Marianna Gatto: Bjordi ishte fantastik në krevat
March 13, 2009
Fotomodelja italiane Marianna Gatto rrëfen se si e la të fejuarin për t’u rikthyer te Bjordi.
Je një nga të dashurat që Bjordi ka përmendur brenda shtëpisë “Big Brother”. E dije?
Po. Miku i tij i ngushtë që jeton në Itali, Jeti më tregoi për këtë, që ai më ka përmendur si një “ish”. Por unë do t’i thoja që e dua ende.
Ti komunikon ende me Jetin, mikun më të afërt të Bjordit?
Jeti është miku im, dhe miku më i mirë i Bjordit. Ai di shumë për lidhjen tonë. Por fola edhe me kushëririn e Bjordit që jeton në Shqipëri, dhe ai më tregoi se Bjordi flet ende për mua brenda “Big Brother”. Jam e impresionuar, nuk ma kishte pritur mendja.
Je në dijeni të ndonjë lidhjeje të re të Bjordit, që ka lënë jashtë shtëpisë?
Nuk e di, pasi mendoj se kam qenë e vetmja e dashur e Bjordit.
Çfarë mendon tani për të?
Është e komplikuar ajo që ndiej dhe që mund të shpreh. Unë u takova për herë të parë me Bjordin kur isha 14 vjeçe dhe pas kaq vitesh nuk mund ta harroj kurrsesi atë që kam përjetuar. Mbaj mend takimin në banesën time në Leço, në kopshtin përpara shtëpisë, ku ndodheshin dhe disa miq të mi.
Dhe çfarë ndodhi?
M’u duk shumë i pashëm. Ishte një dashuri me shikim të parë dhe direkt pas atij takimi ne filluam të frekuentonim njëri-tjetrin rregullisht. E kështu nisi një histori e bukur dashurie…
Po e quani histori, na tregoni diçka më shumë…
Ne ishim shumë të rinj dhe natyrisht nuk mund të quhet një histori serioze. U takuam në verë dhe ishte një alkimi e vërtetë. Kjo lidhje kështu vazhdoi. Pothuaj çdo verë ne vazhduam të shihnim njëritjetrin dhe flisnim shpesh në telefon. Por një prej këtyre pushimeve kur u ktheva në Leço, ai nuk ishte këtu. Kërkova të kontaktoj me të, pyeta gjithë miqtë e tij por askush nuk më tregoi se ku kishte shkuar. Kjo ishte shkëputja e parë…
Dhe si u rigjetët?
Kujtoj se ditën që u bëra 16 vjeçe e takova në plazh, kur shkova të blija një akullore. Isha shumë e lumtur kur e pashë, sepse personi që më dha akulloren ishte Bjordi. E prita sa të mbaronte punën dhe folëm për rreth katër orë. Ai më tregoi në atë verë të paharrueshme për mua, se kishte shkuar në Breshia me mamin e tij, Antonetën dhe kishte humbur telefonin bashkë me të gjithë numrat. E ftova për ditëlindjen time, ku ai më tregoi se kurrë nuk më kishte harruar, por që ishte lidhur me një tjetër vajzë. Vetëm pak ditë më vonë u nda prej saj dhe kështu ne rifilluam historinë tonë, shumë më e rëndësishme se në fillim. Mendoj se ishte dashuri e vërtetë.
Thoni që ai nuk jetonte në Leço, çfarë ndodhi me ty gjatë asaj ndarjeje?
Bjordi dinte të dashuronte si asnjë tjetër. Por gjatë viteve që ai nuk jetonte në Leço unë pata një tjetër lidhje me një tjetër djalë, me të cilin
u fejova. Me kthimin e Bjordit në vjeshtë, unë vendosa t’i jepja fund lidhjes, pasi e ndjeva që kisha bërë gabim të rëndë.
Ç’mund të na thuash për vete dhe kur ke tentuar ta takosh së fundi Bjordin?
Unë jam 19 vjeçe, jam vajzë e vetme dhe jetoj e ndarë nga prindërit, vetëm me qenushin tim Maya. Studioj në lice për muzikë klasike. Në janar kërkova ta takoja Bjordin këtu në Leço, e të flisja me të, por nuk munda pasi ai kishte hyrë në “Big Brother Albania”, (fati i keq për mua).
