Dhe jetuan përgjithmonë…
December 2, 2008
Dhe jetuan përgjithmonë të lumtur dhe xhelozë
Do ishte e mundur të jesh xheloze dhe e lumtur në të njëjtën kohë? Ja 7 rregullat për të shndërruar një ndjenjë të kategorizuar “negative” në çelësin e lumturisë
“Xhelozia bën keq!” nuk është gjithmonë e vërtetë. Ose, të paktën, është e mundur të jesh edhe xheloze, edhe e lumtur. Ja një eptalog (epta – shtatë) këshillash si ta kthesh xhelozinë në diçka që, në vend që t’i bëj keq dashurisë, e rigjallëron dhe e ndez.
1. Prano xhelozinë tënde në vend që të mendosh: “O Zot, mos, jam xheloze!” dhe pranoje këtë emocion si shenjë dashurie.
2. Konsidero faktin që xhelozia shënjon një rrezik për marrëdhënien, i cili mund të jetë thjesht imagjinar ose i vërtetë. Në rastin e parë mundohu ta kontrollosh, në të dytin, nëse je vërtet e sigurt, përballe argumentin me partnerin, pa e lënë veten të biesh në panik ose inat.
3. Para se të derdhësh një rrebesh sulmesh xhelozie mbi partnerin, reflekto mbi atë që ndjen. Bëje ndërkohë që u përgjigjesh këtyre pyetjeve: xhelozia ime është e vërtetë apo jo? është faji i pasigurive të mia apo e sjelljes së tij? Është vërtet dikush që i vjen rrotull? Më ka tradhtuar vërtet apo jam unë që e teproj?
4. Në rast se je ti xhelozja, fol me partnerin për ndjenjat e tua. Por jo për xhelozinë: diskuto për ato që ndjen, frikërat dhe ankthet që shpërthejnë te ty në disa situata dhe për nevojën për t’u ndier e sigurt, pa e kaluar theksin pastaj te mangësitë e tij ose tradhtitë e dyshuara.
5. Në rast se xhelozi është ai, përballë një skene xhelozie të shfrenuar mos u përgatit për zënkë, pra mos reago ligësisht, po përpiqu ta bësh të reflektojë partnerin me një sens të shëndoshë humori (po që nuk duhet të jetë kurrë i tepruar) dhe pa treguar haptas atë që ndjen. Jepi përshtypjen se ndjenjat e tij janë të rëndësishme për ty, po thekso fort që ankthet dhe shqetësimet e tij janë të panevojshme. Ndalo te dashuria jote dhe siguria për këtë që ndjen.
6. Si në njërin, ashtu dhe në rastin tjetër, pas një përballje në të cilën ndjenjat e secilit janë shfaqur qartë, do kuptosh që ndoshta prej kohësh nuk kishe folur në këtë mënyrë, që ndonjëherë s’i ke llogaritur ndjenjat e tjetrit dhe që vetëm ideja se mund ta humbasësh të ka futur në krizë: kjo do të thotë që duheni.
7. Mos harro se në ditët tona mundësitë për të tradhtuar janë shumëfishuar, prandaj është e pamundur ta mbash partnerin të lidhur me pranga. Strategjia e vetme e vlefshme për të shmangur tradhtitë dhe xhelozinë është të mos lejosh që tjetri të lodhet me ty. Pra shmang rutinën dhe përdor fantazinë në marrëdhënien në çift.
Po sikur të isha miliardere?
December 2, 2008
|
Le t’ia nisim nga e para: domethënë le të pyesim veten se ç’lloj miliardereje mund të kishim qenë. Je gati për të bërë testin? Në këtë mënyrë, nuk harxhojmë kohën kot, por jemi gati ta presim kohën kur fati dhe lavdia do të na trokasë në derë.
