Big Brother Albania : Dita 12
February 19, 2009
Bika le pershtypje jo te mira ne banoret. Dritani dhe Qetsori flasin per Biken, Mimozen, dhe Liriten. Zhuljeta dhe Agoni zihen pak. Mimoza mendon se Arjoni esht merzitur me te. Aida perseri shprehet shum ashper me banoret. Qetsori pregatit darken. Bjordi e fton Mimozen per kafe, ajo pastaj I shpjegon endrren e tij. Biken e ze gjumi gjat proves. Banoret kenaqen ne “Hip-Hop Party”. Erjola tregon levizjet e saj. Brjodi edhe Mimoza martohen nga prifti/ministri Ardiani, dhe kalojne naten afer njeri tjetrit.
Big Brother Albania : Dita 11
February 19, 2009
Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother
February 18, 2009
Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.
Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.
“Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, - na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.
Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:
“Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t’i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë”.
Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother.
“Kishim vënë re që djali nuk ndjehej fare mirë, rrinte gjithë kohës i mërzitur, por nuk shprehej se ku qëndronte problemi. Një ditë erdhi dhe më takoi në qendër të qytetit dhe më tregoi gjithçka. Të them të drejtën u zhgënjeva shumë nga sjellja e nuses, por prapë mendova që kjo do të kalonte. Kur kjo u shtrua për diskutim në familje dhe morëm një përgjigje negative nga Adelajdia, atëherë e pamë që ishte një situatë që po e çonte martesën e tyre drejt dështimit”.
Duke qenë kavajas të vjetër, familja e Agronit, është ndier keq. “Na ka trishtuar së tepërmi kjo histori, pasi unë një djalë të vetëm kam dhe të vijë nusja e të na bëjë qendër të vëmendjes së botës për keq, kjo nuk është e drejtë.” Kështu e quan Azemi gjendjen e krijuar që kur nisi diskutimi brenda familjes e deri kur kjo u bë publike dhe e morën vesh të gjithë njerëzit.
Kur familja Lushkja e pa të pamundur që ta bindë Adelajden për të mos marrë pjesë në Big Brother, atëherë Agroni filloi ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar divorcin.
“Bisedimet nuk bënin më punë, pasi nusja e kishte vendosur të bëhej e famshme”-thotë Azemi. “Djali im nuk mund të pajtohej me këtë mendim. Shfaqi shenja xhelozie me të drejtë, sepse ata u martuan me dashuri. Nuk është se ja dhamë ne të familjes nusen dhe midis tyre nuk kishte bashkëbisedim apo mospërputhje karakteresh”.
Aktualisht Agroni është në punë si shofer tek zjarrfikësja e qytetit të Kavajës dhe njëkohësisht ndjek studimet e larta për inxhinjeri-mekanike.
Që prej kohës kur ka ndodhur ndarja me bashkëshorten Adelajden, ai shfaqet pak në publik, pasi i duket sikur opinioni po e dënon. Kanë nisur të qarkullojnë fjalët se ata u ndanë se Agroni luante shumë me lojëra fati, që pinte alkool, por miqtë e tij e kanë quajtur njeri shumë të rregullt.
Sipas të atit i vetmi qëllim i ndarjes së Agronit me Adelajden ishte pjesëmarrja e saj në këtë emision. - Ne e dinim fare mirë që e gjithë dynjaja do të merrej me muhabetin tonë, duke na bërë biografinë sa herë që të shihnin nusen e djalit tim në televizor - na përcjell me pamje të mërzitur Azemi.
Bjordi Mezini Jeta në Itali e milionerit 20-vjeçar
February 16, 2009
Është i bukur e ndryshe nga të tjerët. Ka lindur më 11 mars 1988, 1.75 m i gjatë dhe ëndërron të bëhet aktor në Shqipëri. Ende i pazbuluar në rrëfimet e veta në javën e parë të ‘reality show’ “Big Brother 2” në “Top Channel”, ai ka shfaqur më shumë kuriozitet pasi vjen nga jashtë dhe drejton një firmë ndërtimi në Itali. Nëse doni të dini më shumë se kush është Bjordi; biznesi, dashuria, dhe pasionet e tjera të tij, gjithçka e tregon për “Panorama Plus”, miku i tij më i ngushtë, 23-vjeçari me origjinë nga Tropoja, Jetmir Pjetërnikaj.
Jetmir, ju jeni miku më i ngushtë i Bjordit në Itali. Si jeni njohur?
