Big Brother Albania : Nata e Katert
March 1, 2009
Nata e katert:
Agoni del nga shtepia
Poli flet per lidhjen e tij me Mimozen
Nominohen: Aida : Arjoni : Pavlini
Motra Pavlinit flet per gjendjen e tij
Mamaja Bjordid lejohet ti lexoj letren e shkruajtur per Bjordin nga i ati i tij
Futet nje kandidate e re ne shtepine. Mesida
Dritani shpallet “Mister Big Brother Albania” si dhe Kryefamiljari per kete jave
Adelajda shpallet “Miss Big Brother Albania” dhe arrin te flasi me te emen e saj
Big Brother Albania :Poli:E kam puthur Mimozën
March 1, 2009
Gjatë spetaklit të kaluar Mimoza ka mohuar faktin e të pasurit një lidhje jashtë shtëpisë me një ish-banorin e Big Brother, Polin. Mimoza ishte ndjerë keq për këtë gjë dhe në dhomën e rrëfimit është shprehur që ka gënjyer të gjithë popullin por janë rrethanat që e kanë shtyrë për të vepruar në këtë mënyrë pasi vëllai i saj nuk është në dijeni për lidhjen e saj me Polin dhe i druhet reagimit të tij. Arbana e pyet Polin i cili është i ftuar në studjo nëse e shikonte këtë gjë si strategji të saj për të mos u nominuar duke tërhequr vëmëndjen e meshkujve sidomos të Arjonit dhe Bjordit.Poli u shpreh se e shikonte si strategji të saj pasi para se të futej ajo në Big Brother e kishin diskutuar këtë gjë dhe kishin rënë dakort për të mos e bërë publike për arsyet e Mimozës. Ai thotë që nuk ka arsye deri në këto momente për të qënë xheloz për Mimozën. Poli shprehet i shokuar me deklarimin e Mimozës në dhomën e rrëfimit pasi ai kishte ardhur në studjo për të mbështetur strategjinë e saj pra, për të mohuar lidhjen e tyre.Përballë një fakti të tillë Poli pranon më në fund që ai dhe Mimoza janë puthur.
Marre nga top-channel.tv
Big Brother Albania : Vëllai bashkëjeton me një suedeze
March 1, 2009
Biseda e parë mes Mesidës, Bjordit, Arjonit dhe Zhuljetës kanë qenë pikërisht për suedezët e më saktë për femrat e Suedisë. Duke cituar një shok të të atit të saj, Mesida ka thënë se Suedia është vendi ku nuk ka diell, lulet s’kanë erë dhe femrat s’kanë ndjenja. Sipas saj femrat suedeze janë shumë të ftohta, megjithatë kishte edhe përjashtime. Ajo ka treguar se vëllai i saj bashkëjeton me një suedeze, madje ka dhe një djalë të vogël me të. “suedezët janë të ftohtë, por po u bëre mik me ta, të kanë mik përjetë!”-ka përfunduar ajo.
Marre nga top-channel.tv
Big Brother Albania : Mesida tregon për veten!
March 1, 2009
Banorja më e re e shtëpisë së Big Brother ka nisur të zbulojë pak nga vetja e saj duke u treguar banorëve të tjerë për veten, në aspekte të ndryshme. Përsa i përket pamjes së jashtme ajo ka treguar se flokët e saj i ka të shkurtra, por për momentin i ka zgjatur artificialisht. I pëlqejnë veshjet e gjera dhe është “tip repisteje”. Një nga gjërat që nuk i pëlqejnë tek vetja, madje që i urren, janë dhëmbët, megjithëse shumë njerëz i thonë se aty e ka të gjithë lezetin. Muzika i pëlqen shumë dhe kënga e saj e preferuar është “No stress”nga Laurent Wolf. Asaj i pëlqen jashtë mase të këcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë, është jo për të pirë, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por për të kërcyer.Ajo ka treguar gjithashtu se studion Juridik, ka jetuar në Gjermani, ka një vëlla më të vogël që bashkëjeton me një suedeze dhe që ka një fëmijë me të. Pyetjes së Liritës se a kuptonte kur fliste ajo iu përgjigj se jo vetëm e kuptonte, por kur ishte e vogël fliste tamam si ajo. Kjo sepse kishte jetuar në Gjermani. Mesida ka jetuar edhe në Suedi dhe në të dyja këto vende kishte njohur shumë kosovarë.
Marre nga Top-Channel.tv
Big Brother Albania : Kandidate e re
March 1, 2009
Gjat nates se katert ne shtepine e big brother eshte futur nje kandidate e re qe quhet Mesida Llesh. Shum pak dihet per kandidaten e re sepse ajo ka hyre ne shtepi sikur nje veterinere, edhe pa klip.

Big Brother Albania : Nominimi i trete
March 1, 2009
Te nominuarit e kesaj jave jane :

Pavlini

Aida

Arjoni
Big Brother Albania : Eliminimi i dyte
March 1, 2009
Nga shtepia e Big brother eliminohet Agoni.





Recent Comments