1. Më në fund, pas dy vitesh përpjekjesh të kota, fitove lotarinë. Çmimi prej 30 milionë euro është i yti. Cilat janë gjërat që do të blesh në fillim? a. Një vilë në Los Anxhelos, një instruktor personal aerobie, një çantë e firmosur, një varëse Cartier… objekte të tjera luksi. 3 pikë b. I ble një shtëpi të bukur prindërve, paguan universitetin për motrën dhe shkon me pushime. 5 pikë c. Lë një takim në bankë për të shfrytëzuar sa më mirë kapitalin tuaj. 1 pikë
2. Kur ke qenë e vogël, ke ëndërruar: a. Të vraposh në male me Hajdin. 5 pikë b. Të jetosh në Disneyland, në kështjellën e Bukuroshes së Fjetur. 1 pikë c. Të bëhesh supervizore e fabrikës së çokollatës së Uilli Uonka-s, që të hash falas gjithë karamelet. 3 pikë
3. Meqë je shumë, por shumë e mirë (edhe pse e ke kuptuar që kjo gjë po të lë thatë nga xhepat), vendose që të bësh një bamirësi duke dhuruar disa mijëra euro. Kujt do t’ia dhuroje këtë shumë parash? a. SHMDB-së, Shoqatës në Mbrojtje të Dinjitetit të Biondeve dhe Minorancave të tjera që diskriminohen. 3 pikë b. PNNS, Programit në Ndihmë të Nënave Singëll, viktima të poshtërsisë së ish-bashkëshortëve. 5 pikë c. FMMV-së, Fondit në Mbështetje të Miliarderëve në Vështirësi. 1 pikë
4. Sot në mbrëmje ke një takim romantik. Kush do të ketë fatin të darkojë me ty? a. Daniel Mead, i serialit “E shëmtuara Betty”. Kryeredaktori i “Mode” do t’ju çojë në ditëlindjen e Marc Jacobs. 1 pikë b. Doktori bukurosh i “Anatomia e Greit”. Ai të ka ftuar për të darkuar në një restorant romantik francez. 5 pikë c. Christian Troy, i “Nip/Tuck”. Kirurgu më seksi i botës të propozon një festë me bazë botoksi dhe seks të shfrenuar. 3 pikë
5. Jepi tani, trego: pasioni që mban fshehur është: a. Të ndjekësh Reality Show-n në televizor. Garat se kush humbet më shumë kilogram. 1 pikë b. Të shohësh patinazh në akull. Pranoje që adhuron fundet e shkurtra, të qëndisura me fije të argjendta. 3 pikë c. Fjalëkryqet. Dhe nuk është aspak e vërtetë që ato i bën edhe gjyshja jote. Por janë ushtrime që stërvitin trurin. 5 pikë
6. Ty të përmbyset bota kur: a. Boshatiset llogaria bankare. 1 pikë b. Mërzitesh gjatë një feste. 3 pikë c. Shefi i madh refuzon një ide tënden, gjatë mbledhjes me stafin. 5 pikë
7. Pas tre vitesh pasionante, i dashuri yt duket gjithnjë e më i tërhequr dhe i pavendosur për të të kërkuar dorën. Çfarë bën? a. Pret. Herët a vonë do të vendosë. 1 pikë b. Ia kërkon ti e para: “Zemra, kur do martohemi ne të dy?”. 3 pikë c. Vuan në heshtje dhe mendon të ndahesh. Sido që të jetë, ti nuk do t’i lutesh kurrë. 5 pikë
8. Shtëpia jote ideale është: a. Një kështjellë e shekullit XVIII. 5 pikë b. Një vilë gjigante në Malibu. 3 pikë c. Një apartament në papafingo në një qytet si Nju Jorku-u apo Parisi. 1 pikë
9. Çfarë më shohin sytë? E pamundur! Brad Pitt është në radhë para dyqanit afër shtëpisë time. Mendon: a. Zemra e vogël! Me siguri ka humbur rrugën. Me gjithë ato para që ka ai, duhet të ketë patjetër një kuzhinier francez që merret me pazaret dhe gatuan për të. 3 pikë b. Ku e kam aparatin? Shpejt, shpejt, një foto. Kushedi sa mund ta shes në ebay. 5 pikë c. Sushi, mjaltë, sallatë… tani po! E kuptoj si i ruan linjat Angelina Jolie. 1 pikë
10. Vajza në foto… a. Përpiqet të shohë të dashurin. Ai i tha se mund të arrinte në mol që para një ore. 5 pikë b. Është një top modele gjatë një shërbimi fotografik dhe ka veshur veshje që kushtojnë 3000 euro. 1 pikë c. Është shumë e mërzitur që nuk mori me vete syzet e diellit që i rrinë aq bukur. 3 pikë
40-35 pikë Profili yt: Miliarderja e denjë Modeli yt është J.K. Rowling, autore e librave “Harry Potter”. Deri dje, një nënë singëll e papunë, e flakur nga shtëpia prej bashkëshortit. Sot është ajo që krijoi magjistarin më të famshëm në botë, që e shndërroi pastaj në shkrimtaren më të famshme dhe të pasur të botës. Meriton respekt! Karakteristikat e suksesit: Punë dhe vetëm punë. Je e vendosur: nuk demoralizohesh kurrë, pavarësisht momenteve të vështira që kalon. Si në shtëpi edhe në zyrë, përfshihesh tërësisht në punë, sepse ke besim në projektet e tua. Dhe cila është qershia mbi tortë? Do të mbetesh e thjeshtë dhe e përmbajtur, edhe kur të kesh arritur majat e suksesit.
