preferuar për të bërë dashuri është një krevat i madh dhe i fortë, por me jastëkë të butë dhe një kuvertë të ngrohtë.

Kujdes! Nuk duhet ta shpërqendroni në asnjë mënyrë gjatë aktit, përndryshe rrezikoni të përballeni me egërsinë e vërtetë të një demi. Nëse e ndërprisni, do t’ju duhet ta filloni gjithçka nga e para për të krijuar atmosferën e duhur.

Në fantazitë erotike, meshkujt e Demit kënaqësinë seksuale e lidhin me kënaqësinë e të shijuarit të ushqimeve të mira.

Femra ideale është pasionante, pragmatike dhe që di mirë se çfarë bën. Fantazitë e tij erotike ndizen nga imazhi i një gruaje që lëpin një akullore, kafshon një banane apo përtyp me ëndje luleshtrydhe.

Josheni, duke i gatuar një darkë të shijshme dhe, më pas… drejt kënaqësive të shtratit…

 

Erotizmi i shenjës së Binjakëve                   

Aventurën perfekte seksuale meshkujt e kësaj shenje e imagjinojnë kur zbulojnë një femër misterioze në një grup të saponjohur njerëzish.

Vendi i preferuar për të bërë seks është një dhomë luksoze hoteli, në një shtrat të madh me mbulesa të pambukta, duke pirë shampanjë e duke krijuar temperaturën e duhur seksuale.

Mashkulli i shenjës së Binjakëve është gati për çdo lloj aventure seksuale me një femër që i nxit fantazinë. Femra ideale për të duhet të ketë një pamje elegante, pa komplekse dhe të dijë të flasë bukur.

Josheni me një koktej të përbërë nga fantazia, eleganca, zgjuarsia - pa harruar të shtoni pak luks - dhe ai ka për të lënë kokën pas jush.

 

Erotizmi i shenjës së Gaforres                        

Meshkujt e shenjës së Gaforres gjatë aktit seksual nxiten shumë nga fantazitë erotike. Kreativiteti i tyre manisfestohet në mënyrë spontane nëse gjejnë një partnere që ka të njëjtin sens për “lojëra” gjatë aktit seksual.

Atmosfera e duhur për ta është një ambient i ndriçuar dobët. Nëse nuk gjejnë këtë atmosferë romantike, atëherë preferojnë seksin në vende të hapura, të shkretuara dhe mundësisht pranë vendeve bregdetare.

Meshkujt e lindur nën shenjën e Gaforres nuk çmenden dhe aq pas trupave krejtësisht të zhveshur sesa pas pjesëve të veçanta, që duken nga rrobat e laguara.

Femra ideale duhet të rrezatojë feminilitet, të ketë gjoks të madh e të jetë një femër që pëlqen të përkëdhelë dhe të dhurojë puthje.

Josheni me një parfum të veçantë dhe një palë të brendshme seksi, që zbulohen “pa dashje” nga dekoltetë e hapura apo pantallonat me bel të shkurtër.

 

 

Erotizmi i shenjës së Luanit                         

Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë pjesët misterioze të një gruaje. Madje, në fantazitë e tyre erotike, imagjinojnë një grua me fytyre të mbuluar, e cila nuk flet asnjë fjalë, por vetëm e përkëdhel dhe e puth me pasion.

Meshkujt e Luanit nuk e kanë problem të dominojnë në shtrat. Por, në të njëjtën kohë, i pëlqen edhe të dominohet nga partnerja dhe të luajë rolin e “luanit dembel”, që pëlqen ta përkëdhelin, ta mbulojnë me puthje dhe të jetë në qendër të vëmendjes, si një mbret i vërtetë. Meshkujt e kësaj shenje shpeshherë fantazojnë të kenë eksperienca seksuale me dy partnere njëkohësisht.

Femra ideale për Luanin duhet t’i ketë flokët e gjatë dhe të çrregullt, gjoksin e fortë dhe të tonifikuar. Mund ta joshni, duke qenë të gatshme të eksperimentoni gjatë aktit seksual dhe njëkohësisht duke e përkëdhelur me ëmbëlsi dhe butësi.

 

Erotizmi i shenjës së Virgjëreshës                     

Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës nuk humbasin shumë kohë me paralojën. U pëlqen të zhvishen shpejt dhe po aq shpejt duan ta shohin të zhveshur trupin e partneres. Por mos harroni që trupi duhet të jetë i larë, i parfumosur mirë. Duhet të jeni të kujdesshme deri në detajet më të imta.

Meshkujve të shenjës së Virgjëreshës u pëlqen të jenë të qetë për të “studiuar” trupin e partneres, sidomos pikat më të ndjeshme të saj, në mënyrë që pastaj të dinë të dhurojnë kënaqësinë më të madhe. Më pas, u pëlqen të mbyllin sytë, ndërkohë që duhet të jetë partnerja që duhet t’u dhurojë kënaqësi atyre, nëpërmjet “marifeteve” me duar dhe gjuhë.

