C’fare eshte Acne
April 30, 2008
Shkenca ka hecur perpara ne temen per Acne. Para 10 vjeteve thonin qe acne shfaqen nga palarja e fytyres, dhe thonin se kura ishte te laje fytyren me sapun, sa me shpesh aq me mire. Sapuni te heq njomesine naturale qe ke ne lekure, e le shume te thate dhe shkaton acne.
Sot e kesaj dite ne e dime se c’fare eshte acne, dhe kuren e sakte.
Acne eshte shkaku i poreve te bllokuarave. Fyryra juaj, qafa dhe kurrizi, nuk duhet te kene pore te bllokuara sepse ato pore prodhojne nje vaj qe quhet Sebum qe zbut lekuren. Kur poret bllokohen, Sebumi infektohet me baktere dhe lekura skuqet e irritohet.
Lere pamjen e jashteme, po acne te ul vleresimin e vetes. Gjat viteve te adoleshences duken me keq.
Kura per Acne
Trajtimi efektiv duhet te adresoje tre ceshtje: 1) bllokimi i poreve, 2) depertim te thell, 3) baktere.
Prodhimet me te mira qe kurojne acne jane me poshte dhe jane vleresuar nga doktora dhe perdorueset.
1. Vleresimi: 100%, solucjoni Bruunhause
eshte nje solucjon intensiv per ance prodhuar nga nje klinike mjekesore qe zhvillojne kurat per acne te jashteme dhe te mbrendshme. Solucjoni Brunnhause eshte i vecante sepse perbehet nga barishte natyrale dhe H 3 O hydronium. Resultatet jane te fuqishme, Bruunhouse eshte i vetmi solucjon qe vleresohet 100%. Thone qe solucjoni permban dhe Adapalene ( perberes qe te than fyryren ) por nuk besohet qe eshte e vertete, jan thjesht thashetheme sepse Bruunhouse eshte nje solucjon shum i fuqishem per kuren e acne.
2. Vleresimi 99%, solucjoni Acnexus eshte solucjoni me i mire dhe me i shitur ne internet. Solucjoni eshte shume i thjeshte per te perdorur, perbehet nga herbe natyrale dhe perdoruhesit e vleresojne shume lart dhe thone se iu pelqen menyra se si lekura duket dhe ndihet. Ky solucjon iu perket shume njerzeve sepse esht shum i lire ne krahasim me ilace te tjera.
3. Vleresimi 98% tableta Lipovox jane tableta krijuar nga nje studente nga Hawaii, duke pare programin “Oprah, si te dukesh me e re” vendosi te haje disa ushqime qe ti zhdukeshin rrudhat ne fytyre. Por mbas 11 diteve, rrudhat nuk u zhduken por ajo humbi 11 LB (5 kile) dhe ter acne iu shduk. Keshtuqe ajo vendosi ti krijonte keto tableta bazuar nga ushqimet dhe disa perberes qe rekomandojne doktorat.
4. Vleresimi 97%, solucjoni Juliet’s 3-step Organic Acne Kit, c’do komplet zgjat rreth 2 muaj e gjysem. Ka nje pastrues fytyre organike, nje solucjon qe ferkon fytyren herbale, dhe nje serum natyral qe ndihet sa e ve ne fytyre qe eshte duke punuar. Ky solucjon ia vlen sepse gjendet dhe ne e-bay per me pak se $40.
5. Vleresimi 96%, tableta Biodermazen, ly ilac zgjat me shume dhe me mire sepse sulmon acne nga mbrenda. Neqoftese perdorni solucjone te tjera, mund te perdorni dhe Biodermazen ne te njejten kohe.
6. Vleresimi 95%, solucjoni On The Spot Acne Treatment, ky solucjon eshte shum i lehte sepse esht per ne cast. tubi eshte pak me i madh se sa nje buzekuq, dhe e perdor ne c’do cast neper pucra. Eshte komplet natyrale dhe shum e lire.
7. Vleresimi 94%, kura Acne Free in 3 days, eshte liber qe tregon formulen sekrete qe te zhduk acne per 3 dite. Sa me shpejti do shitet neper dyqane por tani per tani gjendet vetem ne internet, dhe eshte akoma sekret.