Pikat e dobëta: Je shumë serioze, nuk e lëshon kurrë veten për t’u argëtuar. Edhe atëherë kur ndodh, ndihesh sikur ke bërë faj. Nuk je shumë e aftë në marrëdhëniet publike. Të pëlqen të bësh një jetë të tërhequr, të humbasësh në një fshat skocez. Ndoshta sepse i druhesh xhelozisë apo frikës se fati do të të braktisë. E ardhmja: Ashtu si JKR dhe shtatë librat e saj “Harry Potter” (si dhe një roman krejtësisht ndryshe, që pritet të publikohet), përgatitu edhe ti të sigurosh të ardhmen. Pastaj, kur të sigurohesh që i ke krahët e ngrohta, argëtohu pak. Rrethohu nga persona më të çmendur, vanitozë dhe më kokëçarës se ty. Kështu, do të shijosh më mirë çfarë ke ndërtuar në jetë.
30-25 pikë Profili yt: Trashëgimtarja Modeli yt është Paris Hilton, trashëgimtarja e një perandorie të vërtetë, e hoteleve “Hilton”. Për të qenë më të saktë, një yll i vërtetë edhe në showbiz. Por bukuroshes iu hoq e drejta e trashëgimisë nga gjyshi i saj, pas shumë skandaleve të mbesës. Karakteristikat e suksesit: Aftësia që ke për të joshur, pafytyrësia dhe njohjet e shumta. Je mbretëresha e marrëdhënieve publike, i njeh të gjithë dhe mund të shkosh ku të dëshirosh. Miqtë e tu vlerësojnë entuziazmin, energjinë, pasionin për të mos humbur as edhe një festë, si dhe dëshirën e madhe që ke për të jetuar. Shijon jetën çast pas çasti dhe nuk shqetësohesh kurrë për asgjë, por mendon se herët a vonë problemet zgjidhen vetë. Pikat e dobëta: Je shumë dembele dhe i nënshtrohesh në mënyrë pasive fatit tënd. Nuk tregon vëmendjen e duhur ndaj të tjerëve, lodhesh shpejt dhe në vend që të impenjohesh seriozisht mbi një projekt, humbet kot kohën duke u marrë me detaje të kota. E ardhmja: Ashtu si Parisi, edhe ti je në pritje për të përfunduar një projekt tëndin (krijimin e një parfumi apo një linje të brendshmesh seksi). Por ndryshe nga Parisi, ti vë në praktikë idetë e tua për të konkretizuar diçka. Edhe pse nuk ke shumë ambicie, ruajtja e vendit të punës, si dhe e një raporti të qëndrueshëm me një mashkull, që zgjat më shumë se tre javë, është gjithmonë një hap para.
20-10 pikë Profili yt: Femra në karrierë Modeli yt është Madonna, këngëtarja më e paguar në botë. Turne në të gjithë botën, mijëra CD të shitura, kontrata publicitare. Ylli i popit ka një pasuri që vlerësohet me një shifër prej 400 milionë dollarësh. Karakteristikat e suksesit tënd: një intuitë që të lejon të bësh zgjedhjet e duhura në momentin e duhur. Di të kapësh mundësitë atëherë kur të vijnë. Guximi dhe ambicia për të ecur mes rrezikut të bën një femër të fortë, si dhe një negociatore të shkëlqyer. Pikat e dobëta: Jo gjithmonë gjen kohën për t’u çlodhur. Prandaj, në dashuri apo në raportet miqësore, konsiderohesh si një person stresues. Me ty njerëzit mund të lodhen shumë shpejt. E ardhmja: Mendo pak më shumë për të tjerët. Madonna herë pas here organizon koncerte bamirësie, siç ishte ai i kohëve të fundit për UNICEF-in. Por, ti mund të mjaftohesh edhe thjesht duke shoqëruar nipin në këndin e lojërave apo në një shfaqje me kukulla. Kështu, jo vetëm do t’ua bësh qejfin fëmijëve, por edhe familjarët e tu do të mendojnë se të kanë paragjykuar më kot. |
Kursime dasme
December 2, 2008
|
Të planifikosh dasmën mund të jetë skajshmërisht stresuese, Sigurisht që në fund të llogarive do ta kuptosh se më lirë se
Të përgjithshme: Paracakto buxhetin: Hapi i parë për t’i Shpenzime parësore: Ka disa gjëra që janë më Thjeshtëzo: Një rrugë për të kursyer para, Jepi kohë vetes: Duke i dhënë kohë të