E kam njohur në lokale nate, kur unë punoja në diskoteka si balerin. Edhe Bjordi u fut në grupin tim të kërcimit dhe bashkë kemi kërcyer në diskotekat më të mira dhe të mëdha të Italisë. Po ashtu kemi punuar dhe në Radio 104 të Leços, në vitin 2006-2007. Kemi pasur një program të orëve të vona, që e drejtonim ne, ku prezantonin albumet e reja që hidheshin në tregun muzikor italian. Ishte një emision me kërkesa muzikore e dedikime këngësh. Tashmë drejtojmë bizneset tona, ai një firmë ndërtimi dhe unë një firmë, që merret me shitblerje veprash arti.
Sa herë kishte qenë Bjordi në Shqipëri më parë?
Para “Big Brother” Bjordi ka qenë në Shqipëri dy herë, një herë kur ishte 6 vjeç dhe hera e dytë në 2006 bashkë me mua. E solla unë pasi ai nuk donte të vinte për arsyen se nuk njihte askënd, dhe për hatrin tim erdhi. Që atëherë i hyri në zemër Shqipëria.
E kujt ishte ideja për të hyrë në “Big Brother”?
Ideja ishte e imja, që ne të merrnim pjesë të dy në këtë “reality show”. Arsyeja pasi bashkë kemi eksperienca nga më të ndryshmet dhe menduam, që të dy së bashku do tërhiqnim vëmendjen duke krijuar një grup simpatik brenda “Big Brother”, dhe duke u mbrojtur nga njerëzit e paaftë.
Ku e bazonit këtë besim?
Si unë, ashtu dhe Bjordi kemi njohuri nga shumë fusha, dhe kemi pasur çfarë të tregonim. Them se të dy do kishim mbetur të paharrueshëm në historinë e “Big Brother Albania 2”.
Mund të na tregoni më shumë rreth biznesit të tij atje?
Është pronar firme ndërtimi, me pesë punëtorë. Ndërton shtëpi, vila kryesisht jo vetëm në Lece, Leço, por firma e tij ndërton në të gjithë Italinë.
E habitshme për një 20 vjeçar të ketë arritur kaq shumë. Mbështetjen e kujt ka?
Jo, e ka nisur vetë, gjithçka nga zero, aftësia është e tij duke studiuar e punuar, dhe me mbështetjen e familjes.
Eshtë i pasur Bjordi?
Këtë nuk mund ta them unë se janë gjëra private, por për moshën që ka është shumë përpara.
Thuhet se ka një mama shumë të zonjën. Kush janë pjesëtarët e tjerë të familjes?
Familja e tij përbëhet nga motra Skerda, që punon në një zyrë avokatie, nëna Antoneta biznesmene, dhe nipi i vogël. Babain nuk e njef dhe nuk do të flasë fare për të.
Shokët e tij janë shqiptarë apo ialianë, dhe çfarë kategorie janë?
Unë jam i vetmi shok i tij nga Shqipëria. Shokët që e rrethojnë janë biznesmenë, dhe janë të gjithë italianë. Me shqiptarë s’ka pasur kontakte fare.
Dëshira e Bjordit është të bëhet aktor. Ka diçka konkrete në këtë pasion të tij?
Po e vërtetë. Dëshira e tij është të bëhet aktor në Shqipëri. Para se ai të hynte në “Big Brother”, ne kishim marrë oferta nga shkolla e kinematografisë në Milano, “Lo ied”, për të qenë protagoniste në katër filma me metrazh të shkurtër. Unë tani që humba mundësinë për t’u futur në “Big brother”, i pranova këto oferta, ndërsa Bjordi i refuzoi.
Po për lidhjet e tij të dashurisë, a mund të na thoni diçka?
E vërteta është që ka pasur shumë lidhje, por jo shumë të gjata. Mund të them se si djalë i ëmbël që është, ka pasur shumë kërkesa dhe nuk u ka rezistuar ofertave.
A mund të dimë se kush kanë qenë të dashurat e tij?
Po ai ka pasë shumë histori dhe është shumë i kërkuar nga femrat këtu. Por nuk i pëlqen të ekspozohet me ndonjërën, kështu që mos më kërkoni që të zbuloj ndonjë nga ish të dashurat e tij.
Cila ka qenë lidhja e tij e fundit?
Ka qenë një vajzë italiane që jetonte në Londër, por që ai nuk ka dëshirë ta bëjë publike.
Duket i butë, i qeshur. Çfarë fshihet pas kësaj aparence?
Është tip shumë i shkathët dhe i qeshuri i shoqërisë.
Brishtësia e tij binte në sy. Ai vetë e ka menduar këtë se mos ndoshta paragjykohej?