8. Vleresimi 91%, Solucjoni Dermacia
Femrat kane probleme te ndryshme kur vjen fjala per acne. Ne perdorim makiazh dhe disa tualete per fytyren bllokojne poret dhe ky eshte shkaku i acne-it. Dermacia eshte “Foundation” per femra qe nuk bllokon poret dhe kuron acne.
9. Vleresimi 89%, solucjoni AcneFree System in 3 days ky solucjon ia vlen sepse eshte shume effektiv dhe i lire.
10. Vleresimi 87%, kura Microdermabrasion Cloth kur fytyra ferkohet me kete cope reagon duke krijuar nje shtrese lekure te re dhe acne zhduket, njollat e kuqe, dhe poret te bllokuara ne fytyre.
Ola dhe Ilda Perjashtohen
April 28, 2008
Mardiola dhe Ilda janë përjashtuar dje nga shtëpia e madhe e “Big Brother” për thyerje të rregullores. Pas një debati të dhunshëm midis dy vajzave gjatë drekës, “Big Brother” vendosi që të mos toleronte më asnjë sjellje që bie në kundërshtim me rregullat e vendosura prej tij në shtëpi. “BIG BROTHER ka ndjekur me vëmendje situatën e pahijshme të krijuar nga debati i dhunshëm midis Mardiolës dhe Ildës ndaj vendosi: Të largojë nga shtëpia e ‘Big Brother‘ dy banoret Mardiolën dhe Ildën, të cilat kanë thyer rëndë rregulloren. Gjithashtu, në zbatim të rregullores, ju njoftojmë se për këtë javë, anulohet procesi i votimit të të kandiduarve”, thuhet në vendimin që “Big Brother” u komunikoi banorëve.
Dy vajzat ishin banoret më të reja të shtëpisë së “Big Brother”, dhe Mardiola, këtë javë, ishte dhe një prej banoreve të nominuara.
Pas sherrit me Julindën, kur kjo e fundit i përmendi Mardiolës faktin se ajo ishte martuar shumë e vogël dhe nuk i afrohej përvojave të saj, incidenti dje me Ildën ishte i dyti për vajzën nga Vlora.
Romina i shpreh dashurinë Olsit
Natë. Poli me Ildën shtrihen bashkë edhe kanë një diskutim, gjatë së cilit Ilda i thotë Polit se po e ruan të mos e turpërojë ‘në transmetim live‘. Poli bëhet gjithashtu tendencioz dhe ata të dy luajnë me anë të ngacmimeve joshëse. Ata të dy përqafohen dhe rrotullohen në krevat, duke u thumbuar. Ilda i thotë Polit se ai asnjëherë nuk ia thotë gjënë e mirë, por i vë në dukje vetëm defektet, por gjithçka ia thotë me ëmbëlsi. (Nëse kujtohemi, këtë sjellje Poli e kishte edhe me Inën.) E në fakt, edhe Ilda në krevat me Polin mërzitet. Ajo i thotë se nuk është mësuar me tipin ‘frikacak‘ të Polit.
Olsi ndodhet në dhomë me Astritin e Rominën dhe bëhet pak ngatërrestar, duke u ankuar për rrëmujën që shkaktojnë femrat. Mirëpo ç‘ndodh? Romina, në këto momente i thotë se ka diçka serioze për t‘i thënë dhe pasi i tregon se ka folur me Noçen (me sa duket Najada nuk ruan asnjë ndjenjë dashurie për Olsin) Romina ka vendosur t‘i shprehë Olsit dashurinë e saj.
Olsi vazhdon të prekë këmbët e veta, sikur po rregullon aty diçka, ndërsa dëgjon Rominën. Në fund i thotë se ai e respekton mendimin e saj edhe se do të mundohet që t‘ia bëjë sa më të lehtë. Olsi tregohet tepër mosbesues dhe indiferent dhe Romina këmbëngul se meqë ai është në nominim dhe s‘i dihet sesi shkojnë gjërat, ajo po ia thotë që tani. Olsi i thotë se nëse e do ta pyesë nesër nëse ajo e ka seriozisht ose jo.