Veshjet dhe aksesorët Merr me qira fustanin: Për ato që nuk janë Kërko ulje për qiranë e produkteve të marra në Bliji këpucët me ulje çmimi: Po t’i shtosh Merr hua nga mikeshat dhe të afërmet: Bëje
Lulet Përdor lulet e stinës: Lulet e stinës janë Ripërdorimi: Ti mund të kursesh para po të përdorësh të
Ceremonia Bëj një festë më të vogël: Festa e dasmës, Shmang sezonin e pikut të dasmave: Sezoni i Mendo si mundësi alternativa të tjera transporti: Në rast se Shkurto listën e të ftuarve: Ki parasysh që Tregohu kreative për vendin: Do ishte shumë
Dekorimet Jo tradicionale. Nuk është e thënë të lësh Bëji vetë dhuratat për të ftuarit. Edhe ato
Tregohu e kujdesshme: Në fakt për këtë nuk Të rinjtë e talentuar ose të afërmit: Në Stampoji vetë fotografitë: Në rast se
Ftesat
Bëji vetë: Në rast se je e zonja, mund t’i Shkruaju të ftuarve të përgjigjen online ose në
Muzika Përgatite vetë diskun e preferuar të
Merr një orkestër amatorësh: Në rast se nuk
Bëhu DJ i dasmës tënde: Është më e lehtë se
Ushqimi
Syno për bufe: Ndonjëherë bufetë mund të Kufizo barin e hapur: Ta kufizosh barin e Bëj një tortë më të vogël: Tortat e dasmës Bli me shumicë: Ushqimet dhe pijet janë më |
Vjehrra ime shtrigë
December 2, 2008
|
Ka nga ato që kontrollojnë mbeturinat për të parë se mos ke hedhur perimet që sapo kanë nisur të zbuten, por ka edhe nga ato hipokondriket, që të gjenden në shtëpi në mes të natës, të bindura se po pësojnë një infarkt. Disa tregohen të gatshme për të mbajtur fëmijët, por kur ti ke vërtet nevojë, kanë disa punë urgjente për të zgjidhur; të tjerat fëmijët i mbajnë, por pastaj pretendojnë edhe të ndërhyjnë në çdo çështje të edukimit të tyre, sepse “në kohën e tyre gjërat ishin ndryshe”.
Klisheja është gjithmonë e njëjta: 1) gruaja e nxehur me mamanë e bashkëshortit; 2) burri që nuk i thotë asgjë mamasë; 3) gruaja e nxehur me bashkëshortin. Dhe konflikti i vjetër ecën me kohën. Grupe nusesh “desperates” nuk ngurrojnë të shkruajnë disa deklarata dashurie edhe nëpër faqe interneti të llojit: “gjermanët i thonë vjehrrës “schwiegermutter”, një fjalë që të kujton “schwiegermonster”, pra shkurt “ankth”’.
Sekretet për të bashkëjetuar në harmoni Po përse marrëdhënia me mamanë e tij është shpesh konfliktuale? Dhe cili është sekreti për një bashkëjetesë të qetë? Janë pyetur për këtë seksologë dhe psikoterapeutë në mbarë botën. “Kemi pasur në terapi vjehrra që e kishin shumë të vështirë të vazhdonin lidhjen me djemtë e tyre pas martesës së këtyre të fundit, për shkak se nuset nuk donin të shkonin për t’i takuar, i ndalonin të kujdeseshin për nipërit dhe refuzonin çdo lloj ndihme për pazarin apo pastrimin e shtëpisë. Ndonjëherë ato janë gra të thjeshta, që duan vetëm të ndihmojnë; në raste të tjera, është e kundërta: bëhet fjalë për gra “të forta”, që duan të vendosin rregullat. Vjehrrat më të vështira janë mamatë e djemve, sepse vajzat i pranojnë në jetën e tyre më me lehtësi mamatë e veta, duke përjashtuar ato të partnerëve”. Në rast se nusja nuk grindet me vjehrrën hapur, delegon bashkëshortin si zëdhënës. Pastaj zihet me të. Kontradiktat lindin nga frika e nënave që i biri do martohet, përveçse me gruan, dhe me vlerat, mënyrat e të menduarit dhe sjelljet e familjes së saj. Shembull: ai mund të admirojë hapur mamanë e asaj që punon dhe, ndoshta, pa dashur, ta bëjë mamanë e tij të ndihet një shtëpiake të pavlerë. “Dhe ndërmjet vjehrrit dhe dhëndrit mund të lindin fërkime, sidomos kur është një baba xheloz për të bijën ose më i pasur dhe i pushtetshëm se i shoqi”, sqarojnë specialistët. “Por, në përgjithësi, dëshira për të pasur marrëdhënie familjare të ngushta i përket pak botës mashkullore”.