Ai është i drejtë dhe nuk i njeh paragjykimet, e nuk e ka idenë se si është Shqipëria.
Ti e njeh më nga afër. Si mund ta përshkruash?
Bjordi është i ëmbël, i edukuar, i pëlqen jeta e natës.
Kujtoni ndonjë çmenduri të tij me vajzat?
Por një nga më të mëdhatë e ka bërë për një gocë nga Danimarka. Ajo i pati thënë që do të vinte në Firenze me shkollën e saj. Bjordi ka marrë makinën me dy shokë dhe ka shkuar ta kërkojë në të gjitha hotelet, diskotekat, pub-et, restorantet e sallat e lojrave në Firence. E gjeti pas dy ditësh kërkime në një diskotekë dhe kaloi një fundjavë me të.
Big Brother Albania : Dita 9
February 16, 2009
Perseri banoret zjohen duke kercyer ne mengjes. Erjola ze buken, Dritani pelqen shume kulacin e Erjoles. I kujton kohen qe ka kaluar ne fshat. Aida e pyt Republiken ne qoftese ka bere mardhenje seksi ne jeten e saj. Republika refuson te pergjigjej. Me von shpjegon sepse eshte gje shum personale edhe nuk donte ti pergjigjej Aides. Aida thot se e njeh shume mire boten e meshkujve edhe e di mire se ata nuk rrine dot pa seks. Ne patio, cunat i bejne pyetje gocave ne qofte se bota merr fund edhe ngelin vetem cunat e shtepise, cilin nga ta do te zgjidhnin per te krijuar nje familje? Aida thot se asnje, edhe i thot Arjonit se ajo nuk mund te lidhej me te asnjer sepse tipi qe ka ai e ndalon ate. Lirita thot se do te ishte Bjordi. Adelajda thot direkt se asnje nga ta. Banoret e mbyllin diten me nje feste vampirash. Te gjithe vishen e lyhen si vampira.
Miss Shqiperia 2008 Almeda Abazi
February 15, 2009
Almeda Abazi ende nuk di ta thote se sa gje e bukur eshte te jesh “Miss Globe International”. Mbremjen e se dieles se 19 tetorit i kane ndodhur aq shume gjera njeheresh sa e ka te veshtire ta mbledhe veten. Buzeqesh, ne dukje shpenguar, pret e percjell mesazhe e telefonata, por ama vazhdon te jete e hutuar. Nuk eshte rasti i klisheve te zakonshme ne keto raste, “nuk e prisja”. Me Almeden ka qene vertete keshtu. Edhe pse per spektatoret qe e kane ndjekur nga salla nuk ishte krejt i paparashikueshem vendimi i jurise se ketij viti te “Miss Globe International” per te zgjedhur nje vajze shqiptare me te bukuren e botes. Ishte e lexueshme simpatia e anetareve shqiptare, por edhe drejtoreve nacionale per 17 vjecaren nga Tirana. Nje “rrjedhje” e vogel informacioni pas spektaklit te Petri Bozos thoshte se ky ka qene viti i pare ne historine e “Miss Globe” kur juria ishte unanime: Shqiptarja e meritonte te ishte fituese. Per te mos folur pastaj per entuziazmin e spektatoreve te shumte te salles, i kuptueshem per faktin se per te pestin vit, kompeticioni i bukurise, i treti per nga rendesia ne bote, organizohej ne Shqiperi. Brohorima te forta “Albania” degjoheshin sa here qe Almeda kishte radhen e parakalimit mbi pasarele, e aq here sa dy prezantuesve Hygerta Sako e Piter Bros, u mberrinin ne dore zarfet me emrat e 12-es, 5-es me te mire e me pas i fitueses. U shenua keshtu hera e pare qe nje kurore e permasave te tilla mbetet ne Tirane. 18 vjet pas shume spektaklesh bukurie, nje dyzine perfaqesimesh te bukurosheve shqiptare ne evente te ndryshme nderkombetare nje shqiptare mban mbi koken kuroren e “Miss Globe International”. I perket Almeda Abazit, 175 cm e gjate, floke te gjate ngjyre geshtenje (100% natyrale), sy kafe. Eshte nje vajze e bukur, qe ka prekur nje enderr dhe eshte gati te rende pas nje tjetre.