Na thuaj ndonjë detaj të lidhjes suaj?
Ai zakonisht më fliste “Maryjane”. Më ka dedikuar një këngë, që tregon për “Maryjane of spiderman”, filmi i tij i preferuar. Kënga thotë: “Do përpiqem të bëhem i fortë për të, përpiqem të mos bëj gabime me të, por ajo nuk do të më presë mua, asnjëherë, asnjëherë…
Si mund ta përshkruash Bjordin?
Mendoj se ishte fantastik. Djali më i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë. Ai do fitojë “Big Brother”, dhe më duhet të pres. Dua ta takoj e t’i them fjalët më të mira. Ne e kuptojmë se sa shumë na ka bërë të lumtur dikush kur e humbim atë, dhe them se është e vërtetë. Por mendoj po ashtu se nëse diçka e duam me të vërtetë, i gjithë universi do të lëvizë në favorin tonë.
Për Adelajdën ç’mendim ke, po shohim një lloj afrimiteti mes tyre brenda shtëpisë?
(Qesh) Bjordi është një djalë që mund të pëlqejë shumë vajza, por që dashuron vetëm një. Shpresoj që vajza që ai dashuron, të jem unë.
Si puth Bjordi, si është në shtrat?
Shumë i mirë, por më duhet ta kujtoj pasi puthja jonë e fundit ka ndodhur në tetor 2006. Është shumë shumë i ëmbël. Mund ta konfirmoj se dhe në shtrat ka qenë i mrekullueshëm.
Si mund ta përkufizosh atë lidhje?
Isha e dashuruar. Ju s’mund ta imagjinoni dot se çfarë ndiej unë për Bjordin, edhe pse vitet kanë kaluar. Ishte dashuria ime e parë, dhe më e mira.
Je një nga vajzat e bukura të Leços, si të shohin të tjerët?
Unë punoj si fotomodele në agjencinë e modës “John Casablancas Italia” në Milano, por nuk dua t’ua them të tjerëve këtë fakt pasi Lecco
është një qytet i vogël dhe shumë gjëra keqkuptohen. Gjithsesi vitin tjetër do të zhvendosem në Milano, ku do t’i përkushtohem universitetit. Mamin e Bjordit e ke njohur? Po kur isha 14 vjeçe. Para disa ditësh e kam telefonuar për Bjordin, kur pashë që i lexoi letrën e të atit më 27 shkurt gjatë spektaklit “Big Brother”.
Ç’mendon për babain e tij?
Mund të them se nuk ka justifikime, nëse ke braktisur fëmijën tënd. Bjordi tani është 20 vjeç dhe kur një prind nuk të ka rritur dhe nuk ka qenë pranë teje këto vite, emërtimi “baba” është thjesht një përkufizim. Më mirë për të do kishte qenë që të kontaktonte me të birin në një tjetër mënyrë, jo nëpërmjet “Big Brother”.
Do tentosh të komunikosh me Bjordin?
Shpesoj që të lexohet kjo intervistë dhe të më ndihmojë dikush që t’i dërgoj një mesazh Bjordit, ku t’i them se e pres ende.
Ermal Fejzullahu: Baba
March 13, 2009
Familjes Fejzullahu i është shtuar edhe një anëtar tjetër pak ditë më parë. Në këtë familje solli gëzim të madh
djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortes së tij Arianës, të cilët u martuan në fund të muajit tetor. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga një i afërm i bashkëshortes së Ermalit, ndërsa mësohet se djali është pagëzuar me emrin Art, emër te cilin e mori nga gjyshi i tij. I pyetur nga “Panorama” Sabriu, thotë se është shumë i lumtur që Zoti i solli dhuratën më të mirë në jetë. Ariana është kuruar në spitalin privat “Lindja” ku ka pasur trajtim të veçantë. Bebja ka ardhur në jetë në orët e vona të mesnatës me lindje normale dhe peshë 2,5 kg.