Lojë rolesh
Kur të mos marrit vesh vë në rrezik martesën? Përgjigjen psikoterapeutët: “Kur partneri nuk shfaq kurrë solidaritet me të shoqen kur kjo kritikohet dhe i beson vetëm të ëmës për zgjedhjet e rëndësishme. Kur palët jetojnë shumë afër dhe vjehrra nuk i bie ziles, por përdor çelësat për të hyrë në shtëpi. Kur ajo “i fryn zjarrit” në çastin kur ka grindje, mbështet të birin në rast se ka tradhtuar të shoqen dhe e mbron duke mbuluar gënjeshtrat e tij”. Jo gjithmonë, ama, mënyra më e mirë për të mbrojtur hapësirën tënde është agresioni. Më mirë të tregohesh diplomate: për shembull, mund t’i thuhet vjehrrës të lajmërojë para se të kalojë për t’ju takuar, që të organizoheni për t’i kushtuar më shumë kohë.
Me gjithë të tëra këto, mamaja e tij mund të bëhet një mikeshë; është e mundur edhe që të ndërrojë një aleancë me nusen, pa dijeninë e të birit: “Nuk keni pse të keni frikë, sepse ju jeni gruaja dhe ajo është mamaja; mund të jetë një grua që ndërhyn, por edhe e gatshme për të ndihmuar. Vjehrra mund të ketë dëshirë t’ju dojë edhe ju”, përfundojnë specialistët. Ndoshta nuk është më aq e vërtetë ajo që mund të thonë disa gjyshe tërë temperament: “Vjehrrat janë të mira në shtëpi vetëm në pikturë”. Me siguri flisnin për vete: ishin mamatë e baballarëve tanë (jo shumë larg këtyre të sotmëve në fakt) dhe vjehrrat e mamave tona të mira.
1. Prezantohu me sinqeritet, shfaq një sjellje miqësore dhe përpiqu të kuptosh çfarë roli ka vjehrra jote në familje. 2. Mos ji skajshmërisht xheloze; shfaq edukatë, respekt dhe, nëse është e mundur, konfidencë. Mund të kritikosh familjen e origjinës vetëm nëse je anëtare e saj, por është shumë e vështirë të japësh gjykime të tilla po të jesh në rolin e nusesh. 3. Nëse vjehrra jote është e nervozuar, kërko armëpushim. 4. Bëj një marrëveshje me partnerin dhe pastaj lejoji të tijtë të kujdesen për fëmijët dhe për shtëpinë. 5. Kujtohuni që edhe ju do bëheni vjehërr ose mund të jesh tashmë! Në rast se partneri yt ka shumë përgjegjësi familjare, përpiqu ta mbështesësh dhe mos u bëj problemi i tij i tretë.
Somario “Shqetësohuni në rast se ju hyn në shtëpi pa ju thënë. Dhe më shumë akoma, në rast se fsheh gënjeshtrat e të birit”
Dicitura Skena nga filmi “Monster-in-law”, ku Charlie (Jennifer Lopez) duhet të përballet me të papërballueshmen Viola Fields (Jane Fonda), mamanë e bashkëshortit të saj të ardhshëm |
Zonjat e politikës duan gri
December 2, 2008
|
Jozefina bëhet e ëmbël Ndodh kaq rrallë ta shohësh jashtë xhaketave serioze zonjën e Parlamentit, Jozefina Topalli. Aq më rrallë ndodh ta shohësh me fustane të tillë: pa mëngë, të derdhur, me prerje klasike. Ja që kur gjendet jashtë sallës së parlamentit e kur zhvishet nga hija e rëndë e kryetares, Jozefina mund të duket edhe kështu: e ëmbël. Kësaj radhe “fajtori” është fustani gri me pika, stiluar nga Mirela Nurçe.
Lajla pa lajle-lule Një kostum me shkëlqim, me dizajn imitim lëkure pitoni dhe këpucë të po së njëjtës ngjyrë. Vetëm çanta ngjyrë bezhë del jashtë kornizës së ngjyrës gri. Por deputetja Lajla Përnaska shquhet për natyrën e saj fashioniste. Ndaj e di mirë se look-u “total grey” nuk këshillohet nga ekspertët e modës. Nëse kostumin e ka të detyruar, me detajet mund të luajë sa të dojë.
E vrenjtura Arta Me siguri që nuk e ka fajin kostumi gri me kuadrate që e ka vrenjtur në fytyrë deputeten socialiste Arta Dade. Sidomos kur bëhet fjalë për ngjyrën që ajo preferon më shpesh për veshjet e saj zyrtare. E megjithatë, nëse kostumi do ishte rozë, për shembull, Arta me siguri që nuk do dukej kaq e zymtë.
Ca doza sportive për Valentinën Larg kostumeve, fundit dhe xhaketës së kopsitur. Me një hije më sportive dhe të lirshme, Valentina Leskaj kapërcen derën e selisë rozë për të dalë në një konferencë për shtyp, e sigurt se ajo që do duket në ekranet e TV-ve do jetë vetëm xhaketa serioze gri. Por ja që fotografitë larg foltores nuk mund t’i shmangë dhe ja ku e keni look-un e saj të plotë.
