Big Brother Albania : Dita 20

February 27, 2009

Banoret bisedojne per:
Endren e Republikes
Rrobat e pista te Bjordit
Syt e Pavlinit
Inteligjenca : Bukurua : Humori: i Arjonit
Xhelozia e Zhuljetes karshi Republikes
Xhelozia e Arjonit karshi Bjordit
Dashura me Pavlinin
Gjendjen civile te Adelajdes
Si ngelet femra shatezane
LOJA ME SHISHE E PYETJEVE


Big Brother Albania : Dita 19

February 27, 2009

Dita 19 fillon me Adelen duke ju treguar banoreve se ne krevatin e saj ka petale trendafili edhe nje trandafil ne mes. Ajo pastaj mesoj se e kishte ber Agoni. Te gjith banoret bien dakort qe vepra e Agonit nuk ishte e sinjqerte por thjesht per show. Agoni thot se ai do te perpiqet per Arjolen “me mish e me shpirt” pavarsisht se ajo e ka shprehur se nuk e pelqen ate. Arjoni perseri shprehet se si ndjehet per Zhuljeten. Arjoni shprehet se Bjordi i prish pune. Dhe nje her cifti VIP, cift per biznes. Bika duartrokitet per larjen e eneve. Banoret njohin njeri tretrin. Bika u tregon se mami e saj i ka vdekur 4 vjet me par edhe nuk kishte arritur ta njifte asnjer sepse e ema nuk donte. I ati esht martuar edhe jeton me familjen e tij, kur Republika jeton me Gjyshen e Shyshin e saj. Pavlini i hapet Aides per martesen edhe femit e tij. Adelajda i kendon vetes “Ndarja” nga Soni.


Big Brother Albania : “Kam tradhëtuar nga kurioziteti!”

February 27, 2009

Një tjetër argument për të cilin kanë diskutuar banorët në lojën e tyre, ka qenë tradhëtia. Pyetjes së Aidës se nëse kishte tradhëtuar ndonjëherë, Pavlini iu përgjigj po, por nuk dinte të jepte një përgjigje nëse e kishin ose jo tradhëtuar. Sipas tij, në varësi të rrethanave, tradhëtia edhe mund të falej. Aida vazhdoi me pyetjen se cfarë e kishte shtyrë atë të bënte një veprim të tillë, gjë të cilës Pavlini iu përgjigj duke thënë se kishte dashur të provonte diçka që nuk e kishte provuar më parë, pra kurioziteti. Ai tha gjithashtu se nuk do t’ia kishte rrëfyer tradhëtinë e tij, personit që kishte tradhëtuar, me përjashtim të rastit kur do të ndihej në faj përatë që kishte bërë.

Marre nga Top-Channel.tv

Big Brother Albania : Dita 18

February 25, 2009

Xhuljeta e kalon kohen ne Big Brother me Arjonin. Cfar mendon Arjoni per te? Vetem si shoqe!


Big Brother Albania : Dita 17

February 25, 2009

Banoret bisedojne per virgjerine e nje femre para marteses. Bjordi thot se ne Shqiperi keto bisedime jane shume taboo. Qetsori ngacmon Mimozen. Adi dhe Mimoza bisedojne per Arjonin dhe e sjellura e tij qe se fundi e beri ate qe te nominohej.


Big Brother Albania : Cifti VIP

February 25, 2009

Bjordi dhe Moza quhen nga të gjithë banorët si cifti i shtëpisë por, edhe ata nuk e kanë problem këtë përcaktim. Ata janë duke luajtur para pasqyrës e duke e quajtur veten VIP-a. Në sallon janë edhe banorët e tjerë dhe Bjordi u kërkon atyre që t’i duartrokasin e të sillen si fansat e tyre. Banorët fillojnë të brohorasin dhe t’i gjuajnë me jastëk. Bjordi u kërkon atyre që të thërrasin “puthje, puthje” dhe i kërkon edhe Mozës që ta puthë përpara “paparacëve”. Moza e refuzon dhe e shtyn kurse Bjordi i thotë se janë vec cift për biznes. Banorët fillojnë t’i kerkojnë Mozës autografe e të qeshin me ta.

Marre nga Top-channel.tv

Big Brother Albania : Lojë apo e vërtetë?

February 25, 2009

Veprimi i Agonit me Adelën ka lënë shumë për të komentuar tek banorët. Aida dhe Adi flasin për këtë veprim duke dhënë secili mendimin e vet se si e shikon të drejtë. Aidës, Agoni, i duket i mërzitur me Adelën sepse ajo nuk ja vlerësoi mendimin. Megjithatë Aida nuk është plotësisht dakord me veprimin e tij dhe i duket sikur është thjeshtë një lojë. Edhe Adi mendon se është një lojë por, nëse e bën dy herë ose më shumë ka dicka dhe se asnjë nuk e di këtë gjë. “Adela i merr seriozisht, nuk është për të bërë shaka me të” – tha Adi. Aidës i duket veprim i gabuar. Ajo thotë se e gjykon Agonin si person që bën lojë por, nuk duhet ta bëjë në kurriz tëtjetrit.