Big Brother Albania: Dashuri mes Bjordit dhe Adelajdes?
March 13, 2009
Bjordi është mërzitur me Adelajdën pasi ajo e kishte lënë vetëm dhe kishte qëndruar me Dritanin. Adelajda i thotë që ai mund të rrinte me to, por ai i thotë që preferonte t`i linte vetëm pasi mendonte që mund të kishin ndonjë bisedë bashkë.
Adelajda është e shqetësuar për të shtunën dhe këtë gjë ja shpreh Bjordit. Ajo i thotë që ka frikë që mund të dalë por më shumë e shqetëson fakti se nuk e di se cfarë e pret jashtë. Bjordi i thotë:-“ Të presin vetëm gjëra të bukura !” Adelajda i thotë që ai nuk i merr asnjëherë gjërat serozisht.Ai i thotë:-“Nuk do dalësh ti se mërzitem unë pastaj, dhe njerëzit nuk më lënë mua të mërzitem.”
Marre nga top-channel.tv
Big Brother Albania: Thashetheme per Zhuljeten
March 13, 2009
Lirita mërzitjen e saj e ka shprehur me të gjithë banorët. Ajo diskuton për këtë gjë me Adelën në kopësht duke i thënë që Arjoni ka ndryshuar shumë kohët e fundit. Adela i thotë që cdo ditë ndryshon mendim për banorët, pasi dalin ndryshe. Lirita pyet:-“Pse mua?” Ajo i thotë që arsyeja sipas saj është se ndikohet nga Zhuljeta. Adela i thotë që ai ka qënë dy herë në nominim ,dhe për këtë ai nuk duhej t`ia thoshte atë gjë. Ajo vazhdon duke i thënë që arsyeja e ndryshimit të Arjonit është Zhuljeta . Adela thotë që ka mendim shumë të mirë për Arjonin por që nuk i pëlqen fare që ai shoqërohet me Zhuljetën, pasi nuk e ka pëlqyer që në fillim dhe vazhdon mos t`a pëlqej. Në kopësht vjen Zhuljeta dhe bashkohet me to. Adela fillon diskuton për ndikimin që mund të ketë një person tek një tjetër. Sipas saj një person duhet të mbajë personalitetin e tij. Zhuljeta qëndron më shumë pasive në diskutim duke dëgjuar. Ajo ndërhyn në një moment duke thënë:-“Një person kur ka karakter të dobët ndikohet nga të tjerët.”
marre nga Top-channel.tv
Big Brother Albania: Nominimi i katert
March 8, 2009

Qetsori

Zhuljeta
Big Brother Albania: Eliminimi i trete
March 8, 2009
I eliminuari i javes eshte:
Big Brother Albania : Dita 23
March 2, 2009
Republika flet per sjelljen e Zhuljetes
Shancat e Pavlinit per te dale jasht
Thashetheme per ciftin “Arjoni-Zhuljeta”
Kanditatja e re:
Mesida Lleshi
Familja: Babi, Vellai (prinderit jane ndare qe e vogel)
Banuar ne: Gjermani, Suedi, Rumani, dhe ne Bullgari
Lindur: Tirane
Big Brother Albania:Arjoni e le te fejuaren per te futur ne Big Brother
March 2, 2009
Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar.
Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij. Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai.
Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori?
Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai.
A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi?
Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat.
Dhe Arjoni është i tillë?
Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat.
Po në lidhje me femrat si të duket?
Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij.
Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji?
Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë.
Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit?
Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën….
Pse ka qenë i fejuar Arjoni?
Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret?
Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën…
Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën..
Pasionet ekstreme të Arjonit
Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.
Big Brother Albania:Zbulohet lidhja e Polit me Mozën
March 2, 2009
Duket si një skenar perfekt, por në fakt gjithçka ka qenë një rastësi. Po flasim për Polin, njërin nga pjesëmarrësit e edicionit të parë të programit “Bog Brother”. Poli, djali që nuk u shqua për shumë protagonizëm për tre muaj që qëndroi brenda në shtëpi, por që gjithsesi u pëlqye shumë në fakt na dhuroi shumë e shumë supriza sapo doli që andej. Si fillim mund të përmendim lidhjen e me Inën e cila nisi pak para se ai të dilte ndërkohë që pas daljes lidhja e tyre u survejua më së miri nga aparatët e paparacëve, duke realizuar një shtesë perfekte spektakli.