…do ishte një formë këshille nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Nëse do ishte vetëm për fustani e zi që ndjek linjat e turpit dhe këpucët e zeza, Majlinda do dukej sikur ishte nisur për një koktej. Por ajo e ka gjetur zgjidhjen: një xhaketë gri dhe pamja është në rregull. Madje jo thjesht gri. Ka edhe ca detaje të verdha, që e bëjnë akoma më të veçantë.
Kur pozon Monika Natyra e saj çapkëne nuk të dhuron shpesh poza të tilla. Ndaj vështirë se do ta kishim kapur rastësisht me këmishën e saj gri. Por ja që Monika Kryemadhi mund të pranojë të pozojë me shumë dëshirë kur bëhet fjalë për një set fotografik. Pasi i ka dhënë më parë fytyrës dritë, në mënyrë që grija e këmishës të mos e tregojë më të zbehtë se ç’duhet. |
Një xhaketë e prerë për ty
December 2, 2008
Në gardërobën e secilës prej nesh gjendet të paktën një xhaketë. Por me siguri që nuk gabojmë nëse themi se numri i tyre mund ta kalojë edhe pesën. Xhaketë e hollë për stinën e verës, për mes-stine, për darkë, një xhaketë e drejtë, një casual, një sportive, një… zgjidh këshillat tona për të gjetur të duhurën që bën për ty…
një xhaketë për çdo trup
Çdo grua do të donte një xhaketë që i nxjerr në pah siluetën dhe e bën të duket më e hollë. Por e rëndësishme është që të bësh kujdes me përmasat. Kur zgjedh një, merr gjithë kohën e nevojshme për të vendosur. Sepse xhaketa, ashtu si edhe palltoja, reflekton personalitetin dhe stilin tënd. Është e para gjë që njerëzit shohin tek ty dhe që kujtojnë më shumë.
Nëse je e shkurtër
Shmang xhaketat shumë të gjata (do të dukeshe më e shëndoshë). Syno më mirë ato të shkurtrat, sidomos nëse je e imët. Je pak e kolme? Zgjidh një me gjatësi deri në mes të vitheve dhe të prerë në bel. Në këtë mënyrë do të dukesh më e dobët dhe vështrimi i të tjerëve do të ndalet tek beli yt shumë femëror.
Nëse je e gjatë
Duhet të gjesh një xhaketë në proporcion me gjatësinë tënde. Mëngët duhet të jenë të gjata. Mund të zgjedhësh edhe materiale me dizajn plot fantazi. Ose për shembull mund të zgjedhësh një model me brez dhe me mëngë të gjera e të gufuara, në mënyrë që të shmangësh një stil paksa të ashpër.
Nëse je e kolme
Shmang xhaketat me kuadrate dhe ato me prerje perandorake. Do të dukeshe edhe më e shëndoshë. Më shumë se sa një xhaketë të gjerë, zgjidh një të drejtë. Xhaketat e gjera janë pak më të guximshme.
Ngjyra
Të gjitha kemi një ngjyrë që na shkon më shumë se të tjerat. Për shembull, nëse ke lëkurë të zeshkët, nuancat e jeshiles dhe të verdhës do të të shkonin për shtat. Nëse ke lëkurë të çelur, duhet t’i shmangësh këto tone, sepse rrezikojnë të shuajnë ngjyrën tënde të lëkurës.
Këshilla stili
Në mbrëmje. Xhaketa vishet nga maji në tetor. Në mbrëmje vish një pas trupit për një stil chic, por edhe për t’u ndier komode. Mund t’i japësh look-ut tënd nuanca glamour duke lidhur një shall përreth qafës, një detaj shumë trendy. Nëse dëshiron ta lidhësh mbi një fustan, zgjidh një xhaketë të shkurtër ose në gjatësi mesatare.
Gjatë ditës. Për në zyrë ose thjesht për një shëtitje, xhaketa është shumë praktike. Nëse dëshiron një stil casual, lëre të hapur dhe vish një bluzë glamour poshtë. Nëse e vesh me xhinse ose pantallona të ngushta, xhaketa duhet të jetë e shkurtër, maksimumi deri sipër vitheve. Për në punë zgjidh një xhaketë me prerje të drejtë, por jo shumë të gjatë. Kujdesu që të jetë me ngjyrë, në mënyrë që të mos duket shumë mashkullore. Por nëse e preferon të gjerë, kujdes që të mos jetë shumë e shkurtër, ama në këtë rast mund t’ia lejosh vetes çdo ngjyrë.