Olsi shkon në dhomë te Najada dhe Çimi edhe i tregon për sa ndodhi me Rominën. Olsi thotë se tani u bë për cigare, edhe nëse ndonjëri nga ata do ta shoqërojë jashtë. Olsi dyshon te Romina dhe e shpreh, por pa e tepruar në reagim. Të tjerët duken mjaft të çuditur nga kjo histori. Pasi del Olsi, Najada i tregon Çimit dhe Titit, se i ka thënë Rominës, që për të Olsi është vetëm një argëtim. Najada u tregon gjithashtu se dje Romina i kishte thënë se do t‘i shprehte Olsit dashurinë dhe Najada e kishte mbështetur, madje i kishte sugjeruar edhe çfarë t‘i thoshte konkretisht. Najada, Çimit dhe Titit u thotë se Romina seriozisht e do Olsin.
Shkëlqimi thotë se Olsi ka bërë një lojë me Rominën, që i ka përfshirë të gjithë, në sulmet kundra saj. Çimi mendon se Romina ndien seriozisht për Olsin.
Olsi del jashtë dhe përsëri takon Rominën. Ajo këmbëngul me historinë që i nisi më përpara, lidhur me faktin që ajo e dashuron. Romina i thotë gjithashtu se arsyeja pse ajo i ka toleruar shakatë e rënda të Olsit ka qenë pikërisht ndjenja e saj. Olsi nuk thotë që i beson, por i argumenton asaj sjelljen e tij gjatë kësaj kohës dhe se çfarë mendimi ka ai për Rominën.
Më vonë, në kopsht dalin edhe Najada me Çimin.
Olsi është duke folur për Lusikën, duke thënë se i vetmi person që do t‘i dedikohej plotësisht është ajo dhe vetëm ajo, që i ka dhënë aq shumë në momentet e errëta. Ai tregon se kur e ka parë brenda shtëpisë së B.B aq të mërzitur është ndier shumë keq.
Olsi ikën për gjumë dhe Najada me Rominën ngelin vetëm. Shpejt e shpejt Romina i tregon se çfarë i tha Olsi lidhur me Lusikën dhe se ‘loja‘ e vogël kundra Olsit, po ecën mbarë për to.
Olsi sheh një ëndërr dhe ia thotë Najadës: Sikur ai ishte nën ujë edhe Najada mendonte se ai ishte mbytur, por në fakt ai po rrinte qëllimisht. Pastaj ai del nga uji edhe e nxjerr ujin nga goja si peshk, për t‘i treguar që ishte vetëm një lojë.
Juli me Titin flasin se Olsi ka shumë rrezik të dalë. Titi mendon kështu dhe ia shpreh Julindës, e cila nga ana tjetër ka hallin e nominimit të saj.
Julinda i thotë Titit se ka shumë mundësi ta ketë nominuar Olsi, se nuk ka kush tjetër. Ajo nuk dyshon të ketë qenë Çimi ose Ilda. Titi i tregon se nominimet e tij kanë qenë për të rejat, sepse janë futur shumë shpejt tek ata, sikur t‘i njihnin. Debatet e fundit, sipas tij, kanë qenë më të ngecur.
Çimi i thotë Polit se çfarë i ka thënë Najada mbrëmë, se nuk e do më Olsin dhe se natën vonë dolën bashkë me Rominën për të pirë cigare me Olsin.
Romina i tregon lojën për Olsin, Mardiolës. Ajo ia tregon fije për pe dhe Mardiola është shumë e interesuar, madje shton komente për gjëra që duhet t‘i thotë Romina. Romi i tregon se Olsi i mori shumë seriozisht gjërat që i tha ajo dhe Mardiola shastiset. Në një moment që hyn Olsi në dhomë, ato nisin e flasin për kremra dhe bëjnë sikur s‘e kanë mendjen tek ai. Pasi ikën ai, Mardiola i kërkon Rominës të vazhdojë thashethemin dhe Romina i tregon disa detaje që krijojnë variantin sikur Olsi i ka besuar verbërisht. Ola i thotë Romit se ajo është aktore për “Oskar”.
Romina i tregon se Shkëlqimi dhe Najada e dinë, por nuk u kanë thënë gjë të tjerëve, pasi merret vesh.