Ne fakt, po ta marresh per nga radha, kjo eshte e treta kurore per Almeden. Te paren e ka fituar fundvitin e shkuar ne “Miss Tirana 2007″, te dyten, jo me larg se ne qershor te “Miss Shqiperia 2008″. E treta eshte ajo e madhja e te 19 tetorit qe e fitoi ne spektaklin e organizuar ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
“E kush do ta mendonte. Kur filloi konkursi isha gati te vija bast qe nuk do te arrija as ne pese me te mirat”, thote bukuroshja. Konkuronte me 36 vajza te tjera, te ardhura nga te pese kontinentet e Globit. Secila bukuri e karakter me vete. Per Almeden, nje rivalitet mjaftueshem i forte, qe secila te ishte nje kandidate e mundshme. Nuk bindej as nga njerezit e shumte qe e rrethonin e ate nate, te cilet ishin gati ta vinin ate bast qe thoshte Almeda, jo vetem per pese me te mirat, por, pse jo, edhe per kuroren. Do te kishte qene ndryshe mbase sikur gjate javeve te turit neper Shqiperine Juglindore dhe minikonkurseve te organizuara ne Permet e Pogradec, Almeda te kishte fituar titullin “Miss Talenti” per te cilin kishte konkuruar ne qytetin liqenor. Kercimin e ka hobi dhe eshte shume e zonja ne belly dance, - kujtim nga vitet kur jetonte ne Stamboll se bashku me familjen. Ishte kandidate e forte gjate atij turi, por trofene e me te talentuares ia mori bukuroshja armene Inessa Tadevosyan. Nje tjeter prove qe ne “Miss Globe” do ta kishte shume me te veshtire se ne konkursin kombetar te bukurise qershorin e ketij viti. Aq sa duhet e forte qe Almeda te mos goxonte ta shqiptonte endrren e saj te madhe. Por nxeneseja e vitit te trete ne shkollen “Vellezerit Kajtazi” nuk e dinte se nderkohe e kishte fituar simpatine e drejtoreve nacionale qe kishin ndjekur turin e vajzave. Fliste kater gjuhe te huaja, dallohej per bukurine, por edhe tipin e permbajtur e fjalepake, nje nga ato qe nuk takohen rendom. Kjo e justifikon voten e tyre ne shumice per Almeden naten e spektaklit te “Miss Globe”. Dhe jo vetem. Ne nje mendje me ta qene edhe anetaret shqiptare te jurise. Duket normale qe ata te votonin per vajzen e vendit te tyre, por eksperienca thote qe jo gjithmone ka qene keshtu. Asnjehere madje. Qarkulloi si lajm menjehere pas spektaklit: Nder shqiptaret qe ishin zgjedhur nga producenti Petri Bozo per ne juri sivjet ishin Arta Dade, Rajmonda Bulku, Arian Cani, Hervin Culi, Halim Kosova etj., dhe nga te gjithe vetem njeri ka votuar kundra. Te tjeret, pwrfshirw (ccuditwrisht) edhe “Miss Globe 2007″, brazilianen Helen Cristina da Silva, bashkuan votat me nje pjese te mire te drejtoreve nacionale per te dhene ne fund ate verdikt qe nuk kishte ndodhur kurre me pare ne Tirane.
“Eshte kaq e cuditshme. Ditet pas spektaklit po rrjedhin kaq shpejt sa akoma nuk e kam marre veten. Me duket kaq e pabesueshme, sa nuk di ta gjykoj gjendjen ne te cilen jam. Ende nuk di ta them sa gje e bukur eshte te mbash mbi supe fashen e me te bukures se Globit”, thote Almeda. Eshte nje nga ato 17-vjecare qe kudo ndiqet nga e ema. Ka qene ajo njeriu qe e ka shtyre per se pari ta provonte ne “Miss Tirana 2007″, ne nje kohe kur ne planet e Almedes konkurset e bukurise as qe dukeshin ne horizont. Tani, mamaja eshte kudo pas saj, e ndjek kur jep intervista, kur pozon para aparatit, kur takohet me te panjohur. Ne festen e organizuar pas konkursit te bukurise Almeda i prezantoi adhuruesit e saj, - qe gjate gjithe kohes e mbajten te rrethuar per nje foto kujtim me te, - me te motren, Ilden. Eshte tre vjet me e vogel se Almeda, por ngjajne aq shume, si nga fytyra e fiziku, sa kushdo mund te betohej se edhe Ilda ne te ardhmen mund ta ndjeke shembullin e se motres. “Jane gjithmone me mua dhe nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, sepse familja eshte mbeshtetja ime me e madhe. Pa ata nuk do te kisha arritur asgje”. Per hir te atyre