Rrathët e përkryer
December 2, 2008
|
Vathë që mbërthehen nga një buton apo nga ata që varen sigurisht që kemi shumë, por ja që veshët tanë duket se presin që të zbukurohen me rrathë! Janë sa interesantë, aq edhe trendy dhe shumë të lashtë… Tradicionalisht janë mbajtur nga skllavet, por në shekullin XVIII vathët rrathë dolën në modë, kur filloi t’i mbajë Maria Antoneta. Në vitet ‘70 ishin një nga aksesorët e pazëvendësueshëm të stilit hippie. Të mëdhenj e të lehtë, kombinoheshin mrekullisht me fustanet e gjatë, që i lëvizte era… Nuk njihet origjina e saktë e vathëve rrathë. Janë gjetur në Ur, në Mesopotami, në varret që arrijnë të dëshmojnë për një periudhë deri në vitin 2500 p. K. Bëhej fjalë për vath-stoli, ku gdhendeshin forma gjarpërinjsh apo hëne: sipas besëtytnive, shërbenin për të mbrojtur veshët, që konsideroheshin qendra e inteligjencës dhe u lejonin shpirtrave hyjnorë të hynin në trupin e njeriut. Ndërsa sot konsiderohen një nga shpikjet më rezistente në jetën e një femre, sepse vathët rrathë, dhe pse jo me formën më elegante ndër gjithë të tjerat, janë një aksesor që mund të shoqërojë çdo lloj stili: nga ai i vajzave të veshura me xhaketa lëkure, deri te zhveshja e supeve nga fustanet elegantë bust. Dhe ashtu si i kemi parë të përhapur në vitet ‘90, ashtu edhe sot nuk çuditemi tek ia shohim një personazhi të njohur. Të përshtatshme sipas llojit për jetën e përditshme, por edhe për skenë, të kombinueshme me flokë të mbledhur fort topuz apo të derdhur mbi supe, vathët rrathë duket se rrethojnë idenë gjeniale, përgjigjen e saktë për të bërë përherë tendencë.
1. Trinity… Unaza me 3 lloje ari e Cartier vjen në version vathësh rrathë me diamante
2. Si një lavjerrës, kuarci lëkundet dhe thyen dritën…
3. Të frymëzuar nga stolitë tibetiane, rrathët e Diane von Furstenberg japin një look hippie chic
4. Të thjeshtë rrathët Dinh Van, 100 % ar i verdhë
5. Rrathët “Attrape-moi si tu m’aime” nga Chaumet. Si t’u rezistosh këtyre rrathëve diamantesh, të punuar në formë merimange?
6. Perlat e kuqe lëkunden në çdo lëvizje të kokës…
7. Bulgari u ka varur rrathëve shenjat dalluese të linjës së vet
8. Kontornoja prej diamantesh nënvizon pastërtinë e rrathëve Adamence
9. Mbaje vath në vesh: rrathët brendashkruhen një figure kënddrejtë
10. Lakuriqët e natës prej diamanti kanë ngecur në rrathët e Lydia Courteille. Ja si mund të shndërrohesh në një catwoman…
11. Rrathët “Camélia Ajouré” prej ari të verdhë 18-karatësh nga Chanel Joaillerie |
Veshje alla 4 stinët
December 2, 2008
|
Këmishë transparente me lule Në verë: ishte mbulesa e vetme e trupit për të pirë një aperitiv mbi një barkë. Në vjeshtë: Miss Sixty na kthen në vitet ‘70: këmisha futet tek xhinset me bel të ulët dhe mbulohet deri diku me një triko të punuar rrallë. Një kapelë në kokë e plotëson look-un vjeshtor.
Fustan stil tullumbace me prerje perandorake, pa mëngë Në verë: ka qenë guri me fat për të nxjerrë në pak dekoltenë dhe shpatullat e bronzta nga plazhi. Në vjeshtë: Blugirl Blumarine luan me të kundërtat dhe e ngroh fustanin stil dolce vita me një palë doreza leshi, me geta dhe një bluzë të trashë me golf.
Këmishë e lehtë me fantazi lulesh Në verë: ka bërë figurën e saj të bukur në qytet, me tisin e lehtë dhe të shkujdesur, perfekte edhe për të shkuar në zyrë. Në vjeshtë: Diane von Furstenberg e lë të dalë nga një xhaketë trekuart super të qëndisur me hapje të madhe dhe një rrip të hollë në bel.
Pantallona të shkurtra me temina të zeza Në verë: kemi kërcyer me to në diskotekë me një bluzë të hollë ose bust të ngjitur pas turpit. Në vjeshtë: Enrico Coveri vazhdon të ndezë dëshirën për të kërcyer me një stil punk-fetish, kombinuar me bluzën dhe këmishën shumëngjyrëshe, që bën kontrast me dorezat.