Pas ndarjes së tyre aventurat e Polit me femra ishin pa fund. Një mundësi e mirë për të bërë diçka ndryshe por edhe për ta risjellë në faqet tona rozë, ishte trajnimi që ai mori falë programit “Big Brother”, në ishujt Kanarie. Historia me Karmelën, vajzën superseksi nga Hollanda të cilën ai e njohu në atë ambient përrallor, u rrëfye edhe në gazetën tonë, duke zgjuar kuriozitetin e të gjithë atyre që e kishin pëlqyer dhe votuar Polin. Por gjithçka mbaroi në atë ambient, duke lënë gjurmë me siguri në kujtesën e dy të rinjve si një eksperiencë që ia vlejti të jetohej dhe kaq. Më pas nuk kanë munguar lidhje dhe histori të tjera kalimtare të Polit me femra mjaft seksi dhe nganjëherë edhe të njohura.
Por e reja më e fundit që plotëson më së miri atë skenar spektakli post “Big Brother”, është lidhja që ne të “Panorama Plus” kemi zbuluar pak javë më parë. Si gjithmonë Poli mbetet një nga frekuentuesit mëbesnikë të jetës së natës dhe pikërisht në ato klube, ai është bërë “viktimë” e aparatit të paparacit tonë. Por kësaj here shoqëria e Polit me një vajzë të gjatë dhe mjaft simpatike, dukej si diçka më e veçantë. Kur e pyesnin miqtë se cila është ajo vajzë fare e panjohur në ambientet e klubeve të Tiranës, ai mjaftohej vetëm me përgjigjen: “Është nga Kosova”. Ndërkohë kurioziteti vazhdonte duke dashur që të mësohej më shumë nëse ajo është e njohur në botën e artit atje apo jo, ndërsa Poli përgjigjej: “Nuk është e njohur por shumë shpejt do të bëhet e njohur”.
Që nga ky moment në filluam të mendojmë se mbase vajza bukuroshe mund të konkurronte në “Big Brother 2”, gjë që u vertetua sapo filloi ky spektakël tashmë shumë popullor për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Sipas burimeve tona Poli është njohur me Mimozën disa muaj më parë kur ai shkonte në Kosovë si i ftuar nga shumë fansa të tij. Menjëherë e kishte tërhequr pamja e Mimozës dhe ai kishte bërë çmos që të njihej me të. Natyrisht fakti se ai tashmë ishte i njohur dhe i pëlqyer, por edhe pamja e një djali mjaft tërheqës, ia ka bërë rrugën më të lëhtë drejt Mozës. Më pas vajza, mbase për Polin por edhe për përgatitjet që duhej të bënte për të hyrë në “Big Brother’, është parë shpesh nëpër Tiranë dhe gati gjithmonë në shoqërinë e Polit. Ata binin menjëherë në sy në rrugët e ish-bllokut si një çift i gjatë dhe shumë simpatik dhe mbi të gjitha për faktin se gjithnjë ecnin të kapur dorë për dore.
Thuhet se Poli kësaj radhe e ka marrë lidhjen seriozisht pasi e pëlqen shumë Mozën jo vetëm për pamjen por edhe për inteligjencën e saj pavarësisht se ajo është 19 vjeç, madje dhe më e vogla ndër konkurentët e “Big Brother”. Megjithatë ajo ka pasur një “profesor” shumë të mirë, Polin i cili e ka kaluar tashmë provën e kamerave brenda shtëpisë, di si funksionon loja dhe me siguri e ka instruktuar mirë vajzën e cila ndër të tjera ka edhe vështirësinë se është nga një vend tjetër, me një mentalitet të ndryshëm pavarsisht se flet të njëjtën gjuhë me ne. Miqtë e Polit tregojnë se ai është bërë një ndjekës i kujdesshëm i “Big Brother”, natyrisht sepse aty është Moza, por edhe për nostalgji padyshim.