Femra ideale është e hajthme, me gjoks të vogël dhe të pasme të tonifikuara mirë.

Josheni duke e ftuar në një dhomë të pastër, të parfumuar mirë, me drita të zbehta dhe duke i dhuruar një masazh sensual.

 

Erotizmi i shenjës së Peshores                 

Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë femrat e egra e që duan të argëtohen në shtrat. Zakonisht bien në dashuri me femra shumë të bukura. Por, nëse zbulojnë se partnerja e tyre nuk është aq inteligjente sa e kishin menduar, atëherë largohen njëherë e përgjithmonë. Meshkujt e Peshores vlerësojnë femrat e rafinuara, që kujdesen deri në detaje. Tërhiqen nga femrat që veshin të brendshme dhe aksesorë seksi. Ka shumë prej tyre që pëlqejnë masazhet dhe kërkojnë që të jetë femra ajo që drejton “lojën” sipas dëshirave të saj.

Femra ideale është shumë e bukur, me forma të rrumbullakosura, e rafinuar dhe e kujdesshme ndaj pamjes së jashtme.

Josheni nëpërmjet një debati inteligjent, por mos harroni edhe të brendshmet seksi e që nxisin fantazinë.

 

 

Erotizmi i shenjës së Akrepit                        

Sensualiteti është një veçori e dallueshme për meshkujt e kësaj shenje. Është pak e vështirë të joshësh meshkujt e Akrepit, sepse fantazia e tyre erotike është tejet e rafinuar dhe asgjë nuk përbën çudi për ta. Kjo shenjë është ndër të paktat që nuk pëlqejnë seksin oral. Nuk është se janë kundër, por nuk besojnë se nëpërmjet tij mund të arrihet një kënaqësi më e madhe seksuale.

Meshkujt e shenjës së Akrepit kanë një vetëkontroll për t’u pasur zili, por kur bie fjala për seksin, ata bëjnë një përjashtim. Kjo do të thotë që nuk duan t’ia dinë shumë as për vendin e as për orën, nëse janë të papërshtatshme.

Femra ideale është pasionante, që ruan disa sekrete për vete.

Nëse kërkoni të joshni një mashkull të shenjës së Akrepit, shtiruni sikur nuk ju intereson dhe shikojeni vëngër e me ligësi. Vetëm kështu do ta bëni që të lërë kokën pas jush.

 

 

Image Erotizmi i shenjës së Shigjetarit                                   

Meshkujt që i përkasin shenjës së Shigjetarit nuk kanë nevojë për teknika të veçanta joshjeje, sepse janë vetë femrat që bien shumë lehtë në dashuri me ta. Prandaj, mashkulli i Shigjetarit është në kërkim të një femre që “dorëzohet” me dëshirën e saj, teksa ai e provokon me fjalë dhe gjeste të thjeshta.

Të lindurit e kësaj shenje përjetojnë shumë orgazma, por nuk e kanë problem nëse partnerja nuk ka të njëjtat kërkesa si ai. Megjithatë, ndihen të bezdisur nga femrat që nuk arrijnë në orgazmë.

Femra ideale nuk ka karakteristika të veçanta fizikë, por duhet të ketë patjetër sensin e humorit dhe të aventurës, si dhe të jetë e qejfit dhe optimiste.

Meshkujt e Shigjetarit mund të joshen gjatë një mbrëmjeje të gëzueshme. Hidhni ndonjë batutë pikante, por jo fort të hidhët… dhe brenda 15 minutash të kësaj “beteje erotike” do të kurorëzoheni me një orgazmë që nuk ka të paguar.

 

 

Erotizmi i shenjës së Bricjapit                          

Meshkujt që i përkasin shenjës së Bricjapit arrijnë kënaqësinë në lidhjet sentimentale më më vonë se shenjat e tjera. Ata bëhen më joshës me kalimin e viteve, duke kultivuar edhe një autoritet më të madh.

Meshkujve të shenjës së Bricjapit iu pëlqen të bëjnë dashuri dhe mësojnë shumë shpejt si t’i falin kënaqësi një femre. Por nuk joshen dhe aq lehtë dhe për ta një trup i zhveshur nuk arrin t’i nxisë seksualisht.

Për të gjetur pikat e tyre të dobëta, është shumë më e vështirë nga ç’duket. Por, për femrat që ia arrijnë këtij qëllimi, ia vlen gjithë mundimi, sepse ato do të shpërblehen me kënaqësi të pafundme.

Fizikisht u pëlqejnë femrat në formën e “dardhës”, me vithe të bollshme, por e hajthme në pjesën e sipërme të trupit. Ajo duhet të jetë e kujdesshme në përzgjedhjen e të brendshmeve dhe të jetë gjithmonë e trukuar.