Marre nga Top-channel.tv

Big Brother Albania : Argëtim

February 25, 2009

Aida, Tani dhe Lirita ndodhen në kopësht duke luajtur me njeri-tjetrin. Aida harron vendin e punës për disa momente sepse nuk mund t’i rezistonte këngës që i dedikoi Lirita. Ato të dyja fillojnë të këndojnë, kërcejnë dhe të luajnë. Aida në një moment i hipën kalipic Liritës dhe i thotë asaj me shaka “Ec Tea”. Vajzat qeshin shumë. Me gocat bashkohet edhe Tani ku ai për të ndezur lojën mes tyre i thotë Liritës se shprehja e Aidës ishte një provokim i rëndë. Aida e fton atë të munden bashkë kurse Lirita ben rolin e arbitrit.

Erjola: Jam habitur që më kanë quajtur llafazane

February 25, 2009

Erjola, ti je e eliminuara e parë e “Big Brother 2″. E prisje daljen nga shtëpia?

Në fakt nuk e prisja.

Tashmë je bërë e njohur, të bezdisin komentet e njerëzve?

Nuk më bezdisin, sepse përderisa pranova të bëhem pjesë e këtij show e kisha të qartë që edhe jeta ime do të bëhej publike. Por më ka shqetësuar mënyra se si është komentuar jeta ime private. Pas daljes kam lexuar se çfarë është thënë për mua nëpër forume dhe u çudita nga fakti se që në fillim isha karakterizuar si femra llafazane. Ne të gjithë aty brenda treguam diçka për jetën tonë, deri në një kufi të caktuar, e më pas filluam edhe t‘i diskutonim. Ndoshta unë fola pak më herët, apo ndoshta ishte dhe një strategji…

Ti le jashtë një vajzë të vogël, e cila nuk kishte as edhe praninë e babait. Ndoshta për këtë je komentuar më shumë?

Historia është e komplikuar dhe ndonjëherë edhe publiku mund të mos ketë qenë i qartë. Ajo çka unë doja të transmetoja është se fëmija qëndron mbi gjithçka. Ndoshta ndonjëherë nënat janë më shumë pasive e nuk marrin iniciativa për shkak të fëmijëve, por kjo që unë bëra është një lloj sakrifice për familjen, një arsye për të menduar për të ardhmen.

Prindërit e tu nuk e pritën fort mirë vendimin tënd për t‘u rikthyer me bashkëshortin. Ke folur me ta?

Prindërit e mi kanë arsyet e tyre dhe duhet t‘i kuptoj. Nuk kam pasur mundësi të flas me ta, sepse i vetmi njeri me të cilin jam takuar dje ka qenë bashkëshorti im, me të cilin diskutuam gjatë. Ata nuk duan të më shikojnë mua të trishtuar, por në këtë rast është familja në mes. I kuptoj më së miri.

I ke parë banorët tani që ke dalë. Si të janë dukur?

Besoj se ata që janë nominuar këtë javë do të jenë më të qetë. Kështu bëra edhe unë. Javën e nominimit doja të dëgjoja më shumë.

Prej cilit nga banorët je e zhgënjyer?

Nga Qetsori. Aty brenda, pjesën më të madhe të opinioneve i thoshim në mënyrë të drejtpërdrejtë. E folura e tij në dhomën e rrëfimit më është dukur paradoksale.

Me cilin nga banorët nuk do të vazhdosh të mbash marrëdhënie edhe pas daljes nga shtëpia?

Me Adelajdën dhe Republikën. Që në momentin e parë nuk patëm afrimitet. Në mënyra të ndryshme, ato ishin njësoj. Të dyja donin të flisnin, të reagonin. Zysha ishte mësuar me imponim të rregullores. Me këto dy vajza nuk arrija të kuptohesha.

Të flasim për Zhuljetën. E shihje si konkurrente të fortë?

Ishte e fortë jo në tërësi, por për faktin se tregoi një karakter më të përmbajtur dhe luajti rolin e një femre të ftohtë, që mund të përballojë çdo situatë.

Kush nga banorët mendon se po aktron?

Aktor për mua mbetet Qetsori. Ai arrin ta ndryshojë situatën. Por edhe Arjoni.

Cili duhet të dalë javën e ardhshme?

Është e vështirë, por them se duhet të largohet Arjoni, sepse ecën me teori dhe jo me praktikë. Ai mendon se aty brenda nuk jetohet realiteti dhe aq më tepër është shprehur se nuk i interesojnë banorët, por shuma.

Big Brother Albania : Dita 16

February 25, 2009

Qetsori dhe Pavlini mjelin lopet. Banoret diskutojne per buxhetin e javes. Aida dhe Adelajda kapen serish. Adelajda i thot Agonit se ajo nuk e pelqen ate edhe te ishte jasht nuk do te mundoheshe fare me te. Arjoni i thot Mimozes se ai thjesht e ka pelqyrer ate ne ditet e para, dhe nuk kishte ren ne dashuri me te sic thonin banoret e tjere.


Next Page »