Ka të ngjarë që organizatorët e “Big Brother” nuk do të lënë pa e shfrytëzuar faktin që Moza dhe Poli janë të dashuruar, mbase për të sajuar ndonjë surprizë për Mozën, pasi të dy ata tashmë janë krijesa të këtij programi dhe janë bërë të njohur falë “Big Brother”. Por shpresojmë që futja e Mozës në “Big Brother” të mos e prishë rrjedhën e ngjarjeve pasi edhe nga eksperiencat botërore të këtyre programeve, por edhe në atë të parin tonin, ka pasur ndarje nga të dashurit për t’u lidhur me dikë që është aty brenda. Pjesëmarrësit e vjetshëm të pyetur për këtë fenomen shpreheshin:
“Ne na dukej sikur kishim lindur në “Big Brother” dhe do të vdisnim aty”. Që javën e parë duket vëmendja e djemve ndaj Mozës, për pamjen e saj, por edhe për moshën e re si dhe diçka mistike që ajo mbart. Dhe në fakt gjithçka mund të ngjasë. Nëse po të përmbushet kjo profeci e jona, natyrisht që në “Big Brother” do të kishte një spektakël të garantuar, ndërkohë që Poli mund të pësonte zhgënjim. Le të shohim se çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet.
Big Brother Albania:Erjola e ‘Big Brother’: Prindërit nuk më flasin më me gojë
March 2, 2009
Është e para që doli nga shtëpia e Big Brother-it dhe për këtë është e mërzitur. Pas shkëputjes katërmujore nga bashkëshorti, befasoi prindërit duke e takuar atë publikisht në televizion. Erjola Jolldashi, 25-vjeçarja nga Elbasani, pas daljes nga BB-ja, u ka bërë si dhuratë prindërve të saj, “zhgënjimin”. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata kanë qenë kundra lidhjes së vajzës së tyre me burrin e saj, edhe pse ajo kishte një vajzë me të. Ata kanë pritur që ajo të deklaronte divorcin, po jo, ndodhi e kundërta! Ajo pohoi së nuk do të ndahej më asnjëherë me të. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ajo ka rrëfyer gjithçka; njohjen e partnerin, lidhjen e tyre kundra të gjithëve dhe futjen në BB, me shpresën për t’u hapur mundësitë për punë. Po prindërit… “nuk e prisja këtë prej teje”, kjo është fjala që i ati i ka thënë Erjolës, pas daljes nga shtëpia dhe, që nga ajo mbrëmje, ata nuk kanë folur më bashkë. Erjola pohon së ka zgjedhur atë çfarë i thoshte zemra, për të tjerat… shpreson që gjërat të rregullohen, duke u lënë kohë prindërve që ta kuptojnë veprimin e saj
Erjola, për dy javë qëndrove e mbyllur në një shtëpi me 13 banorë të tjerë. Si ndihesh tani që je jashtë?
Ndihem shumë mirë. Të gjithë më njohin, më përshëndesin dhe jam e lumtur që kam lënë përshtypje pozitive nga qëndrimin im në shtëpi, edhe pse jam shumë e mërzitur që kam dalë. Nuk doja të dilja dhe nuk e prisja. Kisha gjëra të tjera për të shfaqur nga vetja ime, por kaq ishte.
Pse vendose të marrësh pjesë në Big Brother?
Faktikisht, kisha dëshirë të merrja pjesë që Big Brother-in e vjetshëm, por ishin rrethanat të atilla që duhet të jetoja në Kuçovë, kisha një punë që, normalisht, nuk e vazhdojë më. Këtë vit, duke menduar që do të jetoj në Tiranë, duke menduar që Tirana është e vështirë, një nga shkaqet ishte mundësia që të jep BB-ja, për të m’u hapur dyert nga ana profesionale. Pastaj mendova edhe faktin tjetër, që kam një vajzë. Figura e nënës lidhet ngushtë me fëmijën dhe është e pandarë, ishte edhe një sakrificë për të. Nuk kisha baza fikse dhe të sigurta për të ardhmen, por duke u hyrë në këtë reality show dhe duke zgjatur sa më shumë pjesëmarrja ime në të, do të kisha mundësinë që me hapjen e dyerve, t’i siguroja edhe një të ardhme vajzës sime. Plus që ishte edhe një ëndërr, që do të doja të bëhej realitet, fakti që do të bëhesha edhe unë protagoniste, të ndihesha për pak momente e famshme. Megjithëse, kjo është një famë që, në qoftë se je i aftë, e mban, në të kundërt, mund ta lësh në hije, është në dorën time për gjithçka. Dëshira ime më madhe ishte të hyj, të marrë pjesë, për të ndryshuar të ardhmen time.