Bluzë mëndafshi gri-perlë Në verë: ka zgjidhur jo pak probleme edhe në qytet, kombinuar me një fund të hollë ose një palë pantallona me prerje mashkullore. Në vjeshtë: Emanuel Ungaro e mbulon me një xhaketë rozë të butë që lihet e hapur, për të vënë theksin tek dekolteja, që nxirret në pah nga një palë reçipeta në formë ballkoni.
Fustan-këmishë prej sateni, me fruda mbi dekolte Në verë: pati momentin e vet të lavdisë alla Amy Winehouse për sexy-party në plazh. Në vjeshtë: Frankie Morello-n e sheh akoma të veshur edhe në stinën e ftohtë me një peliçe me viza horizontale, me stil paksa retro.
Mini kaftan etnik me mëngë të fryra Në verë: veshur me xhinse, i dha look-ut një prekje alla vitet ‘70. Në vjeshtë: Just Cavalli e interpreton me geta të leoparduara dhe një kapelë të gjerë prej shajaku të zi, që do të theksojnë ana tënde chic, duke e braktisur thuajse tërësisht çdo referim folk.
Maksi-këmishë e stampuar Në verë: ka qenë protagoniste e festave të detit, duke na dhuruar një pamje prej dive. Në vjeshtë: mund të vishet edhe në pasditen e vonë, me kusht që të çmitizohet, siç bën Laura Biagiotti, me një triko të butë e të bollshme, pa jakë dhe me xhepa. |
Ngjyeje furçën në lejla
December 2, 2008
|
E kemi parë mbi pasarela: lejlaja është përfundimisht një nga ngjyrat e forta të stinës. Është bërë protagoniste edhe e trukut të syve. Jo më e sfumuar në tone, si në vitet e shkuara.
Si? Tani ngjyra lelja përdoret në të gjithë qepallën, bashkë me penelin, për të ngopur ngjyrën, dhe krijon një efekt smokey. U shkon të gjitha atyre që kanë sy të kaltër ose të gjelbër. Kombinohet me rimel të zi.
Detaje Pasi të kesh vendosur mbi qerpikë rimelin e zi, kalo vetëm tek majat e sipërme një furçë rimeli ngjyrë lejla.
Efekt surprizues Vështrimi bëhet magjik, misterioz.
Po mbi buzë? Ke vetëm dy alternativa: një buzëkuq kafe në neutral ose një shkëlqyes në nuancë lulevilesh, për një total look të përshtatshëm për në mbrëmje. |
Mbi xhaketën time gri
December 2, 2008
|
Por që nuk të jep hije aspak të tillë nëse zgjedh modelin e duhur dhe e kombinon me aksesorët e duhur. Është serioze, elegante, chic. Është grija ngjyra dominuese e ditëve gri.
|




Ka femra që kanë lindur të tilla: kanë një llogari bankare me 9 zero, çantë unike të punuar në mënyrë artizanale, bizhuteri me diamante… me pak fjalë shumë të pasura. Por nëse ne nuk bëjmë pjesë në këtë kategori (pavarësisht se ngulim këmbë të dimë përse jo), heqim dorë nga kjo pyetje. Ka ardhur koha të reagojmë!
Lista e gjatë e shpenzimeve mund ta bëjë ditën tënde të
Fotografitë
Mamaja e tij po vë në rrezik martesën? Specialistët tregojnë rregullat e mbijetesës. Dhe japin shpresë. Sepse “ajo” mund të bëhet një aleate
Pesë rregulla të arta për një paqe të hekurt
Nuk është as sportive si e kaltra, as e ëmbël si roza. As chic si e zeza, as e pafajshme si e bardha. Është gri. Një e ndërmjetme që zonjat e politikës e zgjedhin me shumë dëshirë në të gjitha rastet kur nuk duan të jenë as shumë sportive, as shumë të ëmbla, as shumë chic, as shumë të pafajshme… por thjesht elegante
Me pak gri dhe je OK…
Nuk po flasim për rrathët e parajsës. Por për ata që mbahen në vesh. Që mundesh t’u besosh… përjetësisht
Kujdes kur të hiqni nga dollapi rrobat e verës dhe të nxirrni të trashat e vjeshtës. Disa edhe mund t’i lini, që te këmishët transparente e deri tek fustanet prej mëndafshi. Mund të vishen edhe tani. Ja se si…
Rikthehet fuqishëm edhe këtë vit. Me një të veçantë. Pasi ka pushtuar frymëzimin e stilistëve nëpër skica veshjesh, tani bëhet tendencë edhe e trukut të mbrëmjes. Sepse ngjyrës lejla nuk i thua dot jo..
Ka mbaruar stina e ngjyrave. Bashkë me ditët gri, vjeshta sjell edhe veshjet me tone të zbehta.
Recent Comments