Najada flet me Mardiolën lidhur me Besën dhe Julindën, duke thënë plot histori me epitete jo të këndshme për situata që kanë ndodhur brenda shtëpisë.
Shkëlqimi i tregon Besës se çfarë po ndodh me Rominën dhe Olsin; ai i shpreh pikërisht atë që kërkon loja për të mos dalë zbuluar, sikur Romina seriozisht e do Olsin. Besa i thotë se nuk e kupton sesi mund ta lesh një person të të ofendojë edhe nga ana tjetër ta pëlqesh. Ajo i thotë se mua s‘do më pëlqente kjo gjë.
Ajo thotë se nëse dikush që e do, do të shtirej me të, atëherë ajo do të ndahej. Çimi qesh edhe i thotë se nuk është kaq e thjeshtë, kur do dikë janë një sërë gjërash që të pengojnë të marrësh vendime drastike. Besa i thotë e di këtë dhe se vështirësitë do të jenë gjithmonë, por se për sa ta duash dikë, çfarë ia vlen nëse ai ose ajo të lëndon. Ajo thotë se kur pikërisht një person i afërt, që e di se ku i dhemb më shumë dhe shkon e ngacmon aty, atëherë kjo miqësi nuk është e vërtetë. Shkëlqimi e sheh Besartën, sikur ka zbritur nga qielli.
Fustane Verore
April 16, 2008
Erdhi koha per te pastruar gardiropin, qe te bejme vend per rroba verore. Te gjith kemi rroba qe as nuk na shkon mendja per ti veshur, keshtu qe pse ti mbash kot. Nese jane ne forme te mire, mos i hidh, jepja ndonjerit qe i do.
Meqe vera na erdhi, dhe ne duhet te pregatitemi per ditet e saj, dhe te dukemi sa me mir ne xhiro. keto jane disa fustane qe do te shkrijne, jo vetem djemt nga bukuria, por edhe femrat e tjera nga inati.
Ta besh per vete
April 11, 2008
Si mund ta besh nje djal per vete? Jo te gjith djemt preferojne te njejtat vajza keshtu qe ka shum te bej me djalin qe deshiron qe te doj ty. Vazhdo te lexoni dhe zbuloni menyrat me te mira per ta ber ‘ate’ per vete dhe realizo deshiren.
Afrohu
E dini qe, si njerez, ne krijojme ndjenja deshire per njerez qe shikojme shpesh se sa ata qe shikojme rrall? Afrohu atij me shum, edhe sigurohu qe te ve re gjithmone kur te shef. Ne kete menyre ai formon nje lidhje mentale dhe ideale per ty, kjo gje e ben punen tende me te lehte.
Mbaj dinjitetin
Shumica e djemve jane gati te lidhen serjozisht me nje femer qe mbron dinjitetin, dhe respekton veten e saj. Ai kurr nuk do te t’pelqej ty ne qofte se ti nuk ke reskpekt per veten tende. Disa vajza rrin shum pas cunave dhe krijojne imazh te keq per veten e tyre. Kur e ben te dukur qe ti nuk ke respekt per veten tende, as ai nuk ka per te respektuar.
Foli ndryshe
S’eshte nevoja qe ta besh te dukur qe ti e do ate qe te te doj ai ty. Kur ben muhabet me te mos u perpiq shum qe ti besh pershtrypje, ose t’ja mbash vemendjen gjat gjith kohes. Gjithmon lere ate qe te kerkoj vemendjen tende. Dhe kur i flet, foli kur ai do qe te flasi me ty, mos e ngacmo kur ben muhabet me nje tjeter, perndryshe ai mendon se ti je e c’mendur dhe ke rene thelle per te. Pasi ke ber keto, dhe ai kupton qe ti nuk je si femrat e tjera, fillon mendon per lidhje me ty.
Cfare mendojne meshkujt kur bejne seks
April 10, 2008
Nuk eshte ndonje sekret I madh se meshkujt mendojne me ate shokun e ngushte qe e kan midis kembeve, eshte e pabesueshme por gjate kohes qe bejne seks meshkujve iu punon truri ne kok aq sa iu punon miku posht. Por nuk ka te bej se c’fare mendojne, ndersa perse e mendojne qe duhet te t’interesoje ty. Zbulo c’fare mendojne meshkujt gjat seksit – dhe nese duhet te merakosesh.