Nuk është se ishin shumë dakord. Kur i thashë babit, e zbukurova ca, i thashë që shkova në Top Channel, për një intervistë për në Big Brother dhe babi që më tha: “Urdhëro”! Nuk është për ne. I thashë që do e provoj. Mund të duket absurde, por të shtunën fillonte spektakli, unë ditën e enjte kam marrë konfirmimin. Pastaj, kur morra konfirmimin, ka qenë goxha gëzim i madh.
Futja juaj në shtëpinë e Big Brother-it, u shoqërua me një histori tuajën jetësore. U tha se ju ishit ndarë nga bashkëshorti juaj?
Ishte një keqinterpretim i fjalës divorc. Në ato momente, ne ishim në një periudhë pauze me njëri-tjetrin. Unë nuk kam qenë asnjëherë e divorcuar nga partneri im. Ne ishim larguar me vetëdashje nga njëri-tjetri, për të parë nëse do të rezistonim dhe të kthjellonim mendjen. Unë asnjëherë nuk jam divorcuar zyrtarisht dhe pastaj ricelebruar zyrtarisht. Ndërkohë, ne komunikonim bashkë, sepse vajza ishte me mua. Sado që kemi qenë në periudhë reflektimi, njëri -tjetrit i flisnim për çfarë na ndodhnin. Pra, ishte një largim dhe jo mosbashkëbisedim. Kur i kam thënë Gentit për këtë iniciativë që unë po merrja, me tha: “Dëgjo, nuk është për ne, nuk është për ty, e di që do të mbetesh shumë keq’. I thashë dua të më jepen mundësitë për në Tiranë. Sigurisht që e pranoi mendimin tim, por më tha, mos u dëshpëro, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç mendon ti. Ne kemi pasur një gjë të mirë; çfarëdo lloj problemi apo dëshirë që kishim, e thoshim hapur me njëri-tjetrin.
Ju jeni martuar me një person, që familja juaj nuk e ka dashur asnjëherë, apo jo?
Po, familja ime nuk ka qenë asnjëherë dakord, por nuk ma ka imponuar. Më kanë thënë që, ne nuk e duam atë, por ti bëj çfarë të duash. Familja ime mbeti keq atë natë dhe sidomos babi. Unë e deklaroj dhe e them që unë ende nuk flas me prindërit, se nuk duan ata që të flasim me mua. Është një moment që unë e kam lenë, që edhe ai të qetësohet dhe të arrijë e të bisedojë më të.
Pse, sipas jush, babai juaj mbajti atë qëndrim?
Im atë është person i njohur në Elbasan, dhe fakti që tre muaj unë kisha qëndruar në familjen time tek prindërit e mi, unë isha drejt vendosjes, drejt marrjes së vendimit, që do të bëja divorcin. BB-ja ka patur një rol vendimtar, që unë mos ta marr këtë vendim.
Çfarë e mban të fortë lidhjen tuaj?