tre kurorva e qe mban Almeda sot, edhe ata kane rene dakort te ndryshojne te gjithe itinerarin e familjes Abazi. Sipas planeve ata duhej te ishin rikthyer me kohe ne Stamboll, ku kane jetuar per kater vjet. Prinderit e bukuroshes kane ngritur atje nje biznes udhetimesh turistike, por tani qe bija e tyre mban kaq shume tituj, kane ndryshuar mendje: Do te vendosen ketu pergjithmone. Me punet mund te merren edhe duke udhetuar shpesh drejt Turqise. E rendesishme eshte qe Almeda te mos i humbase shanset qe do te sjellin kurorat. Sa per fillim e ka nje burse studimesh “Nuk e di se si do te rrjedhin gjerat, por nuk do t’i them “jo”, botes se spektaklit. Endrra ime me e madhe, ajo qe ruaj ne sirtar qe kur kam qene femije ka qene tapeti i kuq”, thote Almeda”. “Kam filluar ta prek kete enderr, “Miss Globe” eshte i tille. Por dua akoma me shume. Dua Ameriken”. Ka filluar me kohe t’i ndjeje ndryshimet qe i fal nje kurore. Nga koha kur u kthye ne Shqiperi, rreth nje vit me pare, Almeda ishte nje vajze e zakonshme kryeqyteti, qe studionte ne nje shkolle private dhe kerkonte te arrinte rezultate te larta, vishej thjeshte me atlete dhe xhinse dhe jetes publike i rrinte sa me larg te mundej. Tani metamorfoza ka ndodhur jo vetem brenda garderobes, por edhe ne krejt jeten e saj. Ka filluar t’ia ndjeje lezetin edhe ketij stili te ri te jetuari. Muajt e fundit i kane mjaftuar te shnderrohet ne nje vajze te lirshme, qe takat e larta dhe veshjet chic nuk i ka me problem. Pozon lirshem edhe para aparatit fotografik, sikur te kishte vite qe ben modelen. Aktualisht u ka hapur dyert edhe ofertave per t’u kthyer ne imazhin i ndonje kompanie te madhe. Do te pranoje ndonje te tille pasi te kete peshuar mire nese eshte e pershtatshme per personazhin qe perfaqeson apo jo. Mund te shfaqet shume shpejt edhe ne rolin e prezantueses ne spektaklet e sezonit te ardhshem televiziv. E ka bere nje here kete lloj pune ne koncertin “Zjarri i Anadollit” dhe nuk e pengon asgje ta provoje edhe nje here te dyte. Sepse tani jeta e Almeda Abazit perfundimisht ka bere nje kthese te forte.
Big Brother Albania : Dita 8
February 15, 2009
Nominimi i pare per banoret edhe festohet dita e Shen Valentinit. Adelajda flet me te fejuarin e saj drejt per drejt edhe ngel shum e pa kenaqur. Gruaja e Qetsorit i uron festen. Aida lexon nje leter nga nje adhurus nga jasht. Dritani kalon pak kohe me te fejuaren e tij, dhe refuson oferten per te kaluar nje nat me te ne tenden jasht.
Zhuljeta: “E prisja nominimin!”
February 15, 2009
“E prisja nominimin”- u ka thënë Zhuljeta dje banorëve. –“E ndjeja! Aq më tepër kur më vunë bashkë me Mimozën.Ajo s’kishte krijuar konflikte, kështu që aty u binda njëqind përqind.” Ajo ka vazhduar duke thënë se i vinte keq për Erjolën, por ka theksuar se nëse ajo ndihet keq tani apo ndihet e zhgënjyer, e ka fajin vetë. Sipas saj, Erjola është treguar e dashur, madje më shumë se ç’duhet, me të gjithë. “Nuk ke pse të jesh e dashur me të gjithë. Është shumë herët për të qenë e dashur!”- ka thënë ajo.
Marre nga top-channel.tv
Erjola: “Nuk e prisja nominimin!”
February 15, 2009
E tronditur nga fakti i të qënit e nominuar dhe e zhgënjyer nga banorët e shtëpisë, Erjola, duke qarë, nuk i ka fshehur emocionet e veta. -“Nuk e prisja të isha e nominuar!” – ka thënë ajo. Aida nuk ka vonuar t’i thotë se ajo nuk e kishte nominuar e ajo nuk duhet të kishte dyshime për këtë. Në bisedën me Liritën, erjola është shprehur se banorët nuk e kanë vlerësuar siç duhet atë dhe kontributin e saj në shtëpi. “E dija që kjo ishte diçka që do të na ndodhte të gjithëve këtu, por më erdhi e papritur!”- ka thënë ajo.
Marre nga top-channel.tv
Big Brother Albania 2 : Nominimi i pare
February 15, 2009
Zhuljeta dhe Erjola jane banoret qe jane nominuar per eliminim e pare.





Recent Comments