Derdhje e parakohshme
Ne disa raste kan merak neqoftese e kryejne punen mire, dhe disa prej tyre kan taktikat e veta per te qendruar ne zone. Kur jane ne momentin nervozohen edhe taktikat e tyre i perqendrojne per te arritur qellimin e tyre ne menyre te bukur. Qe mos te derdhin parakohe, shum meshkur distancojne veten e tyre. Dhe sa me shume qe nje djale e do nje vajze shanset jane se, aq me shpejt do arrije kulmin. Nje ekspert Seksi, Brandon Maxwell, krijuesi i “Maxwell Multiple Climax” ( orgazme shumedishte ) eshte nje teknike seksuale qe lejon meshkujt te arrine piken e kulmit here pas here pa derdhur, thot qe prandaj meshkujt nuk e shikojne femren ne sy.
“Djemt jane krijesa vizuale” thot Maxuwell. ” Kur e shofin qe goca qe duan esht e eksituar, mjafton per ata, dhe derdhen shpejt.”
Distanca emocionale qe ndihmone meshkujt qe te zjasin gjat seksit, shpesh here, e con ne pjesen tjeter te lidhjes. Per shembull, thot Maxwell, ata meshkuj qe bejne si “garipa”, dhe bejne sikur nuk e cajne koken fare per femra zakonisht merakosen neqoftese po e bejne punen mire. Nuk duan te shqetesojne veten, e ndajne trrurin edhe thone se “po e bej vetem per veten time.” Keta tipa mund te zjasin gjat ne seks, por zakonisht kur femra meson se ata nuk e plotesojne emocionalish, lidhja merr fund.
Femrat e tjera
Edhe nje mashkull qe eshte lidhur me femren me te bukur ne tere boten here pas here mundet te mendoje per femra te tjera gjat seksit. Nuk do te thote se ai do qe te ndahet me ty ose te tradhetoj, por ndonjehere ata duan variacion dhe kur e kan ndare mendjen qe duan te jene vetem me ty.
“Dhe midis nje cift te lumtur, mashkulli mendon here pas here, per femra te tjera gjat kohes qe ben seks. Keshtu qe ai kujton eksperiencat me te mira seksuale, nga 10- 20 vjet me para. Puna esht qe mos te harrosh edhe te therrasesh emrin e tjetres, prandaj thuaj gjithmon nje fjale te embel si, zemer. Disa femra shqetesohen kur e din qe i dashuri eshte duke menduar per femra te tjera, kjo gje kuptohet. Per kete gje, meshkujt mudohen ti mbajne sekret keto mendime.
Vetem per te then qe e bera
Ndonje here kur meshkujt nuk kan bere seks per kohe te gjate, edhe po nuk i eksiton nje femer, ata do ta bejne me te vetem per te then “e bera.”
Ne fund te fundit nuk i dihet se c’fare mendojne ata kur bejne seks. Po edhe femrat nuk jan te pafajshme =D.
Moda Sot - Heidi Klum
April 8, 2008

Bluefly.com - Kanatjerja $41.00
Forever21.com - Shalli $9.80
Forever21.com - Syzet $6.80
Baghaus.com - Canta $29.99
Urbanoutfitters.com - Xhinket $54.00
Famousfootwear.com - Kepucet $29.99
Mos i Thuaj Meshkujve keto 5 Gjera
April 7, 2008
Ka vite permbi vite qe shkencetaret studjojne komunikimin midis meshkujve dhe femrave. Por sado me ndihmen e ketyre shkencetareve, femrat akoma nuk dine disa gjera. Mos i permendni meshkujve keto:
- “Dukesh Goxha i Lezecem.”
Lezecem? Burrat nuk duan ta degjojne kete fjale, ta shohin, pale te jene te lezcem. Nese sbresin poshte pasi jane veshur per dicka formale, dhe ju thioni qe duken te lezecem, ka 100% shanc per tu nderruar. Burrat jane rojet e femrave, dhe lezecmeria nuk futet ne ate pikture. - “Duhet te flasim.”