Ndjenja që na bashkon ne të dyve është shumë e fortë. Por, mbas shumë-shumë kohëve, mendova se në ato momente, prindërit e mi kishin të drejtë, se nuk po shihja të ardhme për ne të dy. Ajo që unë pretendoja, ishte e ardhmja jonë, familja, larg Kuçovës, larg Elbasanit, që ne të jetonim të lumtur. Por, unë po kërkoja lumturinë dhe nuk e kisha gjetur. Kishim gjithmonë probleme të ndryshme, ekonomike. Unë isha drejt marrjes së këtij vendimi, se edhe familja, në një farë mënyre, po ndikonte, duke më thënë se kjo është më e mira që mund të bësh. Prandaj, dhe im atë pati atë reagim. Ai nuk e priste, im atë priste divorcin atë natë. Ai priste që unë të thosha, jo, dua ndarjen, kjo është e vërteta. Rrëfimi që unë bërë para se të takoj partnerin tim, ishte ajo që tronditi më shumë babin. Normalisht, unë familjes sime ia dija dhe ia di shumë për faleminderit, sepse ata po më mbanin ekonomikisht. Është e vërtetë që unë, dy ditë para se të hyja në shtëpi, jam takuar me Gentin dhe ai më dha shumë kurajë. Kemi vuajtur, kemi hequr shumë peripeci, por e di që do ia dalësh. Kjo ishte diçka që prindërit e mi nuk e prisnin. Në një farë mënyre, unë nuk doja t’ia bëj dhuratë familjes sime atë gjë. Për babin tim, ishte zhgënjim i dyfishtë, dalja ime dhe ajo çka ndodhi mes meje dhe Gentit.
Çfarë të thanë prindërit në momentin që dole?
Në një moment, kur ka qenë pauzë reklamash, i jam afruar dhe im atë që më ka thënë: “Nuk e prisja prej teje, jam shumë i zhgënjyer që dole”. Mamaja që më tha; “Çfarë bëre”!?
Po në qoftë se ti nuk do të dilje, si mendon se do të rridhnin gjërat?
Nëse unë nuk do të dilja, babi im do e kishte më të lehtë. Sepse, ditë pas ditë dhe në rrëfim, do e shprehja dhe do i qartësoja shumë gjëra. Ai do e kuptonte dhe do ndikohej edhe nga njerëzit. Unë këtë kërkoja me gjithë mund. Prandaj, edhe unë doja të rezistoja, dhe këtë për shumë arsye, po njëra nga këto ishte që, vërtetë unë jam larg fëmijës tim, por dihet që është edhe një lidhje që, nëpërmjet hyrjes sime këtu, do të tregohet se sa e fortë do të dalë më pas.
Si jeni njohur ju me bashkëshortin tuaj?
Është një histori paksa e gjatë. Historia jonë ka nisur para 7 vjetësh. Kishim edhe lidhje, sepse xhaxhai im është martuar me hallën e partnerit tim. Dhe nëse ne shkonim në një gëzim familjar, unë shkoja tek xhaxhai, ai vinte tek halla dhe kështu jemi njohur. Normalisht, nuk kishim se si të njiheshim ndryshe, ai është nga Kuçova, unë nga Elbasani, ai ka jetuar në Greqi, unë në Shqipëri.
Përse familja jote nuk ka qenë vazhdimisht dakord me këtë lidhje?
Unë jam pika e dobët e prindërve të mi. Një fëmijë i dedikuar librave, mësimeve, shumë e mirë në shkollë, shumë e mirë në çdo aspekt. Ndërkohë, partneri im nuk e kishte këtë formim. Nga ky disnivel, prindërit e mi thoshin që nuk ke pse vuan dhe sakrifikon, kur ti ke mundësi që, nëpërmjet bagazhit tënd, mund të shkosh shumë më lart dhe nuk mund ta mbyllësh jetën në këtë lloj forme. Ky person mund të pengojë në shumë aspekte. E vërteta është se nuk ka qenë kështu, plus pastaj, dihet se si janë fjalët lart e poshtë në qytetet e vogla.
Je martuar me ceremoni, keni bërë festë?
Jo, unë kam fobi ndaj dasmave, jam dhe shumë supersticioze. Eveniment martesor nuk kam bërë, por kam bërë celebrim. Në ato momente, unë isha shtatzënë, duhet të pajisesha me dokumente. Kjo ka ndodhur para katër vjetësh, pasi unë jam partizane e bashkëjetesës.
E prisje që Genti të vinte atë natë në Big Brother?