Josheni në një dhomë të ngrohtë, me një shtrat të bollshëm, duke degustuar dy gota verë së bashku.

 

 

 

Erotizmi i shenjës së Ujorit                       

Meshkujt e shenjës së Ujorit pëlqejnë temperaturat e nxehta dhe, kur bie fjala për seks, imagjinata e tij e çon në plazhet ekzotike a në një dhomë hoteli të ngrohur mirë. Nëse klima është e akullt, atëherë meshkujt e Ujorit do të jenë të ftohtë edhe gjatë aktit.

Të lindurit e kësaj shenje kanë një vetëvlerësim të madh për aftësitë e tyre seksuale. Ata pëlqejnë të flirtojnë, por rrallëherë i konkretizojnë në lidhje fizike. Janë tipa sportivë, prandaj janë në gjendje të dhurojnë një natë të tërë pasioni, por vetëm nëse është ndezur  shkëndija e dashurisë.

Femra e tyre ideale duhet ta vlerësojë seksin e ngadaltë, duke i paraprirë me një paralojë delikate. Gjithashtu, ata vlerësojnë shumë edhe komplimentet e shpeshta. Ndërsa të brendshmet seksi dhe truku janë detaje që nuk i kushtojnë shumë rëndësi.

Josheni me delikatesë, pa u treguar shumë agresive. Prisni momentin e duhur dhe mbulojeni me komplimente.

 

Erotizmi i shenjës së Peshqve                              

Është vështirë të kënaqësh meshkujt e shenjës së Peshqve, sepse ata kanë një natyrë të dyfishtë, që i bën të paparashikueshëm. Të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë muzikën, sepse ajo i nxit të reagojnë në mënyrë sensuale. Iu pëlqen ta arrijnë orgazmën sipas ritmit të muzikës.

Nëse kërkoni të arrini kënaqësi seksuale, është shumë e rëndësishme që në sfond të vini pak muzikë, por jo shumë romantike. Më pas, ata do të dinë t’i dhurojnë një femre kënaqësinë më të madhe.

Femra ideale duhet të ketë shumë fantazi dhe të dijë të marrë iniciativën në momentin e duhur, që do të thotë se në seks duhet ta drejtojë ajo lojën.

Josheni me feminilitetin tuaj, që duhet të rrezatojë edhe në përzgjedhjen e rrobave e sidomos të të brendshmeve. Përdorni pak truk për të theksuar sharmin tuaj.

 

Mos i Thuaj Meshkujve keto 5 Gjera

April 7, 2008

Ka vite permbi vite qe shkencetaret studjojne komunikimin midis meshkujve dhe femrave. Por sado me ndihmen e ketyre shkencetareve, femrat akoma nuk dine disa gjera. Mos i permendni meshkujve keto:

  1. “Dukesh Goxha i Lezecem.”
    Lezecem? Burrat nuk duan ta degjojne kete fjale, ta shohin, pale te jene te lezcem. Nese sbresin poshte pasi jane veshur per dicka formale, dhe ju thioni qe duken te lezecem, ka 100% shanc per tu nderruar. Burrat jane rojet e femrave, dhe lezecmeria nuk futet ne ate pikture.
  2. “Duhet te flasim.”
    Ska 3 fjale me te forta per te fikur trurin e meshkujve me shpejte se pjestim thyesash. Kur degjojne keto fjale direkt hyne ne tipin e frikacakut dhe cdo gje qe duhet bere per tu shmangur diskutimit eshte normale per burrat.
  3. “Dua te jemi shoke.”
    Jo me, me verte? Do vetem qe mos te marre me ai personi ne tel ne 2 te nates e te coje sms cdo 5 minuta. Kjo eshte dicka qe zgjat dhimbjen. Kur thua “Dua te jemi shoke” domethene ka akoma shanc per dicka me teper. Me mire thuaj sdu me te pa me sy, shporru. Atehere sqarohen gjerat.
  4. “Ska rendesi madhesia.”
    O do ket shume lek ai person qe ja thua, ose ke rene ne dashuri shume thelle. Te tere e dine qe madhesia e mjeteve sekrete te meshkujve kane rendesi. Faljani meshkujve kur skane ca bejne me komitetin qendror. Prandaj mundohen tju mbajne mire me gjera te tjera.
  5. “Te pelqeu ajo.”
    Po, sigurisht. E kane ne gjak. Standartet e tyre jane shume me te ulta se c’kan femrat. Vetem per ate arsye sdo te thote se mendojne me pak per femrat. Mundohem ta fshehin qe pane ate femren tjeter duke hecur por ne shumicen e rasteve skan ca bejne. Per femrat, kur nje tjeter kalon dhe i dashuri juaj e sheh me bisht syri, me mire mos thuaj gje fare dhe be sikur se pe.