Ska 3 fjale me te forta per te fikur trurin e meshkujve me shpejte se pjestim thyesash. Kur degjojne keto fjale direkt hyne ne tipin e frikacakut dhe cdo gje qe duhet bere per tu shmangur diskutimit eshte normale per burrat. - “Dua te jemi shoke.”
Jo me, me verte? Do vetem qe mos te marre me ai personi ne tel ne 2 te nates e te coje sms cdo 5 minuta. Kjo eshte dicka qe zgjat dhimbjen. Kur thua “Dua te jemi shoke” domethene ka akoma shanc per dicka me teper. Me mire thuaj sdu me te pa me sy, shporru. Atehere sqarohen gjerat. - “Ska rendesi madhesia.”
O do ket shume lek ai person qe ja thua, ose ke rene ne dashuri shume thelle. Te tere e dine qe madhesia e mjeteve sekrete te meshkujve kane rendesi. Faljani meshkujve kur skane ca bejne me komitetin qendror. Prandaj mundohen tju mbajne mire me gjera te tjera. - “Te pelqeu ajo.”
Po, sigurisht. E kane ne gjak. Standartet e tyre jane shume me te ulta se c’kan femrat. Vetem per ate arsye sdo te thote se mendojne me pak per femrat. Mundohem ta fshehin qe pane ate femren tjeter duke hecur por ne shumicen e rasteve skan ca bejne. Per femrat, kur nje tjeter kalon dhe i dashuri juaj e sheh me bisht syri, me mire mos thuaj gje fare dhe be sikur se pe.
Vesa Luma - Luaj
April 5, 2008
Jo per gje, po eshte kenge klas. Kur isha ne Shqiperi, ne vere 2008 vetem kjo kenge degjohej ne cdo disko ane e mbane. Nje energji e papare, njerezit duke kercyer kudo. Thjesht kenge klasi. Behet fjale per Vesa Luma - Luaj.
7 Keshilla per tu Dobesuar Lehte
April 5, 2008
Erdhi pranvera, vera eshte matane gardhit. Ka ndaluar per nje kafe, kot. Aq kohe sa per ato 5 kilet qe ke shtuar ne dimer te marrin dhene.
7 Keshilla per nje Dobesim te thjeshte.
- Gje se sa kalori ju duhen ne dite.
- Hani te pakten 5 servime Frutash dhe Perimesh.
- Keni kujdes sasine e ushqimit.
- Dita ka 6 vakte, jo 3.
- Pini Uje, jo sheqer.
- Mbani Pike Ushqimi.
- BENI STERVITJE. PIKE.
Numero se sa kalori konsumoni rregullisht. Fillo qe neser, nga mengjesi ne darke mbani disa shenime se cfare hani edhe ne darke mblidhni shumen. Perdorni informacionet qe kane ushqimet te bashkangjitura, dhe faqe interneti si psh http://www.nutritiondata.com/ . Mundohuni te hiqni 600 kalori nga kjo shume.
Frutat dhe Perimet jane te mbushura me vitamina qe ju duhen cdo dite, por jane edhe dicka qe ju ndihmojne me peshen. 1 Servim eshte 1 Frut apo nje grusht plot me zarzavate. Provoni ti zjeni pak e ti hani, pa asnje modifikim. Une pelqej me shume lule laker sepse eshte pak e forte dhe ska shije, e ha thjesht per vitamina. E dini vet ju, rrutullohesh nja 2 here ne shtepi edhe merr nje cokollate. Merr nje molle
Eshte normale te hash dicka qe nuk eshte aq e shendetshme, sidomos per Shqipetaret, ku gjalpi eshte esenca e gjelles. Por shikoni se sa hani. Mos e hani te tere pjaten, dhe hani ngadale. 1 Fete buke eshte mese teper. Kur ha ngadal, ngopesh.