Jo, nuk e prisja. Unë e njoh tipin e tij dhe ishte maksimumi që mund të bënte. Nuk mund ta imagjinosh se pjesa më e madhe e shoqërisë së tij, në ato momente, para se ai të vinte në studio, kanë ndikuar që ai të mos vinte të më takonte. “Mos shko, se është një emision që shikohet nga të gjithë, pastaj, pse do të ulësh ti hundën para asaj. Ku është parë që burri të rrijë në shtëpi dhe gruaja në BB”. Përshtypje shumë të madhe i ka bërë fakti që unë i kam puthur duart. Ka qenë një gjest, për të cilin më ka pyetur atë natë. Nga kjo unë kuptova se çfarë ka menduar ai deri tani për mua dhe faktin pse ne kemi pasur gjithë këto probleme si çift. Dhe gjithmonë tek ai ka mbizotëruar ndjenja e inferioritetit. E ka ushqyer ndjenja sikur unë isha superiore, dhe kjo ka shërbyer si një pjesë e shkatërrimit të marrëdhënies sonë në çift. Nga ana tjetër, në fisin e tij, nuk është menduar kurrë që një femër të thotë atë që mendon dhe në një moment të mundohet të bëhet “lider”.
Për banorët…
Si i shikon banorët tani nga jashtë, dhe, sipas jush, kush është më pretendent?
Tani, kur i shoh, më duken shumë të lëkundur dhe kur marrin një pozicion një ditë, ditën tjetër i shikon ndryshe. Unë jam habitur me transformimin e Aidës. Një femër e fortë, që thoshte opinionin e vet, tani e shoh shumë të qetë, ulet, bisedon në mënyrë shumë të qetë me Adelajdën, duke parë se çfarë ka thënë dhe çfarë ka menduar. Nuk mund të flas për më të fortin, por për më favoritin dhe, për mua, i tillë është Bjordi. Sepse, me mënyrën e tij të të bërit të gjërave, e ka bërë simpatik. Naiviteti që ai ka, pëlqehet, njerëzit e vlerësojnë. Bjordi nuk kontribuonte në të gjitha gjerat në shtëpi, flinte shumë gjumë, pasiv, mendohej. Ambienti i tij është, që, nga mëngjesi deri në darkë, të lëvizë nga do. Askush nuk do ta dijë se çfarë mendon tjetri në atë shtëpi.
Me Adelajdën si i keni pasur marrëdhëniet, e njihni historinë e jetës së saj?
Ajo ka një histori që ne nuk e dinim, dhe ditën e 14 shkurtit, kur ka dalë duke qarë nga dhoma e rrëfimit, na ka thënë që më erdhi një surprizë jo e këndshme dhe vetëm kaq. Unë kam marrë vesh fakte shumë tronditëse kur kam dalë dhe më ka ardhur shumë keq. Ajo, me mimikën e saj, na bënte në të tjerëve të nevrikoseshim dhe t’i drejtoheshim asaj. Unë e kam thënë që në fillim se afria ime me zyshën (Aelajdën) është zero dhe njëra-tjetrës ia kemi deklaruar; nuk më duron, nuk të duroj, ti në rrugën tënde, unë në të timen. Çfarëdolloj fakti mund të thotë ajo për jetën e saj personale, unë nuk e besoj. Është femra më e pamëshirshme, egoiste 100 për qind, sepse luan me ndjenjën e njerëzve
Do ketë ndonjë lidhje dashurie në atë shtëpi?
Unë mendoj se aty me tepër luhet me ndjenjat e secilit, se sa të flirtohet dhe të bëhet një lidhje. Nga secili prej atyre që jetojnë me prindër, është marrë këshilla; “Mos bëj si Noçja”. Po për mua, Zhuljeta është femra provokuese dhe që kërkon të fusë sherrin, egoistja, në krahasim me lidhjet. Ato që janë aty, kërkojnë vëmendje, por nuk kërkojnë lidhje. Për shembull, Mimoza me Bjordin. Bjordi edhe mund të ketë filluar ta simpatizojë, por Moza luan dhe është e ndërgjegjshme që luan. Mimoza ka lexuar dhe shumë revista, ku është bindur se imazhi luan rol kryesor dhe është e bindur se me këtë fiton pikë.







Recent Comments