Ne Shqipetaret e kemi te ndare. 1 Mengjes gjigand, 1 Dreke gjigande, dhe 1 darke ne 10 te nates. Menyra me e keqe. Hani 6 here ne dite, por shume me pak ushqim. Mos hani shume cdo here. Aq sa per te thene qe ke ngrene. Mundohuni mos te hani mbas ores 20:00 (8:00pm). Ne fakt duhet mbas ores 6:00pm se bota fle ne oren 9:30pm por kur deri ne 12 je duke pare televizor, te haet dhe dicka tjeter.
Kur uleni mos pini dicka me sheqer si Koka Kola apo Fanta, cfare do qe te jete. Merr nje gote uje. S’ka cfare te them me teper. Si uji nuk ka. Ne kohe te skenderbeut ska pase te shendoshe se ska pas Fanta :p. Tallem por pini uje, lere Bravo-n.
Cdo njeri ka disa gjera qe si lem dot. Une pershembull po nuk hengra cik te embel ne mengjes dukem sikur jam ngrit ne oren 2 te nates. Varet cfare ha. Pershembull, zakonisht ha nja 5 fije biskotash, edhe per cdo fije i shtoj vetes 10 pompa, apo cfare. Cdo embelsire shto pike ne stervitje. Ha po deshe
Pa stervitje dhe nje djete me ato pikat e mesiperme, ske ca ben. Mund te besh ato siper por kur rri ter ditne ne krevat duke pare televizor, se besoj te dobesohesh. Gjithashtu po qe ter diten duke vrapuar duke ngrene akullore, ske per tu dobesuar. Beni stervitje, sado pake ju lejojne kushtet. Nese mundesh vrapo, po smunde be pompa, muskuj barku, hedhje litari, dil xhiro te gjate.
Ndiqni keto edhe shpresojme me rezultate. Erdhi vera, do hiqen rrobat. Po deshe bjer ne peshe po te tjeret do gjykojne ![]()
Shoqja dhe Perdhunimi
April 5, 2008
Anonime nga shkodra
Ne moshen 16 vjecare u njoha me nje djale qe ishte 18 vjec. Me pelqeu shume dhe folem disa here . Ai ishte shoku I ngushte I shoqes time me te ngushte, dhe ajo me shtynte qe ta takoja edhe me shume. Kaluan disa muaj dhe djali emigroi ne Itali. Mendoja se s’do ta shihja me; mirepo ai erdhi pas nje viti. Ate vere qe ai erdhi une bera nje nga vizitat e mia te rregullta tek shtepia e shoqes sime. Kur mberrita te shtepia e saj ajo me tha te prisja per te ne dhomen e saj dhe ashtu bera. Po prisja per te dhe ne vend qe te vinte ajo kishte derguar djalin qe pelqeja te dhoma. Me tha te zhvishesha por nuk pranova sepse si c’do vajze shqiptare kisha moralin dhe reputacionin te mbaja. Po ai nuk vonoi shume dhe me perdhunoi . Po qaja dhe I lutesha po ai sdonte t’ia dinte . Pas nje ore ai iku dhe ashtu me lot ne sy dola nga dhoma me carcafin tere gjak dhe I thashe shoqes time se Zoti do t’ia kthente te keqen qe me kishte bere mua. Dhe ashtu ndodhi. Kaluan 3 vite dhe une po shkoja ne shkolle te larte ne ate kohe. Ishte shume e veshtire per mua te beja jete normale pas asaj ngjarjeje po I dhashe force vetes dhe me ndihmen e te dashurit tim tani ja dola. Nje dite degjova nga njerez te ndryshem se nje vajze ne shkoder kishte vrare veten. Pyeta se kush edhe u shokova kur degjova se ishte shoqja qe e kishte bere te mundur perdhunimin tim. Me thane se kishte ngele shtatzene dhe nga turpi kishte vrare veten. Thelle ne shpirt me erdhi keq per te edhe pse e meritonte. Per djalin qe me perdhunoi degjova se ishte futur droges e krimeve te ndryshme ne Itali.Sic e permenda me pare tani kam nje te dashur qe me do dhe me respekton. Me ka ndihmuar qe te kaloj dhe kete ngjarje kaq te tmerrshme qe me ndodhi mua. Keshtu qe te gjithe: Kini kujdes nga shoqeria sepse jo gjithkush eshte I sinqerte!








Recent Comments